Xhejmsi e kishte bërë rrugën e tij ngadalë në fustanin tim të shkurtër, dhe kërceva nga ndjesia e ftohtë dhe e freskët që gishtat e tij më dhanë teksa fërkoheshin me lëkurën time.

Por aq shpejt sa kishte filluar momenti, aq shpejt mbaroi; nga dikush që u kollit.

Të dy u zbrapsëm me nxitim dhe kërcyem nga divani, duke qëndruar drejt, dhe duke u munduar të organizonim flokët e rrobat.

Doja t'i paraqisja një shpjegim mamasë sime, por kur pashë lart, acarim m'u formua brenda meje.

"Fred!? Çfarë dreqin!?"

Bërtita me pëshpëritje, duke u munduar të mos zgjoja mamin. Fredi po qëndronte aty me duar të kryqëzuara në gjoks teksa përplaste këmbën për dysheme i veshur me pizhamet e tij me pinguinë.

"Shko lart, pervers!" shpërtheva sërish, por ai vazhdonte të na shihte mua dhe Xhejmsin.

"Nuk je në gradën që të më japësh urdhra."

"Oho?"

"Oh, po." pohoi ai.

"Dhe pse thua kështu?"

"Epo, le të mendohemi... hmmm..." ai pastaj kapi gushën e tij dhe bëri gjoja sikur u fut në mendime. "Ndoshta sepse je këtu, duke puçur të dashurin tënd. Zoti e di se ç'do të kishte ndodhur sikur të mos ju kisha ndërperë."

I dhashë një shikim vrasës teksa vazhdoi.

"Atëherë më thuaj, Rea. Çfarë do të ndodhte sikur të hidhja ca hapa e t'i kushtoja një vizitë mamit dhe t'i thoja se çfarë po bënte vajza e saj e dashur ndërkohë që ajo po flinte? Hmmm?"

Isha pa fjalë. Kështu që vazhdova vështrimin.

"Tani kush është në gradën që të japë urdhra?" u zgërdhi me ligësi.

"Kur të rritesh e të sjellësh një vajzë në shtëpi," thashë, duke injoruar pyetjen e tij, " atëherë do të jeshë i kapur mat. Nga unë."

Pastaj i dhashë një shikim ndjese Xhejmsit, por e kapa duke qeshur, sikur biseda mes meje dhe Fredit e kishte argëtuar.

"Natën e mirë." psherëtiva me acarim, duke ecur lart për të bërë dush, pasi i dhashë Fredit një vështrim të fundit.

Pas një banje të gjatë relaksuese, dola, e veshur komplet, e qëndrova përballë pasqyrës.

I buzëqesha reflektimit tim. Pasi nuk më kujtohet hera e fundit që isha kaq e gëzuar.

Shkova në shtrat pastaj e u mudova të flija, por për ndonjë arsye, nuk mundja. Duke u ndjerë e etur, dola nga dhoma dhe iu drejtova kuzhinës, por teksa po ecja poshtë, pashë Xhejmsin në dhomën e ndenjes.

Po qëndronte përtokë para oxhakit teksa zjarri bubulonte në qetësi.

Hyra në dhomën e ndenjes sapo zjarri u shua pak, duke parë rrotull me raste që të isha e sigurt se asgjë më e keqe se unë nuk po endej në dhomën e errët.

Xhejmsi vazhdonte të shihte flakët me duar të mbledhura teksa çlodhte gushën në to.

"Nuk po të zë gjumi?" pyeta, duke e larguar nga përhumbja e tij.

Më pa teksa u ula në divanin para oxhakut, dhe shkundi kokën.

"Jo. Po ty?"

"As mua."

Lamë një heshtje të mbizotëronte para se Xhejmsi të ngrihej e të bënte rrugën drejt meje.

Ai u ul ngjitur me mua, duke përgjysmuar gjatësinë e tij me t'u ulur në çimento. Mori një pjesë të flokëve të mi. Gishtat e tij e rehatuan mbrapa veshit tim, teksa buzëqeshte.

"Për çfarë po mendoje?" pëshpërita duke parë në sytë e tij të thellë, të errët e të paharrueshëm.

"Për sa shumë kam ndryshuar." ai pastaj me butësi vendosi një dorë mbi faqen time dhe e përkëdheli me gishtin e madh. "Për sa shumë më ke ndryshuar."

"Nuk ishe i vetmi që ndryshove." buzëqesha.

Pastaj ai u përkul që të më puthte pasi e thashë atë, por sapo buzët e tij fërkuan të mitë,  ai ndaloi.

"As nuk e besoj se e kisha shndërruar veten në një monstër pa zemër."

Nënqesha me një ton të rreptë.

"Ti nuk ishe një monstër pa zemër." shkunda kokën pastaj mblodha shpatullat me zgërdhirje. "Ndoshta një monstër me zemër të ftohtë."

Ai buzëqeshi.

"Po, isha. Por tani, të kam ty që të më bësh zemrën time të ftohtë të më rrahë."

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now