- E di çfare baba?! Nuk mund te ta shpjegoj dot me fjale se ne sa shume menyra po gabon. Di vetem qe i detyrohesh Dafnes ti kerkosh ndjese,per te gjitha fjalet e pa baza qe po thua per te. Mendoja se do ishe i lumtur per mua ,qe kam gjetur vajzen me te cilen dua te kaloj jeten ! Por ti vetem po me sulmon,sikur ajo te jete armiku im i perbetuar ,kur ti e di fare mire qe ka qene gjithmone krahu im i djathte. Pa te une nuk bej dot,qofte ne pune apo ne jete. Nese do ta dish baba ajo me duhet mua me teper nga se mund ti duhem une asaj. Keshtuqe eshte hera e fundit qe flasim per kete gje ! Nese perseri nuk me kupton dhe vazhdon me kete sjellje,atehere nuk do pije me uje as ndermjetesimi i mamase per te zbutur gjakrat mes nesh. Pranova te flisnim vetem sepse nderhyri ajo. E kuptoj qe kam bere gabimin me te madh te pranoja kete telefonate. Por sidoqofte,faleminderit qe po me tregon fytyren e vertete. Tani e di se nga kush duhet te ruhem,dhe ato nuk jane aspak armiqte dhe rivalet e mi.

Oliveri kishte folur me nje fryme,e tani mund ta degjoja te dihaste. Kishte folur gjate,te mos i linte vend babait te tij te komentonte apo ta nderpriste. Ia kishte thene te gjitha dhe tanime un po dridhesha e tera. Aty ,si nje dru i ngurte pas deres ,tabakaja qe mbaja ne duar ,me ushqimin e preferuar kinez te Oliverit, filloi te dridhej . Thuajse me ra nga duart. Nderkohe Oliveri vazhdoi te fliste ,tha dhe diçka te fundit, te cilen veshet e mi nuk arriten ta kapnin dot. Me pas degjova te perplaste telefonin me fuqi pas murit,ose deres,pasi sembimi degjohej me nga afer,dhe gjunjet e mi,u treguan te dobet,duke bere qe une dalengadale te ulesha ne dysheme,pa e kuptuar veprimin tim.

-Dafne je mire?-degjova nje ze pas shpines,te cilin me vone kuptova se i takonte Emes,vajzes se recepsionit.

-Po... Me ben dot nje nder Ema?-i thashe duke u ngritur,e tashme po qendroja drejt mbi kembet e mia.

- Po patjeter,nese eshte diçka qe mund ta bej ,mos e vrit mendjen vajze,e ke te kryer.-tha ajo duke buzeqeshur.

-Mund tia dergosh dreken ne zyre zotit Oliver? Mua me duhet te kthehem urgjentisht ne zyren time. Sapo mu kujtua qe me duhet te bej gati nje dokument.-genjeva pasi asgje me rendesi nuk me priste ne zyren time. Por nuk mund te hyja te perballesha me Oliverin tani. Jo pasi sapo ishte zene serisht me te atin per mua. Mbase donte te qendronte vetem te reflektonte.

- Pa problem fare. Ia dergoj une dreken,ndersa ti vazhdo te punosh,na ndero !-tha Ema gjithe humor,duke me marre tabakane nga duart.

Perpara se ajo te çelte deren,une u largova me shpejtesi per ne zyren time. Nuk doja qe Oliveri te shihte ndonje fragment timin,ndryshe do e kuptonte qe kisha qene pas deres dhe i kisha degjuar te gjitha. Hyra serisht ne zyren time dhe sapo e mbylla deren u ula ne dysheme,duke mbeshtetur koken tek dera e zyres. Duhej te mblidhja veten. Ky nuk ishte momenti i duhur per tu treguar e dobet. Ne mendje me erdhen fjalet e mamase time ,kur kam qene e vogel : " Dafne,nuk duhet te pergjosh bija ime. Mund te mos te te pelqeje ajo qe do te degjosh."
Dhe kishte te drejte. Vetem tani arrij ti kuptoj fjalet e mamase time. Kur kam qene e vogel,kam qene femije shume i qete,nuk ndihesha fare kur levizja neper shpi. Shpesh here gjendesha perballe dyerve te mbyllura apo qofte edhe brenda ne dhome dhe asnje se vinte re pranine time. Ndaj mamaja me qortonte gjithmone,duke menduar se une pergjoja me deshire. Ne fakt thjesht ndodhte te ndodhesha ne vendin e duhur ne momentin e gabuar.

Vajta tek tryeza e punes dhe u ula ne karrigen time me rrota ,te cilen e adhuroja dhe shpesh e perdorja per te thyer monotonine e zyres,duke u rrotulluar ne te derisa te me merreshin mendte. Pastaj ia krisja nje qeshure me vete,me ze te ulet gjithmone qe te mos dyshonte kush se isha çmendur. Ama sot,me merren mendte vetetvetiu,pa pasur nevoje te sillem me karrige.

U fiksova pas figures qe me shfaqej ne monitorin e kompjuterit te zyres. Ne ate foto,ndodhem un me prinderit e mi,te buzeqeshur dhe te tre mbi kuajt tone te preferuar. Ndodhesha midis tyre dhe kisha kapur doren e mamit,nderkohe qe qeshja me babain. Sa e lumtur kam qene kur eshte shkrepur kjo foto. Ndjeva shume mall per familjen time. Vertete qe ka ardhur koha t'ju bej nje vizite.

Fillova te merresha me katalogun e fundit,per sfilaten e rradhes. Ja qe nuk paskam genjyer gje. Vertete qe paskam patur nje pune te rendesishme me te cilen duhej te merrem. U perqendrova ti jepja doren e fundit perpunimit ,kur degjova deren te hapej. Ngrita syte dhe shikova Oliverin,i cili mbante ne duar tabakane me ushqim,te cilen para pak minutash po e mbaja une. Me pa duke buzeqeshur nderkohe qe vendosi tabakane mbi tryezen e punes,duke larguar ca dosje qe e pengonin. E shihja si e shushatur . Ai nuk te jepte aspak pamjen e nje njeriu qe ishte gricur. Perkundrazi ,fytyra e tij ishte e qeshur dhe rrezatonte lumturi.

-Meqenese ti nuk denjove te vish te hame dreke bashke,erdhi ushqimi tek ty. Une jam bonus ,dhurate me ushqimin.-tha ai duke vene buzen ne gaz.

-Oliver,faleminderit per perpjekjen,por nuk me hahet.-ia ktheva.

-Epo mire pra, as mua nuk me hahet. Do qendrojme te dy pa ngrene,dhe kur te takojme zotin Sanders,do i dukemi si kafshe kur ti leshohemi ushqimit si te babezitur.-tha Oliveri duke u rehatuar ne karrigen perballe meje,pa e prekur ushqimin me dore. Po me sfidonte haptazi.

-Nuk e besoj se do ndodhe diçka e tille.

-Une nuk jam vetvetja kur jam i uritur. Ku i dihet ,mbase ha ne menyre te papershtatshme dhe zoti Sanders nuk e firmos kontraten me ne. Keto do ti Dafne?

-Jo,sigurisht qe jo. Keshtuqe ha ti,pasi une nuk kam uri.-vazhdova te kembengulja.

-As une nuk ha pa ty. Do bejme greve urie,si thua? Por ky sushi duket kaq i shijshem,nuk ta ben me sy ty Dafne?-filloi te me ngacmonte.

-Jo nuk ma ben fare me sy.

-As une?-tha ai,nderkohe qe shkelte here syrin e djathte here te majtin ,gje qe me beri te qesh.
-Ah me ne fund nje buzeqeshje,tani si thua sikur te mos e leme kete ushqim te shendetshem te shkoje dem?

-Dakort,ama nese me perzihet pastaj eshte faji yt.

-Nuk do te ndodhi gje pa merak . Gezuar !-tha ai duke afruar shishen e tij te birres me timen.

-Gezuar dhe na befte mire !- i thashe duke çukitur shishet dhe gelltitur nje gllenjke.

Birra ishte pa alkol,ngaqe jemi ne orarin zyrtar te punes. Filluam te hanim ne heshtje duke i hedhur njeri -tjetrit veshtrime vjedhurazi. Asnjeri nuk foli derisa e mbaruam dhe kokrren e fundit te orizit.

-Ah! Ky po qe ishte nje vakt i mire.-tha Oliveri,duke ferkuar barkun e tij gjith muskuj,i cili ishte fryre nga ushqimi dhe birra qe sapo konsumuam.

-I shijshem.-i thashe duke i buzeqeshur.

-Tani te me falesh Dafne,por duhet ti rikthehem punes. Do shihemi ne darke. Do vi te te marr nga ora shtate gjysem. Eshte mire per ty?

-Po super. Shihemi atehere,do jem gati.

Ai u ngrit nga karrigia dhe erdhi afer meje. U perkul dhe me tha lehte ne vesh :

-Kjo eshte per me vone.

Pa me lene kohe te mendoja se per çfare e kishte fjalen,me puthi poshte veshit,duke bere te me kalonin mornica neper trup. U largua duke me pare thelle ne sy,sikur donte te me percillte mendimet e tij. Por ne ate moment nuk mund te kuptoja me shume. Ai po qe dinte si ta bente nje femer te ndihej mire.

D A F N EUnde poveștirile trăiesc. Descoperă acum