XX - Familja ne Paris

Start from the beginning
                                    

"Nuk besoj te zgjohet perpara se te vijme ne."

Ika me vrap tek te tjeret t'u them te largohen.

"Stefano, thuaji te gjithe te largohen, i'u mbuloi une."

Stefano iku dhe te gjithe filluan te iknin nje e nga nje, derisa mbetem vetem une,Angelo,Luca dhe Stefano.

Angelo nxorri nje granate dore dhe e hodhi nga ana e kartelit 'Misoin'.

Ne ate moment ishin te shperqendeuar dhe e perdorem si avantazh duke i fundosur te gjithe. Ose te pakten keshtu mendova une, kur nje kopil nga i 'Misoin'-it drejtoi armen nga Stefano.

"Stefano, leviz!" I'u hodha persiper per ta shtyre dhe plumbi me kapi mua ne anen e majte te barkut.

Angelo me nje te shtene, e qelloi midis te dy syve.

"Massimo, mbahu vella se edhe pak do arrijme ne garazh."

Kur arritem aty nuk u besova syve...

*Serena*

Kur Massimo me tha se ishte capo bastone i mafies italiane, mbeta e shtangur.

E dija qe mafia edhe sot e kesaj dite ekzistonte, por qe ta takoja...?!
Nuk me kishte shkuar mendja kurre.
Kam lexuar libra, kam pare filma dhe thoja me vete si do ndihesha nese nje dite do ta perjetoja dhe une. Kjo dite erdhi dhe nuk di si te reagoj. Te trembem e te largohem pergjithmone? Jo. Massimo, nuk me ka dhene ndonje arsye per t'u trembur, apo te me ve ne rrezik. Apo jo? Te pakten pjesen e trembjes nuk e ka bere.

Vertete qe jam e dashura e tij, edhe pse me duket pakez si i nxituar ky vendimi, por me Massimon ndihem mire.

Ne koke me vijne fjalet e Lilianes.
Ja per cfare e kishte fjalen. Boten tone!
Bota e tyre eshte plot lufte, arme, vrasje, por cuditerisht...nuk kane efekt tek une. Nje vajze e zakonshme do te ikte sa me larg te mundej, por une...jo.

Do te pres per Massimon te m'i shpjegoje ai vete gjerat. Shpresoj te jete mire.

Isha perhumbur ne mendime, kur Maria me foli:

"Serena... duhet te te tregojme per disa gjera ne lidhje me familjen tone."

"S'ka gje Maria. Massimo me tha se keni lidhje me mafien, por dua te m'i tregoje ai. Do te pres tri dite, e nese nuk kthehet do t'iu pyes ju."

Maria me dha nje buzeqeshje te ngrohte e me perqafoi.

"Im bir eshte me fat qe te ka ty, por duhet te kesh ca durim me te."

I buzeqesha lehte dhe i'u ktheva mendimeve.

Duheshin 2ore e 30 minuta per te arritur ne Paris.

"Ke qene ndonjehere ne Paris?"pyeti Ana.

"Jo, por planifikoja te shkoja ne vjeshte."

"H.. Per te paren here erdha ne Paris kur mami me lindi."

"Ke lindur ne Paris?"

"Ouì. Prinderit erdhen per pushime, kur mami ishte shtatzene me mua. Jam e vetmja qe nuk kam lindur ne Rome, pervec Massimos."

"Pse ku ka lindur?"

"Eshte histori per nje here tjeter, te cilen Massimo duhet te ta thote vete, por arsyeja te cilen e nisa biseden keshtu ishte se doja te te thoja qe me vjen keq qe t'u desh te ishe deshmitare e asaj skene. Me vjen keq qe duhej te fluturoje ne france nen keto kondita. Por...me beso kur te them se nuk duhet te trembesh per asgje. Massimo do te kthehet, ne mos per 2 dite apo 3, ai do te kthehet."
Me dha nje perqafim dhe une i'a ktheva perqafimin.

Varsja e diamantitWhere stories live. Discover now