VII - Njeriu misterioz

Start from the beginning
                                    

"Jo!"

"Jo?! Cdo te thuash me jo!"

"Me degjove fare qarte.Nuk kam ndermend te rrezikoj.Vetem nje zemer kam dhe nuk kam ndermend ta copetoj."

"Serena, Serena, Serena....Ti je nje femer e mrekullueshme dhe ve bast mbi jeten time qe nje pjese e madhe e meshkujve duan te te kene ne krah te tyre. Te jap te drejte qe nuk ua ke varuar askujt, sepse qe ne sy duken qe nuk kane qellime serioze.Ama Massimo me duket sikur kerkon me shume se qejf per nje nate."

"Teodora i vleresoj vertete shume fjalet e tua, por per te fituar zemeren time duhet me shume se nje shikim."

"Po sikur te veme nje bast!"

"Per cfare?"

"Une ve bast qe Massimo do te marre zemren tende dhe ju do te jeni se bashku."

"E cfare fiton ti?"

"Do te jem kumbara e femijes tend te pare!"

"E nese humb?"

"Epo...po prisja qe ate ta zgjidhje ti."

"Hem....dakort pranoj."

"Urraaaaa!"

"Mos u gezo shume, se mund te ta bej punen ferr pastaj.Hahaha!"

"Me fal shefe!Hahahha!"

"Si thua sikur te shkonim ndonje film?"

"Ti bej kokoshkat, une zgjedh filmin!"

"Hahahahaha, dakort."

*Massimo*

Gjate gjithe mbremjes ajo shkelqente. Ishte magjepsese menyra se si ajo fliste dhe e bente publikun te terhiqej nga ajo si nje magnet me ate buzeqeshjen se saj te embel.

Nuk ia ndava syte per as edhe nje cast.Here here ajo me shikonte me bisht te syrit,por kur syte tane takoheshin ajo i hiqte menjehere.

Kur erdhi radha e unazes sime, i shkeputa per nje moment syte per te marre cekun,stilolapsin dhe tabelen.

Cmimi fillestar ishte 5000000€. Parate nuk perbejne problem per mua prandaj e ngrita menjehere tabelen dhe u nisa te plotesoj cekun,kur nje ze shume familjar tha me ze te vendosur '10000000€'.

E dija se vetem nje trap si djali i xhaxhait tim, Lorenzo Moretti, mund te ishte rivali im per kete unaze.

Mund te kemi te njejtin mbiemer, te njejtjn gjak, por kurre nuk do ta quaj pjese e familjes.Ai qeni qe ky e ka per baba dhe ajo e perdala qe e ka per mama kane shitur pronen më me vlere te familjes sime. Edhe shume gjera te tjera.

Tani dashka qe ta marre ky? Ne asnje menyre.Nuk do ta lejoj kete trapin te marre ate cka me perket mua dhe vetem mua.

Ngrita tabelen dhe thirra me ze te larte:
"10005000€."
Ai shqeu syte nga habia, e cila u zevendesua nga nje e qeshur dhe me pas thirri
"20000000€."

U impresionova nga fakti qe ndryshe nga i ati, po kembengulte, por jo per shume.

Lufta per te fituar unazen qe ca e ashper, por asgje qe mund te me mposhte mua.

Ne fund unazen e mora une me cmimin prej 40005000€.
Kur shenova cekun Stefano me pa me nje shikim 'mos je cmendur?!' por une isha mese serioz dhe me nje tundje te lehte te kokes i lashe Stefanos te kuptonte se po ikja te dorezoja cekun dhe ai tundi koken ne shenje pohimi.

Pasi dorezova cekun, dhe mora unazen ne nje kuti te kuqe flake, Z.Espasito me ndaloi per nje bisede te vogel ne lidhje me unazen.

Espasito me ndaloi per nje bisede te vogel ne lidhje me unazen

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
Varsja e diamantitWhere stories live. Discover now