'Ik se do te mesoj' e perzinte ndonjehere ajo e here te tjera me justifikimin qe deshironte te rrinte vetem. E pergjigja e tij ishte e njejta 'Zere se s'ekzistoj'
Dhe ai si ajo, vetmine nuk e duronte dot.
Por te pretendoje qe Kledisi nuk ekzistonte ishte e veshtire, sidomos kur packa asaj qe premtonte bente te pamunduren per te bere te ditur pranine e tij.

As ajo pasdite nuk ishte ndryshe nga te tjerat.

'Ik se do te ndrrohem' e perzuri ate dite Elia e ai nenqeshi.

'E pse te iki? Sikur s'te kam pare' i ngerdheshej si perversi i ndyre qe ishte.

'Je i pakorigjueshem'

'E pse te dua te korigjohem kur jam njesh keshtu sic jam' vazhdonte me lojerat e ti te fjaleve.

Elia shkoi dhe u ul prane tij ne shtratin e parregulluar dhe kembekryq hapi librin e Teorise Letrare ne preherin e saj. Ai nuk ekzistonte i kujtonte vetes e ashtu ia dilte te perqendrohej per fare pak. Deri kur ndjente serishta te qe nuk ekzistonte t'i afrohej me prane, ndjente duart fantazmike te preknin lekuren e saj, te masazhonin qafen e te humbisnin ne floket e leshuar - dhe e lejonte, e lejonte sepse ai nuk 'ekzistonte' ndonese ishte plotesisht i pranishem ne cdo shqise te Elias.

'Cfare po meson?' e pyeste duke i peshperitur provokueshem fare prane veshit.

'Po mesoja' korrigjonte Elia.

'Njejta gje.' shpallte Kledisi e ajo niste ti recitonte mesimet teresisht teorike e ai nuk lodhej duke degjuar, dora e tij nuk lodhej se prekuri Elian e ajo nuk lodhej se foluri. Sepse ashtu, humbur ne kotesi ne ato pak caste ndiheshin mire e te plote.

'Ke shkruar me?' e surprizoi me ate pyetje ate pasdite ai. Pyetje te tilla nuk ishin pjese e rutines se tyre me te cilen aq mire ishin familjarizuar.

'Ncuq' shkundi koken. 'Kam shume mesime dhe mendjen e kam ne njemije vende' pranoi Elia. Si rrallehere me pare frymezim s'kish patur aspak.

'Per keto budalliqe ti s'ke nevoje hic' i terhoqi librin nga dora dhe e flaku tutje pa e vrare mendjen qe fletet mund te perthyheshin 'Talenti eshte i lindur e s'ta fal shkolla dhe ti e ke' i shtrengoi doren ne te tijen e ajo nuk foli.

'Do me besh personazh kryesor te ndonje libri?' i kerkoi.

'Ncuq. Ti nuk e meriton' iu pergjigj ajo.

'Ma ke borxh te me zbardhesh faqen se tek ai 'Fractus' me nxorre gogol' u ankua.

'Te thashe, s'e meriton se s'je mjaftueshem i mire' komentoi.

'Pordhe librash dhe ti tani' i shkeli syrin perpara se te vazhdonte te fliste 'Shpeto nga clicheizmat, pastaj gjysma Tiranes do ta blinin librin sa ta merrnin vesh qe eshte prape per mua'

'Do te thuash tere dashnoret e tua?'

'Pse aq pak kam patur une?' u tall por vetem ai qeshi. Ajo e pa shtrembur perpara se te terhiqej per te marre serisht librin e shkolles qe lexonte deri pak me pare. 'Sa mendoj une qe ke ndryshuar dhe qe ka shpresa edhe per ty te behesh njeri shkon e thua ndonje nga keto budalliqe' komentoi nen ze.

'Shyqyr, se te behem i merzitshem nuk dua'

'Je bere pak. Atij Kledisit te fillimit nuk i ngjan aspak' u tall Elia. Ato fjale nje provokim i hapur per Kledisin qe me gjera te tilla s'te falte. Sic nuk te falte per te nuhatur deshirat e nje femre e ne ate cast e dinte qe Elia e deshironte. Prandaj e terhoqi prane vetes dhe pa e bere te gjate ngjeshi buzet e tij ne te sajat per ta puthur fort. E shtyu ne shtrat e vazhdoi ta puthte teksa u pozicionua mbi te. E kur me ne fund Elia u dorezua e u clirua u largua prej saj, jo pa i peshperitur ne vesh:

'Kjo qe mos te harrosh qe ne fund te fundit mbetem i njejti legen.'

'S'ka shance ta harroj' tha e turperuar ajo, faqet e skuqura mundohej ti fshinte duke perkulur koken per tja fshehur syve te tij.

'Jo per gje por ndonjehere me duket sikur ke filluar te me pelqesh grifshe.'

'Ne enderrat e tua' shfryu Elia.

'Ne enderrat e mia ben gjera te tjera ti' i shkeli syrin per ta nervozuar edhe me tej.

'Nje si ty s'do ta pelqeja kurre' kembenguli Elia e ai serisht nuk ia pertoj per tju pergjigjur.

'S'ke pse pelqen nje si une kur me ke mua doren vete'

'Thjesht qepe' iu skermit ajo e serisht e ngacmoi

'E di ti si e qep gojen une.' por Elia vetem shkundi koken dhe vendosi mos ti pergjigjej me. Fundja gjithnje nje tjeter pergjigje ai do ta kishte gati per ta nervozuar edhe me tej.

Te pakten keshtu harroj mendonte per te qetesuar veten. Me ben te harroj...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now