- 15 -

1.9K 169 80
                                    

'Kledis, sikur te me ndihmosh pak plaku?' vetem atehere, kur dikush iu drejtua atij leshoi Elian nga ai shtrengim. E kishte detyruar te kercente me te per pese, gjashte kenge - nga ato qe zgjateshin ne pafundesi duke harruar te perfundonin.
Ishte ai kushuriri i tij gjysem bjond qe mbante ne krahe Griselden qe me syte gjysem mbyllur ishte mbeshtetur pas tij.
Kledisi u ngrys dhe duke u larguar prej Elias, me ne fund, iu afrua Kevinit dhe Griseldes qe vazhdonte te shtrengohej fort pas tij.

'Po mua ke pelqente parfumi yt me shume' u ankua ajo, padyshim e dehur kur Kledisi e tehoqi pa e vrare mendjen te tregohej i kujdesshem.

'Sa do i behet qejfi Arias kur ta degjoje. Eshte e dashura meqe ra fjala' ia ktheu ironik ai. Elia deshiroi te qeshte.

'Haaha ti t-t-te dashuuur? Naah' foli Griselda me veshtiresi. 'Jo, jo, jo s'te besoj' vazhdoi te fliste neperdhembe ajo.

'Klediso, shpjegoja pak plak qe une jam zyrtarish horr ne pension' iu kthye me shaka kushuririt te tij perpara se te seriozohej per te shpjeguar rreth Griseldes 'Isha ne oborr me Anen e Markon kur mu hodh ne qafe. Era felliqesire mbante, alkol i gjalle. S'me la as kohe ta pyesja se cfare donte sepse i ra te fiket ne krahet e mi e pastaj s'shqitej me.'

'Okay' ia ktheu serte Kledisi pa hedhur asnjehere syte drejt Griseldes qe ishte fshehur pas tij. 'Vazhdo plak, se merrem une'

Kevini u largua duke pershendetur me nje levizje te lehte te kokes dhe Elian qe vetem atehere u afrua per te ndihmuar Griselden. I lejoi asaj te hidhte krahun rreth qafes se saj e te leshohej.

'Shko merr gjerat e tua dhe te kesaj' Theksoi i neveritur fjalen e fundit. Ajo te ciles tani i drejtohej si te ishte nje hicgje ishte vajza me te cilen bente dashuri cdo mbremje deshiroi ti kujtonte Elia por heshti. Me Kledisin, fjale te tilla do te ishin si benzine e hedhur mbi zjarr - nje zjarr qe sic ishte rrezikonte ta perpinte ate.
Elia vazhdoi ta shihte e hutuar, aty mes njerezve qe vazhdonin te kercenin. 'Do ikim. Do ju çoj ne shtepi' shpalli urdherues.

Griselda tere veshtiresi ecte.
'Pse si heq takat shoqe?' i keshilloi Elja por edhe e dehur sic ishte, ajo i hodhi nje veshtrim vrastar.
'Jo,jo,jo.Nquc. No, no, nein, hayir'
E teksa mohonte ne cdo gjuhe qe njihte me kembet qe me shume i terhiqte zvarre e qe i ngaterroheshin ne cdo hap, peshonte gjithmone e me shume ne krahet e Elias.
Me ndihmonpak. Se sheh qe mezi eci? U mat disa here ti bertiste Kledisit qe ecte me hapat e medhenj perpara saj.

'Me shpejte, s'kam tere naten' iu hakerrye te vetmen here qe u kthye per te pare pas.

'Rri ti me Griselden.' tha me ne fund Elia 'Po shkoj te pershendetem me Jonin'

'Te thashe s'kam tere naten' iu pergjigj i serte kur u afrua fare prane saj per te terhequr Griselden.

'Do marr dhe canten' plotesoi Elia dhe pa pritur per ndonje tjeter nga ato urdherat e tij iu drejtua tavolines ku Joni priste, perqendruar ne telefonin mbi te cilin gishtat e tij dukeshin sikur vallezonin shpejte.

'Jon...' nisi te fliste tere keqardhje Elia.

'Po programoja. Nuk rri dot larg cakodeve une. Cfare budallai je duke menduar ti' futi telefonin ne xhep.

'Me duhet te iki. Me fal.' Njoftoi ajo teksa nga poshte tavolines merrte canten e saj te varur aty.

'Ahh'

'Griselda... epo ajo ka pire pak si shume dhe... dhe Kledisi do na coje ne shtepi. S'mund ta le vetem Grisin' shpjegoi. Do te kishte deshiruar te kalonte me shume kohe me Jonin.

'Kuptoj' buzeqeshi butesisht ai. 'Po te shoqeroj deri jashte se kushedi iki edhe une'

'Ti rri' kembenguli Elia.

'S'e di ne e ke vene re, po mire muhabetin s'e kam me asnje te zyres dhe e vetmja shoqe po largohet heret'

'Per qepare, me fal' kerkoi serisht ndjese Elia.

'Mos kerko falje kot. S'ishte faji jot. Ishin urdhera te shefit' ironizoi Kledisin me ate miresine qe e karakterizonte dhe ndaloi ne hollin e gjere te hotelit, larg atij palo shefi qe picerronte syte duke pare drejt tyre.

'Faleminderit qe erdhe.' U perkul drejt saj dhe butesisht puthi faqen e Elias. 'Hera pare qe nuk trashem ne nje nga keto evente' u shfajesua.

'Prandaj po beje kode' e ngacmoi Elia.

'Vjet krijova aplikacion' ia ktheu ai i qeshur e ajo beri te njejten gje.

'Naten e mire. Shihemi ne pune' Tha per here te fundit dhe thuajse duke vrapuar eci drejt deres rrotulluese ku Kledisi dhe Griselda psisnin per te.

'Dy vjet.' Shfryu ky i fundit perpara se te humbiste pas xhamit te deres.
E ndoqi me kembet qe i dhimbnin nga takat e larta deri ne fund te parkimit ku ai kish lene makinen e tij te shtrenjte.
Hapi deren e pasme por me doren e tij Kledisi e shtyu serisht fort per ta mbyllur.

'Ti do te ulesh perpara' tha ftohte dhe vazhdoi te merrej me Griselden te cilen e degedisi ne sedilen e pasme si te ishte nje thes patatesh.

Elia hipi ne vendin e pare, e vetedijshme per fustanin qe mblidhej edhe me larte per te zbuluar me shume kembet e saj, kur ulej. U mundua te fshihte lekuren e ekspozuar me duart e saj te vogla, veprim qe terhoqi edhe me shume vemendjen e Kledisit.

Pa kthyer koken drejt saj, perqendruar ne rruget e zbrazura zgjati doren per ta mbeshtetur ne kembet e Elias.

'Cfa...' nisi te fliste e acaruar kjo e fundit dhe me force shtyu doren e tij larg vetes.

'Shtt' ishte pergjigja e tij dhe sikur asgje, e preku serisht, paturpesisht pa e vrare aspak mendjen qe Griselda ishte aty. Elia luftoi per tu cliruar edhe njehere, por aa me shume mundohej aq me i forte behej shtrengimi i tij ne kemben e saj te zbuluar.

Eshte faji i fustanit dhe ai eshte nje pervers. Pervers.... pervers.' E mallkonte vazhdimisht me vete dhe vazhdonte te luftonte prekjen e tij ndonese e dinte qe para nje grabitqari, i dobeti gjithnje humbiste.
Nje zog i vogel nuk mund te mposhtte fajkoin, as te fluturonte mbi te. Mundej vetem qe te lutej, te lutej qe fajkoi te mos ishte i uritur...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now