Normal qe po.

Buzeqeshi, asnjehere nuk vonohej per tju pergjigjur.

'Do marr makinen e shkrimit' u kthye kete here nga Kledisi qe e shihte cuditshem.

'Jo po krevatin. Merr rroba dhe ikim'

'Dua makinen e shkrimit.' kembenguli Elia si nje femije. S'mund te linte pas ate pjese te shpirtit te saj.

'Nuk te zen gjumi pa shkruar ty?' nuk i kurseu ironin por gjithsesi u afrua prane saj dhe pa asnje veshtiresi ngriti makinen e vjeter te shkrimit qe ishte mjaftueshem e rende per Elian, por nje tjeter gje e lehte per Kledisin qe e mbante vetem nen nje krah.

'Nuk kuptoj pse po e ben kete' shkundi koken Elia. Mori vetem canten qe kish futur ne dollap dhe veshi siper rrobave te shtepise xhupin e zi.
Kledisi nuk iu pergjigj. Hapi deren dhe priti per te.
'Hajde me mua' i peshperiti kur ajo qendronte vetem pak hapa larg tij. Dora e tij e lire shtrengoi te sajen e Elia ne fillim u mundua ta terhiqte, ta zgidhte duart e tyre te nderlidhura por syte prej gjarperi te burrit qe i ishte referuar vetem pak me pare si 'nje pjeshke' qe ishin ngulur tek ajo e bene te shtrengonte doren e tij edhe me fort. Sy permbysur ndoqi Kledisin nga pas.
Qepe deshironte ti thoshte Griseldes qe ndonese e zene me shoqerine e saj te re, kunjat drejtuar Kledisit dhe saj nuk i kursente.
Do bashkejetoni tani, po transferohet nusja bertiste dukshem e dehur ajo.
U mat te fliste por kete here ishte rradha e Kledisit per te shtrenguar pakez me shume doren e Elias. Duro, dukej se i kujtonte ajo prekje.

E leshoi kur u ndodhen ne brendesi te ashensorit. Ajo mbeshtetur ne nje skaj e ai ne tjetrin.

'Nga i di se c'jane ata?' pyeti kete here kurioze Elia.

'Tirana eshte e vogel e disa njerez namin e kane te madh' foli ai pa ndeshur syte e Elias. Pyeste veten nese edhe per Kledisin flitej gjithandej neper Tirane. Dukej te ishte nje prej fatlumeve qe te gezonte pushtet dhe pasuri e s'ishte aspak modest kur vinte puna tek sjellja e tij.

'Po Griselda? Ajo....' foli serisht Elia, kete here kur qendronte lidhur me rripin e sigurimit te sedilen e parme te makines se Kledisit.

'Do marre ate qe meriton' neperdhembi Kledisi pa ndare syte nga rruga.

'Eshte shoqja ime' kembenguli Elia ndonese kishte kohe qe Griselda per te s'ishte me shume se nje e huaj.

'Ku do te shkosh?Mund te te coj ne ndonje hotel dhe paguaj une nese...' theu heshten serisht pas pak ai.

'Jo, me co tek Joni.' nxorri telefonin per te lexuar adresen qe ai i kishte derguar.

'Joni punes?' pyeti thate por nofullat e tij pakez te dala u shtreguan edhe me fort.

'Po.' nuk i shpjegoi qe ishte nje rregullim provizor deri sa te mendonte se cdo te bente me tej. Ajo ideja e kthimit ne Fier aq e larget nuk i dukej tashme.

'Me thuaj adresen Elia' e zgjoi ai me ate urdher te tij. Drejtoi ekranin e telefonit nga Kledisi. E lexoi, e sic kish zbuluar kishte lexuar edhe me shume se ato dy rreshta te asaj adrese te huaj.

'Dikush qenka i lumtur per vizitat qe do merrka' komentoi kete here me vetullat e mbledhura per te krijuar ato dy rrudhat horizontale mes tyre. Doren e majte e kish mbeshtetur ne kemben e tij e me gishtat e saj godiste lehte aty.

'Pse e ben kete?' pyeti serisht Elia.

'Cfare?'

'Pse te behet vone? Se cfare ndodh me mua? Pse te vrisje aq shume mendjen sa te vije atje, te me merrje dhe...' nuk i la rradhe te fliste me shume.

'Per tu lare bashke.'

'Nuk...' nisi te kundershtonte ajo ndonese e dinte qe me shume se ta sulmonte sic bente zakonisht, ne ate cast do duhej ta falenderonte.

'Qe s'me fal e di. Faljen tende as qe e dua se pune shume mua s'me prish. Por me kete bashke jemi te lare' foli venger. Frenoi fort para nje pallati tre katesh me dritaret e ndricuara.

'Ketu eshte. Zbrit' tha prerazi dhe ftohte dhe teksa Elia zbriste e mundohej te merrte makinen e shkrimit nga sedila e pasme e degjoi serisht teksa thoshte 'Te vonohesh serisht ne pune si sot nuk dua dhe mos harro ate biseden tone te vogel ne zyre. Asnje fjale, mos thuaj asnje fjale'

Perplasi deren fort pa i thene 'faleminderit' sic kish patur nder mend te bente, nje dridherime pershkoi qenien e saj sic ndodhte cdo here qe rikujtonte ate kercenim.
E teksa ai nisi makinen shpejte, me floket qe i mbuluan fytyren kuptoi qe packa gjithckaje ai mbetej maskarai i perhershem.
Maskarai qe do te demaskonte me librin e saj. Maskarai fytyren e kalbur te te cilit do t'ja servirte botes me nje tjeter metafore.

----

Joni e priti krahehapur. E perqafoi perpara se ta pyeste se cfare kishte ndodhur. Pyetje qe nuk vonoi dhe kete here iu desh te shpjegonte gjithcka.

'Kledisi mendon qe ata jane njerez te keqinj' perfundoi se thenuri Elia.

'Shefi shqetesohet shume per ty. Ta dinin gocat e punes kete do nisnin nje vale te re llafesh e akuzash drejtuar ty' qeshi por si rrallehere ajo buzeqeshje nuk preku syte e tij.

'Eshte e perkohshme. Do te gjej dicka tjeter dhe... do t'ju paguaj. Sapo te marr rrogen e muajit te ardhshem'

'Moj ti, keto llafe mos te ti degjoj me se vec hatri me ngel' i gjuajti lehte ne sup. Pa nga makina e shkrimit qe e kish ndihmuar vete ta ngjiste larte.

'Shkruaj. Po shkruaj dicka' shpjegoi Elia pa i lene rradhe qe ai ta pyeste.

'Mund ta lexoj?' kerkoi Joni por ajo vetem shkundi koken ne forme mohimi. Askujt mos i thuaj kujtoi kercenimin e Kledisit, ende te freksen te mendjen e saj, ende rrenqethes.

'Kur te jete e plote' sepse atehere s'do te kishte me rendesi. Atehere do te linte fjalet e saj te shkruara te flisnin, te tregonin e botes te denonte e gjykonte ndonese ne drejtesine e kesaj te fundit nuk besonte me prej kohesh...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now