Zhytur ne deshperimin e saj harroi gruan qe ne nje tjeter lagje te Tiranes e priste prej gjysem ore tashme. Terhoqi telefonin. Thirje te humbura ishin te shumta. Nga numri i gruas qe ende nuk e kish ruajtur, nje nga Joni e me pas nje mesazh prej tij te cilin nuk e lexoi dhe dy thirrje te tjera prej Kledisit numrin e te cilit e kishte vetem sepse ai perdorte ne njejtin numer si edhe zyra.
Telefonoi gruan. Priti disa zile perpara se zeri i saj babaxhan te degjohej ne anen tjeter te linjes.

'He moj, ketu jam te pres. Nese nuk e gjen vendin me thuaj te ta shpjegoj me sakte' mbylli syte dhe peshperiti

'Une... mua... me doli nje pune. Nuk mundem te vi.'

'Hajde neser atehere'

'Jo. Nuk... nuk besoj se do ta marr apartamentin gjithsesi' tha dhe i mbylli telefonin asaj gruaje te sjellshme sepse nuk deshironte ta frikesonte me ngasherimat e saj.

E mposhtur per se dyti eci drejt makines se shkrimit qe ishte pluhurosur, e paperdorur prej ditesh. E fshiu me duart e saj qe ende dridheshin dhe e mpire u ul per te shkruar.
Do te shkruante, per asgje, per gjithcka...
Kartvezita e rene ne toke i terhoqi vemendjen. Ajo qe Kledisi i kish thene muaj me pare, e nje botuesi. Mjaftonte qe ti permendte emrin e tij dhe cdo gje qe ajo shkruante do te transformohej ne nje liber, fytyra e saj ne faqen e pasme te nje kopertine.
Kapi kartviziten, e ktheu sa para dhe mbrapa por pervec atij emri - Aiden Xhillari ( AmmyReal98 e njeh kte 😂)  - dhe numrit te shkruar imet nen te s'kishte asgje me shume.
E flaku serisht kartonin, kete here mbi shkrimet e saj te tjera.
Nje dite do t'ja dilte te botonte dicka, do t'ja dilte vete. Pa ndihmen e Kledisit, atij qe e theu shpirtin e saj ne mijera copa. Pa...

Dhe aty, ne ate cast teksa me vetullat ngrysur merrte per te flakur serisht kartviziten, pati nje ide.
Do te shkruante - do te shkruante per Tiranen , per padrejtesite e monopolit te zhurmshem, per ndyresite e njerezve. Do te shkruante per Griselden dhe Kledisin. Do te shkruante per fyerjet e saj dhe duart e tij te ashpra mbi veten.
Do te shkruante per te pushtetshmit qe gjithmone fitonin dhe per te vegjlit qe duhet te pritnin te shtypeshin.
Do te shkruante per te cliruar shpirtin e saj e zemren e tromaksur, do te shkruante per te luftuar ate beteje te cilen ato e luftonin me para e pushtet. Beteje qe Elia do ta fitonte, me fjalet e saj....

Dhe nisi te shkruante, gishtat e saj te vallezonin ne tastet e vjeteruara te asaj makine shkrimi qe e ema i kish dhuruar. Flete te tejmbushura me shkronjat e zeza, flete te zhubravitura flakur ne cepin tjeter te dhomes....
Ajo vazhdonte te shkruante.

*
Te tere vdesim nga pak çdo dite, per te rilindur serisht - ne te njejtat rroba, me te njejtat plage. Me te forte.

Po nese thyhemi plotesisht? Nese shpirti na shqyhet ne mijera pjese, a do te mund te rilindim atehere? Apo do te jetonim perjetesisht ne nje dimension te mjegullt - fantazma mes te gjalleve, te gjalle mes te vdekurve.

Une u theva dhe tani jane gishtat e mi te pajete qe shtypin te njejtat taste, te te njejtes makine shkrimi. Cdo gje eshte e njejte. Fjalet e mia jo, ato jane me te erreta, me therese, mijera thika qe ngulen ne mishin e njome te te pafajshmeve per ti bere te kuptojne dhimbjen.
Mundohem, por ato serisht nuk kuptojne. Ata vetem supozojne, ndihen keq, meshirojne por nuk kuptojne. Ato nuk mundohen te shohin dhe enden te verber ne drite.

Ndersa une gjithmone kam ndjekur driten ne erresire. Ndoshta nje pjese e imja ka kerkuar edhe vuajtjen, e ka shtrenguar aq fort per mos ta lene te largohej sepse me te largoheshin edhe fjalet. Dhimbja dhe arti - a nuk eshte kjo simbioza me perfekte? Mendoja ashtu... Tani nuk di. Tani nuk di me asgje.
Mendoja se ndjeja dhimbjen por ne te vertete jam e mpire. Mendoja se ceka artin por me te mbaruar se shtypuri kete fjali do te terheq kete copez leter sikur te jete faji i saj - do ta shkermoq e do ta flak tutje, ne cepin e dhomes ku mbi dysheme shuke te tjera letre kane pesuar te njejtin fat.

Nuk jam akoma aty... Nuk jam akoma e paster...

Terhoqi letren dhe si sa e sa te tjera me pare e zhubraviti per ta flakur ne pirgun e fleteve te kthyera ne toptha.
Me shpetoni fjale? Me shpetoni... ishte pergjeruar aq gjate e askush se kishte degjuar.
Por tani jo me, tani do te shpetonte veten e saj. Do te perqeshte me forcen e rigjetur brenda vetes djallin qe kish qeshur me lutjet e saj, djallin qe ushqehej nga dobesia per tu shfaqur gjithnje ne te tilla caste.

Hodhi shukun e letres ne te njejten kohe qe dera kerciti e ai, djalli qe njihte aq mire, hyri si gjithnje prepotent ne dhomen e vogel.
U perkul per te ngritur letre qe u perplas pas trupit te tij per te rene para kembeve te Kledisit.
E pa teksa me levizje te ngadalta e hapte, pa se si syte e tij rreshkisnin mbi fjalet e Elias. E palosi, e futi ne xhepin e pasem te xhinseve te tij te erreta. E pa teksa afrohej prane saj, duart e shtrire perpara vetes ne forme dorezimi.

'Erdha te sigurohem qe je mire' foli teksa vazhdonte te shihte rreth e perqark. Syte ndaluan ne tufen e fleteve te flakura ne cepin tjeter.

'Paskam shume per te lexuar' komentoi dhe u leshua ne shtratin e Elias, jasteku ende i njome prej loteve te saj.

'Cfare ben ketu?' iu kthye eger vetem atehere. Pyetjete te ashper te ciles Kledisi iu pergjigj qetesisht.

'Te thashe, te sigurohem qe je mire. Ndersa tani qe pashe qe gjerat qenkan si mos me keq, te te marr e te te zhduk prej ketu'

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now