--
Jonin e takoi ne hollin e Sheratonit brenda te cilit nuk kish shkelur kembe kurre me pare. Iu afrua sypermbysur per ta takuar nen veshtrimin e Kledisit qe nuk i ndahej gjate tere kohes.

'Dukesh mrekullisht bukur sot' e komplimentoi Joni kur zune vend ne njeren prej tavolinave te rrumbullaketa e te larta te vendosura ne nje cep te salles.

'A thua? Une ndihem si ne gjemba' jo vetem prej fustanit por edhe prej veshtrimeve zhbiriluese qe shoqeronin cdo levizje te saj.

'Vetem se me keto takat qe paske veshur paske dale nje koke mbi mua xhuxhin. Kete ankese kisha' u tall Joni sic bente gjithmone me shkurtesine e tij.

Me Jonin ishte e thjeshte te bisedoje, e thjeshte te buzeqeshje dhe po aq e thjeshte te harronte ambjentin shik ne te cilin ndodhej sepse bisedat e tyre vertiteshin gjithmone rreth zyres e punes. Thjeshte nje tjeter nga ato bisedat miqesore, si te ishim ulur ne ate tavolinen e perbashket i mbushte mendjen vetes Elia e do ta kish besuar nese nuk do kishte qene per takat qe shtrengonin kembet e saj dhe qe e kujtonin se ne te vertete gjendej ne nje mbremje gala, per me shume bamiresie ku si Kledisi e te tjere djeme kokebosha te privilegjuar si ai ecnin lart e poshte si te zotonin boten, talleshin me leket duke porositur shampanja te shtrenjat e kur vinte puna per te ndihmuar, zarfat qe hidhnin ne ate pocin e donacioneve ishin te holla sa nje copez leter.

'Keto para ku shkojne?' pyeti kurioze Elia Jonin qe si gjithmone dinte gjithcka.

'Familjet ne nevoje, femije qe kane nevoje imediate per operacione dhe nuk i perballojne dot. GJera te tilla'

'Dhe eshte e sigurte qe shkojne atje e nuk perfundojne ne xhepat e ketyre?' tregoi rreth saj me nje levizje te kokes. Ndihej e huaj ne ate ambjent ndryshe nga Griselda qe krah Kledisit i fliste te tereve perzemersisht, buzeqeshte si ti perkiste ketij ambjenti.

'Xhepat e ketyre jane aq plot sa vend per te futur me shume s'kane. Vec harxhojne e prape si zbrasin dot'

Ndoshta Griselda shihte shkelqim aty ku Elia shihte trishtim; te rinj me mendjent e kalbura ashtu si edhe ato letrat e piseta te parave me te cilat krekoheshin lart e poshte.
Griselda luftonte, mberthehej me kthetrat tinezare ne xhaketat e shtrenjta te ketyre meshkujve ndersa Elia deshironte vetem ti kthente shpinen per te perqafuar boten e drejte e jo te pamoralshmen.

'Shoqja jote, e sigurte qe jeni shoqe te ngushta?' e pyeti Joni teksa e udhehiqte drejt pistes se kercimit. Kater here i kish kerkuar te kercenin perpara se Elia te pranonte. E ce keqe mund ti vinte valle nga nje kercim? Mjaftonte te mbyllte syte dhe te harronte qe gjendej aty. Ishte si ne zyre i kujtonte vetes. Ajo dhe Joni si ne zyre, nepergojonin te tere. Ai fliste dhe ajo degjonte.

'Po, te pakten kemi qene mendoj' kerkoi me sy Griselden e ne te njejten kohe levizte nen ritmet e muzikes, sic bente edhe Joni qe butesisht doren e kishte vendosur ne shpinen e saj.
Ajo nuk dukej gjekundi ndersa Kledisi dukej sikur te ishte gjithandej... Syte e tij i ndjeu serisht mbi veten. Mbeshteti koken ne supin e Jonit sic kishin bere tere vajzat e tjera dhe mbylli syte. Keshtu nuk do ta shihte, nuk do shihte fytyren e tij serioze me nofullat e skermitura egersisht. Por vazhdonte te ndjente ate vemendje te semure qe ai i dhuronte vetem asaj.

'Elia' betohej qe i ishte dukur sikur kish degjuar zerin theres e gervishtes te Kledisit qe shqiptonte emrin e saj por shperfilli ate qe ndoshta ishte thjesht nje loje e mendjes se saj te frikesuar. Por atehere pse Joni ndaloi se kercyeri? Muzika nuk kishte ndaluar, vazhdonte te perkedhelte ambjentin me tingujt e lehte.

'Ps...' nisi te pyeste por kur ngriti koken ishin syte flakerites te Kledisit ato qe kryezuar ne saj.

'Vazhdo pak Jon.' urdheroi i prere.

'Jo, mos shko' u hodh Elia. Gjeti doren e Jonit per ta mbrajtur prane vetes. Ai kokeperkulur gati per tu larguar.

'Eshte nje urdher' specifikoi Kledisi

'Dhe nuk jemi ne zyre' te kacafyteshe me fjale me te ishte e kote.

'Por festa eshte e organizates tone. Joni..' i hodhi nje veshtrim te fundit kercenues e aq mjaftoi qe perulshem ai te clironte doren e tij nga prekja e Elias. 'Tek tavolina te pres' i kujtoi dhe u capit me kurrizin kthyer per ti lene vetem.

'Cfare do Kledis?' ndjeu doren e tij qe sulmonte trupin e Elias - mberthente belin e saj, fort. Prekja e tij posesive, aspak delikate.

'Kete pyetje dhe sa here do ma besh? Nuk e ke te qarte qe ty?' e afroi prane vetes, aq prane sa trupat e tyre preknin njeri tjetrin, aq prane sa e ndjente deshiren e tij. U perpelit, e neveritur. Ne krahet e tij ndihej e piset.

'Me lesho' perdori tere forcen e trupit te saj te kontraktuar por ai ishte shume me i forte se ajo.

'Cfare ke shpirt? Duart e mija nuk te pelqejne?' zhyti koken ne qafen e saj dhe i peshperiti, fryma e tij e nxehte ne lekuren e Elias.

'Me ler te shkoj, te lutem.' u pergjerua Elia nen ze. 'Me ler'

'Jonit nuk i ankoheshe keshtu. Ai mund te te prekte edhe une jo' ndjeu buzet e tij ne lageshta aty ku qafa perfundonte pas veshit te saj te vogel. Ndjeu duart e tij qe rreshqitnin ne fundshpinen e saj, kercenueshem prane vendit ku askush nuk kish guxuar ta prekte me pare.

'Ti me tremb' pranoi Elia e dobet e terrorizuar nga vendosmeria me te cilen ai e prekte, nga intensiteti i fjaleve te tij te peshperitura tere epsh vetem per te 'Ti me frikeson' perseriti me zerin qe i dridhej.

'Dhe ti zemer...' nisi te fliste ai teksa duart vazhdonin te eksploronin trupin e saj, te zbritnin edhe me poshte per ta ngjeshur pas trupit te tij te mireformuar 'Ti, me çmend'

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now