U mundua te bente sa me pak zhurme teksa shtynte deren me peshen e trupit te saj. Griselda flinte ishte e sigurte dhe nese edhe ate nate shtratin e ndante me te padeshiruarin numer nje, nuk donte te rrezikonte qe te zgjonte edhe ate.
Pa ndezur driten por vetem me telefonin e saj nder duar gjeti rrugen per ne dhomen e saj dera te ciles cuditerisht qendronte e hapur. Ishte e sigurte qe nuk kishte qene e tille kur ishte larguar por ndoshta Griselden e kish kapur ndonje dallge dalldie e kishte pastruar ose kishte kerkuar per ndonje gje te humbur ndonese shancet qe ta gjente ne dhomen e Elias ishin te uleta.

E lodhur sic ishte nuk e vrau shume mendjen dhe u leshua mbi shtratin e saj me canten ende ne kurriz. Mbylli syte. 5 minuta i premtoi vetes, 5 minuta dhe do te gjente forcen per tu ngritur serisht. Ne ato pese minuta, e kishte zene gjumi dhe ishte drita e neonte e dhomes se saj qe ndizej ajo qe e beri te hapte syte e trembur.

Verbuar per nje sekond nga ai sulm drite, ferkoi syte qe i dhimbnin. E trullosur s'kujtonte si kish perfunduar ne gjume dhe ne ishte ende nate apo mengjes.
Hapi syte me veshtiresi dhe instinktivisht u kontraktua kur njohu silueten e atij. Kledisit qe qendronte perballe saj, mbeshtetur ne deren e hapur - kraharori i tij i zhveshur, veshur me tutat e zeza me belin e ulet qe nuk fshihnin llastikun e boxerave te tij CalvinKlein.

'Cf... Cfar ...? nisi te thoshte Elia.

'Per dike qe shkruan kaq rrjedhshem me elokuencen s'i ke mire punet' ngriti doren ku shtrengonte fletet pak te zverdhura ku kish shtypur ato pak kapituj te librit qe po tentonte te shkruante.

'Ku i more ato?' deshironte ti bertiste por e keputur sic ishte, zeri i saj kish humbur potencen e tij.

'Ketu' i vendosi mbi tavolinen e shkrimit te Elias, ku kjo e fundit edhe i kishte lene.

'Je futur ne dhomen time?' ngriti vetullen Elia. 'Cfare dreqin ka qe nuk shkon me ty?' e pyeti e lodhur.

'Me mua? Asgje zemer.' u drejtua dhe eci drejt Elias per tu ulur ne shtratin e saj.

'Mos...' afroi gjunjet me prane vetes ajo.

'Per dike qe shkruan ato qe shkruan, shume e kompleksuar dhe terhequr je' i shkeli syrin.

Zot, ai kishte lexuar gjithcka, cdo rresht... Ndjeu qe u skuq dhe menjehere uli koken per tju fshehur syve te tij zhveshesh.

'Haa... Po kur i shkruan ato 'buzet e tij kercyen ne lekuren e saj te brishte per te ndezur zjarrin e pasionit te fjetur' a skuqesh pyes veten?' citoi ate rresht te saj dhe kercenueshem u afrua edhe me prane Elias.

'Cfare do prej meje?' pyeti ajo, tashme me kurrizin mbeshtetur pas murit ne cepin e krevatit, pa asnje rruge tjeter shpetimi.

'E thjeshte fare.' nenqeshi lehte ai 'Ty.' vendosi doren e tij mbi gjurin e saj te mbledhur, aty ku xhinset e grisura ekzspozonin lekuren e saj.

'Me lesho' mermeriti ajo.

'Lekura e saj u dordh nen prekjen e tij... Emocione te harruara, pluhurosura ne kohe ...' vazhdoi te citonte fraza te librit te saj teksa vazhdonte ta prekte, dora e tij e guximshme rreshqiste ne kemben e saj ndersa tjetra gjeti krahun e zhveshur te Elias.

'Me lesho te thashe' perseriti serisht ajo.

'Sikur nuk dukesh aq e  bindur sa me pare shpirt.' u perkul prane saj per ti peshperitur fare prane buzeve qe ajo po kafshonte fort.

'.... duart e tij te guximshme preken trupin e saj me te njejten butesi qe puthjet e tij ledhatonin zemren, qetesonin rrahjet e saj te marra' vazhdoi te citonte.

'Je nje....' nisi te thoshte Elia por ai e nderpreu duke u ngerdheshur djallezisht.

'Prit ta gjej, ndyresire?' qeshi serisht perpara se serioz me zerin gervishtes te shtonte 'Nje gje per ne ndyresirat, dijme te te bejme te ndihesh si ajo Eleonore ne librin tend, madje edhe me mire.' afroi buzet e tij tek te Elias per ti cikur butesisht... Nuk levizi, buzet e tij te palevizshme mbi te saj. Asnje pipetime asnje fjale tjeter teksa dora e tij vazhdonte lodronte ne lekuren e kraheve te saj, ne qafen e saj per te perfunduar ne faqet e Elias.

Pas atij hutimi te pare, Elia e shtyu fort duke cliruar veten nga prekja e tij.

'Mos. Mos guxo te besh me kete' ngriti zerin Elia.

'Cfare bera? Thjeshte doja te te frymezoja pak. Mendoj qe ne ato skenat erotike qe shkruan, mund edhe te percjellesh me shume emocion. Jane pak si te thata.'

'Shporru' bertiti serisht ajo por ai vetem qeshi.

'Por nese te mungon praktika une ofrohem per te te ndihmuar. Kuptohet, ne ndihme te artit' i shkeli syrin dhe eci drejt deres.

'Gjume te embel shpirt. Me pafsh ne enderr' i shkeli serisht syrin dhe u largua duke fikur driten e dhomes se saj.

'Halabak' shau dhe flaku njeri prej jasteqeve te vegjel ne drejtim te deres ne erresire.

Maskara i poshter e mallkoi perpara se te perqafonte batanijen rreth vetes dhe te ngasherente ne heshtje...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now