'Ti duhet te jesh Elia?' e pyeti miqesisht dhe Elia vetem pohoi. 'Me ndiq, shefi po te pret' njoftoi ajo dhe nisi te ecte drejte packa takave qe mbante veshur.

'Hmm ne fal. Shefi?' pyeti Elia e emocionur kur vajza ndaloi perpara nje dere te mbyllur.

'Mos u shqeteso. Ne jemi grup shoqeror. Ketu nuk te han njeri' i ofroi perkrahjen e mbeshtetjen e saj ne formen e nje tjeter buzeqeshjeje dhe pa trokitur hapi deren e asaj zyre. Ndoshta ishin vertete miqesore. E ku ishte pare te hyje ne nje zyre, mbi te tera te shefit pa trokitur me pare.
Elia e ndoqi nga pas duke i kujtuar vetes te mbushej me fryme.
'Pac fat' i peshperiti vajza simpatike pasi kish folur dicka me shefin dhe beri te largohej. Fati do me duhet mendoi Elia por fati nuk ishte  me te.

'Mireseerdhe Elia' ishte zeri i thelle, gervishtes i Kledisit ai qe e ftoi brenda. I njejti ze qe e persekutonte duke mos e lene te qete prej ditesh.

'Cfare dreq....?' Mblodhi veten dhe vazhdoi 'Ti ketu?'

'Uu po, me ler te prezantohem. Zyrtarisht kesaj here. Kledis Lika.' u ngrit nga karriga e tij e lekures dhe u afrua drejt saj. Zgjati doren para vetes per te shkundur ate te Elias.

'Ti je... shefi?' Pyeti me vetullen e majte ngritur ajo pa pranuar te cikte doren e tij; te njejten qe kish guxuar te prekte kemben e saj e paftuar.

'Une, i teri i beri. Tani e dashur Elia, mos me ler doren thate.' Zgjati serisht doren drejt saj. Kete here edhe ajo te sajen.
E ftoi te ulej ne karrigen perballe te tijes dhe pasi zuri serisht vendin e vet nisi te shpjegonte rreth organizates, ndarjes se punes e gjera te tilla teknike. Biseda te tilla mund ti perballonte por ishte ai castinkur syte e tij erresoheshin frikshem e niste te ngacmonte me kunja te hedhura paturpesisht qe e benin te deshironte ta vriste, ta mbyste me duart e saj shume te pafuqishme perpara tij.

'Organizata fokusohet me trajnime inxhinierike, kompjuterike. Celesi eshte gjetja dhe krijimi mundesive te tilla. Prandaj dhe shumica stafit jane te rinj. Pune vizioni gje qe i mungon pleqve tane.'

'Te tere ketu jane inxhiniere dhe gjera te tilla?' Pyeti Elia duke u ndjere si jashtetokesore - ndonese kishte dyshimet e saj rreth shkollimit te 'shefit'

'Jo, kemi dhe nje redaktore, shkrimetare mes nesh. Ose me sakte do e kemi, nese do sillet si goce e mire'

'Cfare do duhet te bej une?' U gelltit dhe duke zgjedhur te injoronte ato nuancat ngacmuese te zerit te Kledisit, te hiqej sikur nuk kuptont per hir te kesaj mundesie pune qe po i ofrohej, kerkoi te dinte me shume.

'Cdo gje qe do te te kerkohet. Shif si eshte puna Elia, s'eshte se ke nje pozicion specifik meqe u krijua nje posacerisht per ty' u mbeshtet ne tavoline me te dy berrylat e tij duke u perkulur pak perpara, me prane saj.

'Si eshte rroga?'

'E kenaqshme nese e tille do te jete edhe performanca jote' shihte buzet e saj teksa fliste. Elia hapi gojen dy tri here per te folur por vemendja e tepruar e tij e sikletoste, bente te harronte sec do thoshte dhe te deshironte ta mallkonte e shante.

'Akoma nuk po me thua qarte se cilat jane detyrat e mia, zoteri' te pakten njeri prej tyre po sillej me profesionalizem mendoi.

'Do te merresh me formimin e grupeve te trajnimeve, organizimin e tyre bashke me grupin e eventeve. Sekretarja ime personale kur te dua une te jesh'

Elia betohej qe zeri i tij u be me i thelle ne ate fjaline e fundit.

'Oraret e punes?'

'Punojme pasditeve. Nuk je e vetmja studente ne staf'

'Ndonje tjeter kerkese prej meje? Ndonje tjeter rekomandim shef?'

'Ne fakt disa' u ngrit serisht nga vendi i tij. 'Si fillim uniforma. Veshja e fundeve, e detyrueshme. S'kemi kyfizime per minit kur vjen puna tek punonjeset e reja' u afrua me prane saj 'Dhe mos te me therrasesh shef me ate tonin qe ti mendon se eshte perbuzes por qe ta dish eshte thjesht eksitues' ndaloi perballe saj dhe duke u perkulur ne menyre qe fytyrat e tyre te gjendeshin ne te njejtin nivel shtoi

'Do te te trajnoj personalisht. Nuk duam staf te paafte. Ben mire te kesh mendjen ne mesim goce e mire'

'S'kuptoj si dreqin te duron Grisi' Nuk mundinte duronte me gjate Elia. Ai vetem qeshi, po po, qeshi dhe vetem pasi ajo cehrja serioze u rikthye ne fytyren e tij tha

'Kujdes, komente te tilla mund te te rrezikojne punen, zemer' theksin mbi ate fjale te fundit.

'Vazhdo tani. Erjona do te te orientoje per te tjerat. Shpresoj te te kete frymezuar kjo biseda jone, per ndonje hartim' qeshi serisht por kete here Elia nuk qendroi aty per te pritur ndonje tjeter kunje te tij.

Ndyresire e mallkuar neperdhembi me koken ulur me tu gjendur serisht ne korridorin e ngushte.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now