Ate pasdite nuk e kishte fare mendjen tek mesimet. Kishte telefonuar personat kontaktet e te cileve kish rrethuar ne gazete, por asnjeri nuk kish qene i gatshem ta punesonte. 
'E punesuam dike, vendi nuk eshte me i lire' kish qene justifikimi i te tereve. 
Emailet qe kishte derguar ose ishin injoruar ose kishin marre te tjera pergjigje negative. 
'Kerkojme per dicka me shume tek aplikantet tane' i ishte pergjigjur njera. 
 Cfare dreqin me shume kerkoni per te qene nje operatore e rendomte telefonike kish dashuri ti pergjigjej. Italishten e njihte mire, apo mos ndoshta tani i nevojitej te mesonte edhe kinezcen. 

Mund te publikosh shkrimet e tua - ideja i kish lindur vetem pak caste me pare. Kishte gerrmuar ne sirtaret e vegjel per te nxjerre ate dosjen e tejmbushur me  hartimet e poezite e saj. 
Nje liber poezish e fragmentesh spirituale. Ndoshta dikush do te pranonte ta botonte e me shpresen e rilindur kish nisur te kontaktonte shtepi te ndryshme botuese per tu perballur me nje tjeter zhgenjim - mesa dukej askush nuk merrte persiper as ti hidhte nje sy shkrimeve te nje vajze te rendomte qe nuk ishte e afte te paguante nga xhepi i saj kostot e botimit. E nese kishe para, nese kishte para nuk kishe nevoje as te kishe talent. Mjaftonte qe publikuesit do mbushnin xhepat e tyre dhe per librat nuk i behej aspak von edhe nese digjeshin a mbeteshin te harruar ne ndonje cep te shtypshkronjes. 

Kishte mbeshtetur koken mbi fletete e hapura, flete te mbushura me fjalet e saj kur ndjeu deren e jashtme te hapej. 
Griselda mendoi e as qe ngriti koken. Syte e skuqur nga te qarat nuk ishte digja qe deshironte qe shoqja e saj te shihte. Nuk deshironte keqardhjen e saj. Deshironte vetem nje zgjidhje. 

Ndjeu nje tjeter lot te pashprese qe pikoi mbi njeren prej fleteve duke bere qe boja te zhgaravitej. E me pas nje tjeter pikez ngjitur me te. 

Si dreqin do te ndihmonte familjen e saj, si dreqin do te mbijetonin tani?  
Nese do tu besonte premtimeve boshe te atyre qe supet i kishin te ngrohta, zere se zgjidhje me vetedije te plote papunesine, vuajtjet e mjerimin. E nese e ema ishte shume idealiste per te pare kete, Elia nuk do te binte pre e te njejtin mashtrim. 
DUHET te gjente dicka. Ishte e gatshme te pastronte edhe banjot e ndonje lokali te humbur nese ajo pune do ti siguronte disa para ne fund te muajit. 

Griselda qe sillej neper shtepi, hapat e se ciles i ndjente prane e me prane ndoshta jetonte per eksperiencat e reja, per te perjetuar lirine e shkelqimin e sharmin e jetes se kryeqytetit ndersa per Elian brenda pak ditesh jeta ish kthyer ne nje lufte per te mbijetuar. 

Mund te shkruante nje ese per kete, po mund te shkruante dicka. Nje histori te shkurter. Ndonje roman. Zot, mund te shtrydhte trurin e saj per te nxjerre fjalet qe e dinte qe ishin aty. Nje roman mbushur me vuajtje e dashuri te pamundura do deshironin ta lexonin te tere apo jo? Fundja letersia kish perfunduar e tille sot, degraduar deri ne piken ku librat e te medhenjve zinin pluhur ne raftet e librarive e ato te Daniel Steel e aventurat seksuale te Christian Grey shiteshin sa hap e mbyll syte. 

Mund te shishte shpirtin tek djalli mendoi, mund ti lejonte komercializmit te vriste shpirtin e saj vetem per nje liber. Arti do te ringjallej serisht tek ajo... 

Ngriti koken e vendosur per tu ulur perpara makines se shkrimit e per te shkruar. Ngriti koken per tu ndeshur jo me Griselden por me Kledisin qe rreshqiste syte mbi fletete e krijimeve te saj. 

'Leri ato' udheroi Elia, me zerin qe gervishti fytin e saj te thare. 

'.... sepse une nuk ekzistoj per tu deshiruar, per tu objektivizuar ne ne syte e pangopur te nje tjeter qenjeje Frojdjane. Ekzistoj per tu rrahur nga jeta, per tu zhveshur mes dhimbjesh nga deshirat mekatare, nga pislliqet e nje bote egoiste qe rrotullohet rreth vetes. Ekzistoj per ....' lexoi ai me ze. 

'Te thashe leri' perseriti Elia. U ngrit dhe u afrua drejt tij per ti shkulur nga dora ate flete te mallkuar. 

'Ekzistoj per te gjetur ate....' ngriti doren me lart dhe vazhdoi te lexonte Kledisi. Elia kerceu por serisht e kishte te pamundur te mberthente ne duart e saj ate flete te mallkuar. 

'Ah Elia Elia.' perqendroi syte e tij ne fytyren e saj aq prane te tijes. 'Edhe shkruanke mbi te tjera, gjera filozofike pale....' komentoi Kledisi teksa syte e tij te piceruar studionin e udhetonin mbi tiparet e saj. 

'Nuk jane per tu lexuar. Aq me pak nga ti. Prandaj lere aty ku e gjete' foli ajo. Vetullat e saj te  ngrysura. Kledisi vetem qeshi pak dhe beri nje hap me prane saj. Ajo nje hap pas. Qeshi serisht perpara se te mbyllte distancen mes tyre me nje tjeter hap e ne te njejten kohe te mberthente belin e Elias me krahun e tij te lire. 

'Me lesho, cfare....' nisi te protestonte ajo. 

'Tani zgjidh pak zemer, te te leshoj ty apo fleten?' uli koken per ti peshperitur ne veshin e zbuluar nga floket e saj te mbledhura. 

'Te dyja.' u pergjigj Elia qe vazhdonte te perpelitej si nje peshk i zene ne grep.

'Elia qe ekziston per mos tu deshiruar nga qenjet Frojdjane' perseriti citimin e saj 'Ka nje problem, qe une te deshiroj, shume... E ndjen besoj?' ngjeshi trupin me te sajin e me pas e leshoi. La fleten mbi te tjerat ne tavoline, dhe sikur asgje u ul ne karrigen perballe saj

'Po pres Griselden. Eshte poshte se sec po blen' njoftoi Elian qe vazhdonte ta shihte e habitur. 

Bipolar... shau nen ze para se te mblidhte shpejt e shpejte fletet per ti rifutur ne dosjen e vogel. 



Fractus (shqip)Where stories live. Discover now