'Kjo shalegjata ketu eshte Elia, shoqja ime dhomes. El, keto jane Tedi, Mario, Emarildo dhe Hygerta' i prezantoi sa per te kaluar rradhen perpara se te perqendrohej ne dicka qe Tedi i peshperiste ne vesh.

'Grisi me ka treguar per ty. Je ajo studiozia madhe e?' i foli Gerta. Te pakten ajo po mundohej te ishte e shoqerueshme mendoi Elia.

'S'do thoja ndonje studioze e madhe por mundohem' U pergjigj duke u ndjere e sikletosur Elia.

'Te pakten mundohesh. Ato qe njoh une kane harruar ndjesine e librave. Asnjehere si prekin'

Nuk dinte si ti pergjigjej prandaj uli syte. Pa majatbe rrumbullakosura te sheshkave te saj e me pas ato fine te takave te larta te Gertes qe ndonese maje takave nuk ishte aq e gjate sa ajo.

'Hmm mund te ulem?' pyeti Elia.

'Po moj. Ulu sa ke mundesi se pastaj do kercejme' I tha e buzeqeshur Gerta. Elia vetem pohoi ndonese skishte nder mend te ngrihej me deri kur ti duhej te largohej per ne shtepi. U ul ne cepij me te larget te kolltukut, larg Tedit qe fliste me Griselden i perqendruar. I liroi vend vetes duke shtyre nje xhakete te zeze te plote e nje telefon IPhone, nga ato modelet e fundit, harruar pa kujdes aty mbi kolltuk.
Njerez te papergjegjshem qe tallen me parane mendoi me veten.

'O rrushi, e pse u ule aty ta marrim vesh ne tani?' Tedi u afrua pak me prane sec preferonte ajo. U terhoq, per tu larguar edhe me.

'Jam rehat'

'Jam rehat' e imitoi ai dhe ia plasi ne te qeshur. 'Do nje gote se kushedi afrohesh cik' Elia vetem mohoi, kokeulur. Do ta vriste Griselden, do ta vriste me tu kthyer ne shtepi.

'Nuk pin ajo. Mos e harxho Greygoose kot zemra' Ishte zeri i Griseldes qe si djemte e tjere qeshte e talle me te. Po, perfundimisht do ta vriste shfryu.

Vetem 10 minuta, 10 minuta nga ato qe zvarriteshin e dukej se ngrinin kohen.

'Po Kledisin nga e kemi?' pyeti Griselda me ate zerin mjaullites. Elia u ngerdhesh. Ai pasaniku mallkuar ishte arsyeja pse gjendeshin aty ne rradhe te pare.

'Ketu ishte po se nga u zhduk.' tha Mario por Tedi kerceu duke shpallur duke bertitur pak me fort sec ishte e nevojshme 'Ja ku eshte harrakati.' tregonte me gisht diku perballe.

'E kush eshte ajo?' pyeti Griselda pa fshehur xhelozine e saj.

'Ndonjera qe ja ka lene. Ndonje kurve se ka plot'

Kur ai u afrua me prane ne kor djemte nisen ta ngacmonin. Zerat e tyre ngaterruar e pamundur te deshifroheshin mes zhurmes se muzikes. Elias as qe i interesonte gjithsesi. 13 minuta. Kaq kishin kaluar. Nuk kishte lezet te ikte pa u bere nje ore apo jo?

'Kush i ka prekur gjerat e mia?' Zeri i ashper, gervishtes i dikujt e beri te ngrinte syte. Ai qendronte perballe saj, trupmadh me vetullat e ngrysura.

'Ti?'

'Une?' Pyeti e trembur Elia pasi pa sa majtas e djathtas.

'Jo po krishti. Ti pra ti'

'Me... me fal. S'e dija' Belbezoi Elia. Dhe si pak me pare te tere ja plasen te qeshures. Te tere pervec ketoj Kledisit qe vazhdonte ta shikonte venger, zhbirilues.

'E kush na qenke ti njehere?'

'Eshte shoqja ime' shpalli Griselda e cila duke u ngritur nga vendi ku qendronte ulur mes djemte iu afrua Kledisit duke i hedhur krahun rreth qafes.

'Shoqja jote e?' ngriti vetullen djali pa ndare syte nga Elia. 'Pse se ke veshur pak shoqen keshtu bukur si veten atehere?' i gjuajti mbi vithe. Po, Elia betohej qe dora e tij ferkoi te pasmet e Griseldes perpara se ta godiste lehte. Dhe ajo? Ajo zgerdhihejne tretej ne krahet e tij. I ferkonte qafen me thonjte e stergjate dhe madje guxoi aq sa te puthte qafen e tij.

Iu neverit. Po, vertete iu neverit dhe pa arritur te kontrollonte deshiren per te vjelle kerceu ne kembe.
Levizje e gabuar, sepse padashur u perplas me fizikun e formuar te djalit duke u ferkuar pas tij qe qendronte aq afer kolltukut duke mos i krijuar hapsiren e nevojshme per tu larguar.

'Ama per tu ferkuar mire dika kjo.' komentoi Kledisi dhe nje tjeter raund te qeshurash pasoi.

'C'di ajo. Ajo di vetem te shkruaje e te lexoje.' Shpalli Griselda, dukshem xheloze qe nje koment i tij i ishte drejtuar Elias dhe kjo vete asaj.

Elia vetem shkundi koken.

'Me falni mua por po largohem' foli dhe shtyu me tere forcen e saj Kledisin qe nuk levizi aspak nga vendi.

'Me ngadale heren tjeter se na thyve ne mes fare' qeshi dhe e la te shkonte.

'Kaq shpejte po shkon?' Ishte Gerta qe interesohej me shume per te se Griselda.

'Po. Bera keq qe erdha. Keto gjera nuk bejne per mua' Vrapoi drejt daljes. Jo pa hedhur edhe njehere te fundit syte nga tavolina deri ku kish qene pak me pare; jo pa pare Griselden qe thithte fytyren e atij mashkulli frikshmerisht te neveritshem, jo pa pare duart e tij qe rreshqitnin ne vende te patakte...

Jo, kjo jete nuk bente per te. U ndjene sigurte vetem kur capitej rrugeve te bllokut ne kerkim te nje taksie. U ndje e sigurte ne vetmine e saj.

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now