Dita e trete

341 30 27
                                    

Dikur i kishin thene te kishte kujdes mos rrezonte pertoke zemren e saj. I kishin thene qe do e ndiente shume thelle dhimbjen dhe humbjen neqoftese dashuronte. Kishte degjuar cdo gje duke heshtur, pa bere asnje pyetje, pa asnje kundershtim dhe, kishte besuar. Cdo furtune e jetes e kishte degdisur ne shume peme te ndryshme hidherimi por vetem ne nje te dashurise. E duruar kishte ujitur deget e cdo hidherimi te mundshem dhe dita-dites shkaterronte deget e te vetmes peme te dashurise. Kepuste cdo dite deget e saj dhe rrenjet gjithnje e me te dobeta tronditeshin.

Dhe te tere vazhdonin ti flisnin. I peshperisnin ne vesh qe te kishte akoma me shume kujdes nga dashuria, qe ajo nuk ekzistonte, qe ishte nje genjeshter.
Ata e kishin genjyer jo dashuria. Fjalet boshe qe i peshperisnin tregonin qe nuk e kishin perjetuar dashurine. E ajo e kishte provuar? Te pakten kishte mesuar se si ishte ai lemshi ne zemer qe sa me shume rritej aq me shume shtohej frika e humbjes, e tradhtise. Kishte ndjere friken e humbjes dhe e kishte mposhtur por tradhtine qe ekzistonte ne mendjen e saj nuk mund ta rrezonte. Ne endrra shikonte tradhti...ne iluzione tradhti...ne realitet tradhti...kudo tradhti!

Dalengadale rra ne kurthin e njerezve qe peshperisnin. Ata e udhezonin, e conin ne rrugetimin e cmendurise dhe ajo i verbuar i ndiqte. Asnje ze tjeter nuk mund ta udhezonte per nje rruge tjeter. Kudo shikonte kurthe, hile, lojra qe i shkaktonin kriza nervore. Dhe kudo afer saj qendronte "Engjelli Mbrojtes" Demiri. Endej perqark saj si nje hije qe ushqente cmendurine me ane te maktheve. Por tani fjalen mbrojtes mund ta hiqte nga termi Engjell dhe te shtonte fjalen vdekje. Tani me ne fund kishte hapur syte dhe shikonte jeten qe kishte luajtur e manipuluar me te misteret me te pista. Tani arrinte te njihte njerezit qe e rrethonin ne llumin e genjeshtres.

5 ore me pare.
-Ayshegul?-zeri i Demirit e zgjoi sic mund ta zgjonte nje ortek qe sapo kishte shkaterruar gjithcka.
Ne duart e saj mbante nje bllok te zi te cilin, u perpoq ta largonte nga vetja me nje levizje te thjeshte te dores. Syte e Demirit u perqendruan ne duart e saj duke i dhuruar me pas nje buzeqeshje.
-Ayshegul? Cfare ka ndodhur me ty?-foli perseri ai.
-Ulu-e ftoi ajo.
U ulen te dy me veshtrimin nga deti.
-Syte e tu i ngjajne kaq shume ketij deti-foli pa menduar gjate.
-Gjithmone ma thoshe kur ishim te vegjel
-Me pelqenin syte e tu atehere. Ishin gjeja me e pafajshme ne bote.
-E tani nuk jane?
-Vjen nje dite kur askush nga ne nuk eshte me i pafajshem. Te gjithe kemi fajet tona ne jete por asnje nga ne nuk do te perballet me to. Ngrihemi?
Pergjigja e saj po e turbullonte. Ne fakt nuk mendonte se duhej te shqetesohej per keto mendime sesa per ate qe ajo vete ishte e afte te bente. U cuan te dy ne kembe, ne nje heshtje totale.
-I vrava
Fjala aq e shkurter e saj nuk kishte asnje emocion.
-Ke? Cfare ke bere Ayshegul?-shikimi i tij kishte ngrire.
-Hoqa qafe hijet tona Demir. Me ne fund do jemi bashke, te lumtur dhe me nje jete plotesisht tonen.
-Prit me ler ta kuptoj-ndaloi-Ti vrave Onurin dhe Baharin?
-Po Demir. Nuk e kupton me ne fund do jemi te lumtur. Ata u vrane pa lene asnje fantazem tek une. Ti me do?
-Me shume se jeten time.
U afrua me shume prane tij. Vuri re shikimin e tij te ngrire nga. Situata po dilte jashte kontrollit.
-Ti ke frike. Edhe ti si shume te tjere ke frike nga une. Me shiko ne sy Demir.
-Jo nuk kam frike. Nuk kam arsye.
Vazhduan te ecnin edhe me afer detit. Cdo gje nuk mund tu dukej normale. Dhimbja e kokes po fillonte perseri. U mbeshtet te Demiri.
Heren e fundit qe ishte mbeshtetur tek dikush ishte lenduar. Edhe tani ishte si nje zog i vrare qe kerkon nje fole te ngrohte. Por ajo fole nuk mund te ishte Demiri, syte e te cilit digjnin nga zjarri i urrejtjes.

Kujtimet e nje vrasesejeWhere stories live. Discover now