Dita e pare

526 34 13
                                    

Liria mbushte me fryme qelizat e trupit aq shume te pergjumura. Aroma e natyres ishte e njejte si ajo e 5 viteve me pare, e embel dhe delikate por ajo e ndiente veten te rrezikshme.
Ayshegul kishte lene pas porten e spitalit mendor dhe priste qe mendimet ta pushtonin.

Viktima e pare sipas planeve duhet te ishte Onuri, polici qe e mashtroi me dashurine e pafund por mendja cuditerisht kishte zgjedhur nje tjeter viktime: Baharin-dikur shoqja e saj e ngushte dhe tani dashuria e vetme e Onurit.

5 vjet kishte ndenjur e mbyllur ne ate cmendine, e rrezikuar per tu cmendur vertet. Per 2 vjet kishte pritur qe ata te vinin, ta lironin nga ai burg i tmerrshem dhe cdo gje te perfundonte me fund te lumtur. Por me pas e kuptoi qe ishte e kote te mbante shpresa te rreme. Atehere ishte perqendruar ne nje gje te vetme: plani per ti vrare. Ata nuk mund ta kishin idene se cfare do te thoshte te vuaje cdo dite, e veshur me kemishen e forces, e percmuar nga cdokush. Kishte filluar te bente plane si nje e cmendur e vertet, e ndoshta ishte per shkakun e tere ilaceve te konsumuara. E perseri dicka brenda ne zemer ndiente nje dashuri te pabaze per viktimat e saj.

Gjithmone i mbante floket blu sic kishte njohur per here te pare Onurin, rrobat e zeza ashtu sic Bahari e kishte mesuar dhe pak nga ajo pafajshmeria pas se ciles Demiri ishte dashuruar. Ky i fundit ishte perpjekur gjithmone ne ato 5 vjet te sheronte plaget tek ajo por nuk kishte mundur. Ndaloi nje taksi qe ecte me ngadale drejt saj dhe i dha nje adrese te vjeter.

Shikonte jashte atij xhami cdo rruge ku kishte qene e lumtur. Asgje nuk kishte ndryshuar, akoma vazhdonte te qeshte kur kujtonte ato momente te bukura. Te qeshurat, perkedheljet, puthjet e dikurshme tani jehonin ne koken e saj. Fjala te dua ishte ajo qe jehonte me shume nga te gjitha dhe e lendonte ne te njejten menyre sic dikur e gezonte.
-Mberritem zonjushe-tha shoferi i taksise.
Zbriti pasi i kishte zgjatur leket drejt duarve te plasaritura e te cara te nje njeriu normal.

1 ore me pas.
Shtepia kishte ngelur po ajo. Ne nje mur ishin varur foto, piktura te reja por qe benin nje kontrast te tmerrshem me murin e se shkuares. Nuk donte ta lejonte veten te humbte ne kujtime aq te pavlera ne dukje por qe ne zemer benin punen e tyre.

Tingulli i deres e zgjoi nga cdo gje e shkuar. Bahari ishte aty perballe saj dhe fytyra e saj e tmerruar ishte gjeja me e bukur qe donte tebante mend.
-Aysegul?-zeri ishte i dobet, sikur frymemarrja te ishte duke mbaruar.
-Me late te kalbesha ne ate vend per 5 vjet. Menduat se nuk do kthehesha? Ja ku jam pra!-buzeqeshi, per here te pare pas 5 vjeteve ajo buzeqeshje doli nga shpirti.-Me akuzuat se isha nje e cmendur, e droguar nga vete mendimet e mia. Gjithcka per pasurine.
-Ti...ti ishe vertet keq Aysegul. Kishe kriza nervore edhe ne momentet me te lumtura. Une dhe Onuri...
Zeri i Baharit po fillonte ti jepte dhimbje koke. Te degjonte emrin e Onurit nga buzet e asaj femre e bente te humbte durimin.
-Pikerisht "ti dhe Onuri". Ai ishte gjithcka qe ti doje. Dhe mos u shqeteso perseri do ta kesh.

Thika u ngul ne barkun e viktimes se saj. Nje rrenkim i mbytur doli nga buzet e Baharit dhe ashtu vazhdoi edhe ne 3 goditjet e tjera. Rra ne toke. Ayseguli u ul prane saj. Thika qe mbante ne duar ishte per te bere cdokend te vuante madje, edhe nje trup te vdekur. Filloi ta godiste trupin e pajete akoma me forte, me ndjenjen e kenaqesise qe e mbushte shpirterisht. Donte te shkaterronte cdo arome tradhtie qe vinte nga trupi i Baharit. Aroma e gjakut te saj e inatoste, e bente ta godiste pa meshire. Gjaku i saj i kujtonte tradhtine, ajo ishte pikerisht aroma.

Nuk kishte asgje qe ta ndalte ne ato momente pervec ngasherimave te mbytura qe vinin nga shpirti dhe duarve qe filluan ti dridheshin. Ndaloi. Ngadale mbylli syte e Baharit qe tregonin tmerrin. Ajo nuk luftoi me te, nuk beri asgje per te kundershtuar vdekjen qe i sollen duart e shoqes se saj. Cdo gje kishte perfunduar pa meshire, me urrejtje.

Kujtimet e nje vrasesejeWhere stories live. Discover now