Kapitulli 24

2.6K 194 100
                                    

Nuk mund ta kishte bere kete gabim trashanik,nuk mund te ishin te lidhur,por ai e tradhetoi ate.As nuk ishte i sigurt qe e kishte bere kete.

'Mos u shqeteso,tek ajo nuk do te kaloje asnje fjale.'pershperiti duke u afruar mbrapa kurrizit,e duke i vendosur duart ne shpatulla.Ai ia largoi.Ktheu koken nga ajo.

'Po ti si munde t'a lejoje? Apo kete doje?'

'Ne e donim te dy kete Enzo,edhe pse te dy ishim te dehur,e beme me deshire kete veprim.'ishte gati ta godiste me shuplake,por ajo,ajo qe e mesoi si te donte,i mesoi dhe si te respektonte femrat.Ajo,ajo ishte femra e duhur,jo kjo ketu ne kete shtrat te piset.

'Mos me bej te qesh ne keto momente acarimi!Si dreqin mund te dehem me nje gote vere?'fjalen e saj e nderpreu nje goditje e forte ne dere.

'Po!?'bertiti.

'Kemi gjetur Gabriella Morettin Bos!'u emocionua por ne te njejten kohe u ndje bosh,do te shikonte ne syte e saj me nje ndjenje faji,nese ajo do te fajesonte veten per ate cfare kishte bere,po ai?

Si do te shikonte ate prane saj kur e dinte se do ta genjente,do ta mashtronte sy per sy?Nuk i kishte kuptuar asnjehere ndjenjat e saj,mund te qendronte ne siperfaqe si nje femer e forte,ajo ishte e forte,por ndjenjat e saj e dobesonin.Po kur te merrte vesh gabimin qe kishte bere,do ta shihte serish me syte e saj te humbur?

Filloi te vishej me shpejtesi,duke lene Anastasian ne shtratin e ftohte mbeshtjelle me carcafe.Hapi deren me shpejtesi dhe e mbylli me shpejt sesa e hapi,nese ai roje do te shihte ate skene brenda asaj dhome,do te ishte i shkaterruar me Gabriellen.

'Me thuaj ku ndodhet?'nuk po fliste per disa momente.Ajo qetesi ishte therese,deri ne castin qe e shtrengoi fort prej xhakete duke e kercenuar.

'Ajo..bos..esh..eshte..Ajo desh ishte mbytur ne liqen,ne rezervuarin tone te ftohte..por..por..nje djalosh e kishte gjetur dhe e kishte shpetuar ne minutat e fundit te jetes'e leshoi ate i tronditur.Jo ajo,nuk duhet ta kishte bere kete.Nuk mund ta humbte ate,gjithmone do ta donte prane.Ajo ishte bota qe rrotullohej rreth tij tashme,pse dreqin e lejoi te kalonte ate porte.

'Me dergoni menjehere te djaloshi'bertiti duke vrapuar per te mberritur poshte.Po vraponte si i cmendur,ne koke vertitej fytyra e saj,a do te ishte si me pare,apo e enjtur nga ajo qe kishte kaluar.Deshironte te shihte ate serish,te mos e ndjente ate te largohej prej tij.

⏳⌛

'Ku eshte ajo?'po perpiqej te mbante veten pas kur vereu djalin simpatik te qendronte ne prag te deres.Ndjeu nje fare djegie brenda tij kur fillonin mendimet jo te duhura te zhyteshin ne mendjen e tij.Po permbante terbimin kundrejt atij djali,edhe pse ai nuk zoteronte asnje faj.

'Brenda,'foli me nje ton moskokecares dhe kryqezoi duart duke veshtruar me inatosje.Nese do te kishte me shume kohe do t'i kishte dhene nje plumb ne koke ne nje kohe jo shume te shkurter,po ajo s' mund te priste.

Sapo shkeli hapin e pare drejt atij prag dere,vereu ate te shtrire,te ngaterronte duart e saj me njera tjetren.

Deshironte te bertiste,te shkonte ta rrethonte me krahet e tij,por ishte ai qe ishte ndyre kete mengjes,nuk mund te shkonte te sillesha kaq i poshter.

'Gabriella,'pershperiti.Ajo ktheu koken dhe po e veshtronte pa asnje shprehi ne fytyre.E paster,sic qendronte perdite ne vilen e tij,aq e bukur,vetem se kesaj rradhe,ndjenjat e saj mungonin.

'Lore..Khh..Nzo.'vazhdonte ta veshtronte pa asnje ndjenje.Nuk kishte ndryshuar ajo,kisha ndryshuar ai.

'Hmm...une..si je?'deshironte te fliste me shume,te thoshte teper gjera,por brenga e fajit se lejonte te fliste.

'Mire,'dha nje buzeqeshje fallco.Deshironte te godiste veten me force,si mundi ta bente ate veprim dje,si mundi te lejonte veten...

'Ka ndodhur dicka?'pershperiti duke u ngritur nga pozicioni i saj shtrire dhe po qendronte ulur ne shtrat.

'Pse e thua kete?'

'Lere fare'terhoqi batanijen pas saj.

'Jo,me thuaj,'mori fryme thelle.

'Thjesht,ishe ti ai qe me dashuroje kaq keq,e sot qe me gjete serish,dukesh i penduar.Ndoshta une besova teper ne fjalet e tua,e ti ndoshta deshiroje vertete qe une te largohesha.'u shtri serish ne pozicionin e meparshem duke i kthyer kurrizin.Shfryu.

'Mos.Mos e thuaj asnjehere kete.Ti me vrare,kur me le.Isha si nje i vdekur qe ecja'ajo i nderpreu fjalen.

'Nuk dukesh i tille,'pershperiti matane.

'Kthehu nga une e me veshtro ne sy.Kthehu.'qendronte serish ne ate menyre e nuk po levizte.Po priste i lodhur qe ajo te kthente fytyren e saj drejt tij,por e dinte qe nuk do te ndodhte.

Derisa ajo,filloi te perplasej mbi krevat duke u kthyer drejt tij.Nguliti syte drejt syve te tij,ishte ai tashme qe nuk deshironte ta shihte ne sy.Ajo dhimbja qe percillte nga syte e saj,i rrisnin me shume brengen e fajit qe gerryente brenda.Largoi syte nga ajo.

'E dija'uli zerin ajo.

'Dije cfare?'ai ngriti njeren vetull.

'Qe thjesht po talleshe me mua.'ai hapi syte me shpejtesi duke u fokusuar ne te.

'Cfare dreqin thua?'

'Cfare te duket se po them? Ta degjoje.Dhe tashme mund te largohesh.Do te qendroj ketu.'mund te kishte bere ate gabim me Anastasian,por ate sdo e lejonte te qendronte ketu.Ajo e kishte vendin prane tij.

'Largohu pra,'ngriti zerin.Rrotulloi syte e filloi te futej ne krevat.Ajo u spostua duke e veshtruar e inatosur.

U ngrit sic ishte ne shtrat dhe e zuri trupin e saj me kembet e tij.Perpelitej por ndaloi duke kryqezuar duart.

Mendoi se u dorezua por jo.

E goditi fort ne vendin qe nuk duhej.Renkoi nga dhimbja.

'Hapu.'bertiti.

Sheshoi trupin siper trupit te saj dhe lejoi fytyren time te qendronte siper te saj.

'Lar..largohu.'pershperiti me gjysme zeri.Pasi po ndihej me mire,leshoi duart ne belin e saj dhe e shtrengoi jo duke e vendosur mbi sup,por ne krahet e tij.

Filloi te dilte jashte deres dhe cuditerisht ajo nuk po bente ze.Ndoshta ky pozicion e kishte lene pa fjale,ndoshta keshtu do ndodheshin ne nje dite.Ai do te mbante ate si bashkeshorte ne krahe,ne diten e tyre te marteses.Por jo,cdo gje duhet ta prishte ajo ndjenja e fajit qe po rritej si nje bime brenda tij.

Te gjithe po veshtronin te habitur derisa arriten ne vile.

'Nuk duhet te kishe ardhur te me merrje.'

'Pse,do vije vete?'buzeqeshi vesh me vesh.

'Jo,sdo kisha ardhur fare.'

'Ti nuk qendron dot pa me shikuar fytyren nje dite.Si rezistove?'vendosi ta vinte ne loje.

'Ai djaloshi kishte nje lekure gomari te vendosur ne mur,e sa here shihja ate me kujtohej fytyra jote,'u leshua ne toke dhe vazhdoi te ecte perpara tij duke i kthyer kurrizin.

Vrapoi pas saj duke e shtrenguar fort prej beli.

'Oh cdo te heqesh sonte!'pershperiti.

The Mafia Kidnapped Me (Shqip)Место, где живут истории. Откройте их для себя