Gjashte

693 112 49
                                    

Ate nate skishte gjume. E ndava mendjen pasi u perpelita tere ato here ne shtratin e bute qe sonte, cuditerisht dukej aq i parehatshem. Nuk ishte faji shtratit, ishte faji i mamit qe me beri te ndihem kaq e stresuar dhe ne gjemba ne shtepine time. Dhe ne fund te fundit nuk ishte as faji i saj, po i drejtoreshes mendje shkrete, i Enit qe helmoi te tere me ate miresine e saj te shtrirur.
Po jo, nuk mund te ma hedhi mua. Une e di, une e shoh per ate cka eshte ne te vertete nen masken e saj; nje shtrige e kalbur.

Duhet te flisja me Leon, duhet te flisja me te patjeter. Duhet ta bej te shohe te verteten qe shoh une, duhet ta shkepus prej kthetrave te maces shtrige, duhet ta shpetoj dashurine time, te shpetoj dashurine tone.

U ngrita nga krevati dhe gerrmova ne dollapin tim. Nxorra fustanin e vetem qe kisha, e gjeta mes bluzave te shumta sportive dhe xhinseve. Vesha fustanin e gjere te zi, me lulet e vockla qe zbukuronin copen e tij. Ma kishte blere mami me duket, si nje dhurate, por nuk e mbaja mend se kur. Nuk e kisha veshur asnjehere me pare, por do ta vishja sonte; ne kete nate qe do te shenonte fillimin e lidhjes time me Leon.

Kreha floket, tashme te verdhe, nje ngjyre kashte e djegur,jo e bukur si ajo e Barbiet, por varja, do ta rregulloja neser. Ose nuk do te kishte nevoje, ndoshta do ti rikthehesha te zezes time sepse neser nuk do te kishte me Barbie ne jeten tone.

Degjoja mamin qe perplaste kanapet e bufese, enet e qelqta. Jo, skisha nder mend ti jepja shpjegime prandaj dola nga dritarja, sic beja atehere kur isha e vogel. Fakti qe kisha bere per vite te tera kurs atletike dhe gjimnastike me ndihmonte. Rregullova edhe njehere fustanin kur u gjenda ne barin e njomur nga vesa dhe pa e zgjatur shume, vrapova. S'do rrezikoja qe mami te dyshonte per dicka, te kujtohej per te me thene dicka e te ngjitej ne dhomen time e me pas te perhapte ndonje alarm. Do te me gjenin, do te me kthenin ne shtepi dhe tere plani im do te shkonte dem. Nuk mund te humbisja asnje dite me shume. 

Vrapova deri perballe shtepise se Leos. Dritat ne katin e pare ishin ndezur, edhe nje drite e zbehte dukej ne dritaren e dhomes se tij. Mund te ngjitesha direkt aty? Studiova pemen hijerende qe zbukuronte oborrin e tyre te vogel, deget e saj kacavjerese. Po, mundesha. 

Por vendosa qe jo. Pse te futesha si nje hajdute ne shtepine e dashurise sime? 

Eca drejt deres, dhe trokita lehtazi. Vetem nje trokitje mjaftoi, sepse dera u hap dhe nje grua floke geshtenje, me syte e erret si te Leos u shfaq ne anen tjeter. 

'Hm, kush je ti?' pyeti ajo tere dyshim. Ndoshta vuante nga skleroza ose ndonje gje, se Leo duhet ti kishte treguar me patjeter per mua. Ose ndoshta nuk me njihte me floket e verdhe, harrova dhe vete qe tashme floket e mij kishin ndryshuar. 

'Jam e dashura e Leos. Eshte ketu ai?' u prezantova. Nuk me ftoi brenda. 

'E dashura?' pyeti dyshuese dhe e frikesuar. 

'Po. Cuditem qe ste ka treguar. Madje po ofendohem. Deshiroja ti beja nje surprize, shiko, sot eshte pervjetori yne, dhe erdha deri ketu, per ti thene qe e dua shume. Jemi zene pak se fundmi, gjerat skane qene si me pare, jemi larguar, por une e dua gjithsesi dhe dua tja them.' 

nuk tha asgje me shume por me shikonte e habitur. Pse sme ftonte brenda? Keshtu duhet te silleshin vjehrrat me nuset e tyre? Mungese respekti. 

'Nuk po me fton brenda?' 

'Je e sigurte qe nuk ke ngaterruar shtepi e dashur? Sepse, sepse Leo eshte lart me te dashuren e tij' u pergjigj ajo. 

Ndjeva inatin qe me vlonte se brendshmi. Eni, serisht e poshtra qe arrinte eprpara meje. Mendo Meg, mendo. Mos ler nervat te te udheheqin. Mendo mire. Nese nis te shaj Enin dhe te bej si histerike, kjo plaka e dhjere sdo te me besoje. Ja ka bere corap mendjen shtriga. Mund te them qe jam ngaterruar, po do te them qe jam ngaterruar. Do ta bej ta besoje qe eshte nje keqkuptim dhe me pas do te ngjis ate pemen. 

'Me fal, une po kerkoj Leopodin, djalin bjond? Sapo eshte transferuar ne kete lagje. ' e dija qe para disa ditesh nje familje e re kishte hyre ne shtepine perballe. Kishin nje djale bjond ndonese sja kisha idene emrit te tij. 

'Aaa je ngaterruar atehere. Per nje cast mendova se je njera qe bezdis tejmase djalin tim me mesazhe gjera. Por ajo eshte brune, kaq di rretha saj te cmendures. Provo shtepine perballe' 

Trapja, deshiroja ti fusja nje grusht perpara se te me mbyllte deren ne fytyre. Dhe nje tjeter debile qe me therriste e cmendur. Te cmendur jeni vete njerez, te tere qe nuk besoni ne dashurine time dhe te Leos deshiroja te bertisja mesa fuqi kisha. 


ErotomaniaWhere stories live. Discover now