Pese

776 111 50
                                    

Shperlava bojen, qe si mastiç me ishte ngjitur ne floket e mi. Me koken perkulur ne lavamanin e banjos se perbashket te shtepise, shkoja gishtat ne dendesine e flokeve per te pastruar edhe te fundit mbetje te bojes qe kisha blere ne supermarketin e lagjes pak me pare; jo nga ato te mirat, dicka te lire qe mund ta perballoja me leket e kursyera te dy diteve te fundit. Mami sdo te me kishte perkrahur kurre ne vendimin tim per tu shnderruar ne nje bjonde. Ishte nje nga ato femrat pro natyralitetit, qe as vete nuk lyhej e pispillosej si grate e tjera. 

U pashe ne pasqyre, pjeserisht e kenaqur me rezultatit. Ndoshta do te me duhej ti thaja floket plotesisht per te pare ngjyren perfundimtare. Por qe tani bishtat ishin thare dhe ngaterruar si nyje rrjetash peshkataresh, apo si rrjeta merimangash. As qe me behej vone, do ti prisja sepse ti krihje ato lemshe ishte pothuajse e pamundur. Terhoqa sirtarin e pare kur e dija qe nje gershere e madhe priste per tu perdorur ne raste te tilla. 
Preva shkujdesshem fundet, pa e vrare mendjen per simetri apo drejtesi. 
Pastrova floket e rene ne dysheme, lavamanin e piset nga boja dhe pasi u kenaqa me rezultatin, zbrita per ne kuzhine ku e dija qe mami po gatuante dicka. Ndjeja aromen e mire te mishit qe piqej. 

'Cfare dreqin ke bere Megi?' habia transformoi fytyren e saj nga te embel ne nje te frikshme. kaq shume nuk me shkonin floket e reja mendova? 

'Doja te behesha si nje kukull Barbie. A mendon qe ngjaj si nje?' 

'Zot, o zot.' vuri duart perpara gojes se saj dhe dukej sikur do te shperthente ne lot nga casti ne cast. Ndoshta nje nga ato momentet kur nenat kuptojne qe vajzat e tyre jane rritur, qe nuk ja kane me nevojen ne jete dhe behen melankolike te papara. 

'S'me the a me shkojne.' i kujtova. 

'Pse e bere Meg zemer? Cdo te thote e tere kjo?' 

'Leos i pelqejne bjondet. Dua qe te me doje edhe me shume mushi, te me doje shume sic e dua une.' nje lot rrodhi ne faqen e saj. Pse mamate emocionohen kaq shume kur mesojne qe vajzat e tyre dashurojne? Ndoshta sepse e dine qe nuk do te jene me e vetmja dashuri ne jeten etyre? ndoshta sepse ndihen xheloze qe vemendja nuk do ti perkase me vec tyre? E cuditshme, ndoshta do ta kuptoj kur te behem nene vete. 

'Meg, duhet te flasim shpirt. Ulu' tregoi me dore divanin e rehatshem dhe shkoi te ulej ne te. 

'Per cfare?' u ula prane saj. 

'Degjo, Leo...Ai nuk te do shpirt. Me kupton?' zot, po kjo cpati tani. 

'Ti as qe e njeh ate mam.' iu hakerreva. 'Ai me do' kembengula e sigurte. 

'Shpirt, Meg. Me degjo.' me perkedheli fytyren me doren e saj tashme te rudhur, sic bente kur isha femije. 

'Leo, ai ka nje te dashur. Ai as qe te njeh Meg. Kjo, kjo e tera eshte si atehere me Mateon. Te kujtohet? Te kujtohet tere lemshi i athershem? Te kujtohet sa u merzitem te tere? mos e perserit me zemer.' 

E si sme kujtohej Mateo dhe tere ato mashtrimet qe krijoi ne fund rreth meje. E mbaja mend qe cke me te dhe e urreja sot e kesaj dite. Por nuk kuptoja, nuk kuptoja pse te tere flisnin rreth tij sikur te ishte faji im. Tani edhe mami. 

'E di ma, por Leo nuk eshte si Mateo. Leo nuk do te shpifte per mua. Ai me do, te thashe njehere, por ta them serisht.' i perserita, ndoshta nuk me kishte kuptuar ne fillim. 

'Mateo dhe Leo jane njesoj. Ato... Je ti Meg. Nuk di si te ta them zemer, nuk dua ta besoj as vete. Por ti mendon se ai te do, ti e beson verberisht. Sic mendoje atehere per Mateon. Por te dy ato kane jetet e tyre. Dashuria qe ti mendon se kane, eshte ne mendjen tende.' 

'Po thua qe jam e cmendur? Edhe ti mush?' ndjeva syte qe mu mbushen me lot. Pse askush nuk me besonte, pse? 

'Jo, jo. por kjo, eshte nje cregullim. Sic ta ka shpjeguar edhe ty atehere Griselda.' 

'Ajo eshte nje grifshe xheloze ma. Ajo, ajo me acaronte tere kohen. Me bezdiste me pyetjet e saj. Une si pergjigjesha. Dhe ka sajuar gjithcka.' shpertheva. 

'Drejtoresha e shkolles me telefonoi sot. Thote qe nje vajze, Eni, eshte e shqetesuar per ty. Ajo dhe Leo, ato duan qe te qendrosh sa me larg tij.'

'Ajo me foli dhe mua dje. Une i shpjegova gjithcka. Enit, drejtoreshes' 

Me kishte therritur dje ne zyren e saj, me kishte ofruar dicka per te pire, nje embelsire dhe me pas me kishte percjelle tere hidhesi pasi me kishte kercenuar, po, kercenuar qe nuk mund te vazhdonin me me mua, nuk mund te toleroheshin me sjelljet e mia ne institulin prestigjoz,  nuk mund te me ofronte nje shans te dyte pavaresisht respektit qe ushqente per prinderit e mi. 
Dhe une, une kisha dale duke perplasur deren. Me duket se edhe i thashe ti mbante shanset per vete dhe ti fuste ne bythe. 

'Prandaj ishte nervoze. Ishe sjelle si nje harbute me te. Ajo, ajo u tregua e kuptueshme me ne pas Mateos. Mos na detyro te te cojme ne nje institut ku nuk do te kesh deshire te studiosh.Mos digj te ardhmen tende per nje deluzion, nje obsesion te rreme.' mbuloi fytyren me duart e saj dhe qau me nje ngasherime. Po, trupi i saj u dridh teksa qante. Kot qan dhe kjo e imja ndonjehere mendova. 

'E meritoi. Ne paguajme, sma ofron ajo shansit mam, por leket qe paguan ti dhe babi qe une te shkollohem aty.' i kujtova. 

'Mateo te denoncoi atehere. Na u desh te mundoheshim shume qe te te shpetonim. Na u desh ti pergjeroheshim shkolles qe te vazhdoje te ndiqje mesimin aty. Dhe ai, ai u largua. Nese Leo zgjedh te beje te njejten gje, nuk te shpetojme dot me.' 

'Mateo ishte i keq. Sa here ta thash.' bertita duke u ngritur nga divani. 'Po flej mam. Dhe te mendosh qe vetem te pyeta nese me shkojne floket e verdhe dhe ti mu pergjigje me tere keto pallavra' vrapova ne dhomen time duke i ngjitur shkallet dy e nga dy. 

U hodha mbi krevatin e vogel, duke u munduar me kot te qetesohesha duke mbyllur syte. 
Kete here nuk shfaqej Leo, por Mateo. Mateo, djali qe me kishte bere te njihja dashurine, djali te cilit i kisha dhuruar zemren dhe veten per here te pare. E mbaj mend si sot, me ftoi ne shtepine e tij, shkova. Bertiti kur hyra ne dhomen e tij te vogel, por e qetesova duke i kujtuar qe me kishte ftuar ai. U step, largohej prej meje teksa mundohesha ta qetesoja, por me kot. 
Me pas, smbaj mend shume. Di qe u puthem. Me puthi? Jo, e sulmova une me buzet e mia. Nuk kisha puthur ndonjehere, por nuk ishte aq e veshtire. Por mesa duket ia futa kot, sepse pastaj me shtyu. U shtriva ne shtratin e tij, ku dhe u zgjova ne mengjes. Se di, ai thote qe vetem fjeta aty, dhe ai u largua ne nje dhome tjeter, i frikesuar prej meje ndersa une e ndjeja, e ndjeja brenda vetes qe kishim bere me shume se vetem gjume. Ne fund te fundit, ne duheshim dhe te dashuruarit nuk vetem flejne... 

Me kishte denoncuar me duket. Sepse pas mamase se tij histerike qe u fut ne dhomen e vogel duke bertitur e duke me terhequr prej krahesh, u shfaqen disa burra ne uniformen blu te thelle. Njeri me terhoqi dhunshem, me futen ne nje makine. 
Sec me permendte disa akuza idiote por une mendjen e kisha vec tek Mateo, qe shikonte nga pragu i deres se si me largonin prej tij, fshihej pas se emes bullafiqe dhe nuk vrapoi pas meje. 

Ne ate cast, ne nje cast te vetem kthjellesie kuptova qe ai nuk me donte. Jo, jo. Ai ishte tallur me mua, sic thone te tere qe meshkujt tallen me femrat. Qava ne makine, polici kujtonte se qaja sepse isha e frikesuar, tjetri thoshte qe isha e cmendur dhe te cmendurat silleshin keshtu, qanin pa shkas. Por une qaja sepse zemra ime u thye ate mengjes. 

Sdo te dashuroj me kurre, i premtoja vetes ne dhomen e vogel te zbrazet ku me kishin futur. 
Por Leo, Leo ngjiti zemren time duke me bere te ritakoja dhe njehere dashurine, kete here nje dashuri te vertete. 
Dhe dashurite e verteta kishin pengesa, si ne filma, ne telenovela ku nje personazh negativ futej gjithnje mes dy te dashuruarve. Eni, ajo ishte Eni kucka qe manipulonte mendjen e Leos, qe blinte drejtoreshen me embelsine e saj te shtirur dhe e kthente kunder meje, dhe tani edhe time me. mamin tim qe e kishte hipnotizuar me genjeshtrat e saj te bukura pa e njohur. 

Por ne filma gjithmone te dashuruarit e fitonin fundin e tyre te lumtur, e fitonin duke luftuar per ate. Dhe une do te beja pikerisht kete, do te luftoja. Si neper filma.... 


ErotomaniaWhere stories live. Discover now