2.Ndeshja

3K 270 117
                                    

Pasi iku Xheku provat mbaruan. Merrej vesh qe Tajlerit nuk ia kishte me qejfi te punonte ate dite.

Nderkohe, ne dhomen e zhveshjes se femrave, ato mendjelehtat qe i kishin rene ne pjese Semit po peshperisnin rreth Xhekut:

-Ai eshte kaq i pashem. Ishte veshur edhe aq mire.

-Ata syte e tij me shkrine fare. Çfare shikimi qe kishte!

-Zot, ia pe trupin?

-Ça mut trupi moj, po bythet ia pe? Ai eshte thjesht...-po nuk e mbaroi dot fjaline sepse Semi, qe po çmendej pa e kuptuar as vete perse, nderhyu e tha:

-Ai eshte thjesht nje trap si gjithe te tjeret.

Enxhi ose kuçka e Trupes A sic e quante Semi, ajo provokatorja dhe lavirja e te gjithe meshkujve, ajo e pavlera me gjoks te madh dhe te pasme rrumbullake qe ua hiqte trurin djemve, iu kthye e irrituar Semit:

-Ti mund te mos flasesh te lutem. Askush nuk e kerkoi opinion tend.

Semi ia plasi te qeshurit.

-Ti mendon se mund te me japesh urdhra mua?! -qeshi tere falsitet,- Sa per te qeshur! Nuk me behet vone se çfare thua ti dhe as me plas fare per ate injorantin italian. Me kuptove shpirt?-perfundoi Semi , hodhi çanten sportive ne shpine dhe doli me te shpejte nga dhoma e zhveshjes duke e lene Enxhin pa fjale.

-Hej bretkose ku po shkon?-i thirri dikush nga e majta e salles. Semi u kthye pas dhe pa Xhoin bashke me Majkellin. Edhe pse donte t'i vriste, i kishte miq te mire, ata e kenaqnin me sensin e tyre te holle te humorit. Ishin mjaft te shoqerueshem.

-Mos guxo te me quash me ashtu ose do te te bej per spital, e more vesh kete?!-iu drejtua atij duke i veshur nje grusht ne krah.

-Uou, qetesohu nigga! Relaksohu!-Xhoi u terhoq pas dhe ngriti duart ne shenje vetembrojtje,- Dhe goxha grusht meqe ra fjala. Ke qene ndonjehere ne boks?

Semi nuk qeshi, s'ia kishte qejfi.

-Dikush nuk eshte ne humor sot Xho,-tha Majkelli.

-Mos fillo Majkell apo ta ka qejfi edhe ty ndonje grusht?-ia priti Semi me grushtin gati.

-Ok ok, Majkell po largohet

Djali doli fluturim nga klasa.

-Edhe une po iki Sem. Shihemi neser,-keto qene fjalet e Xhoit para se te ndiqte nga pas Majkellin.

Semi nuk donte te kthehej ne shtepi. Çfare dreqin do te bente atje? Epo sigurisht qe jo ndonje detyre apo projekt. Jo, jo, asnjeren nga keto. Interesi per to i kish ikur kohe me pare. Hmm... Ndonje gje me interesante per te bere ne shtepi? Po, patjeter, Anxhela do ta priste me kembet e para. Kush eshte Anxhela do pyesni ju? Nuk eshte motra e Semit, sepse ajo s'ka moter, por nje vella gjashte vite me te vogel se vetja. Nuk eshte as ndonje sherbetore, jo! Anxhela eshte njerka e Semit, shtriga e familjes se saj qe ishte martuar me babane disa vite pas vdekjes se mamase.

Semi dhe Anxhela e urrenin njera-tjetren, per shume arsye. Njera nga keto ishte se vajza kurre s'do ta pranonte Anxhelen si nje pjesetare te familjes se saj, aq me teper si "mama".

Per te hequr mendjen nga "shtriga", nxorri celularin nga xhepi, kufjet nga çanta, i vendosi keto te fundit ne vesh dhe duke degjuar muzike, zbriti shkallet e godines me nxitim. Ne te dale te nderteses u perplas me dike dhe pasi hoqi kufjet, filloi t'i bertiste personit pa pare se kush ishte:

-Hej qorr, shiko se ku shkon.

-Oh shpirt me fal, nuk te pashe.

Pse ajo fjala "shpirt" iu duk aq e degjuar, aq e njohur? Ngriti syte dhe ç'te shihte? Ai tipi italian me te pasme te bukura i qendronte tashme perballe duke i buzeqeshur me dinakeri.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now