Trupi im u bë bashkë me dyshemen teksa dhimbja ime ishte shumë e madhe tek krahu, për një moment mendova që krahun u këputej i tëri.

-Zonjush!

Dëgjova z.Nikola të vinte drejt meje, e di që më shumë po ma bënte paniku që po merrja se sa dhimbja. Duart e z.Nikola grisën bluzën tek krahu im i djathtë teksa sytë e mi e shikuan të habitur i cili nuk foli vetëm veproj ashtu dhe lidhi krahun më nalt plumbit.

-Eja t'ju dërgoj në spital.

Tha ai duke dalë në anën tjetër dhe më ngriti në këmbë por unë po ndjeja një nxehtësi në trup nuk po më linte të merrja frymë.

-Nuk mundem.

Thashë teksa frymëmarrja ime u shpejtua. Trupi im u mbështet më nga z.Nikola teksa dora e tij u vendos tek beli im që të më mbante. Jashtë u dëgjua ndihma e shpejtë pasi që pashë një nga policët ishte plagosur i cili kishte gjendjen më të rëndë se unë morrën që ta dërgonin në spital ndërsa z.Nikola më ndihmoj të hyja në makinën e tij. Aty në makinë fillova të ndjeja më shumë dhimbje, po e urreja këtë dhimbje, më zemëronte...prandaj mbylla sytë që të qetësohesha.
.
Kur hapa sytë pashë vetën në spital, krahin e kisha të lidhur dhe me më pak dhimbje. U ngrita ngadalë e po qëndroja ulur dhoma më kujtonte një vend gjë që nuk më pëlqente. Telefonin e morra nga xhepi i pantollonave duke shikuar për mesazhet që kisha nga Alina. E thërrita menjëheri si pashë ato mesazhe.

-Çfarë flet? Nuk po të kuptoj?

U dëgjuan fjalët e mia teksa po dilja nga dhoma e spitalit.

-Zonjusha Ross jeni mirë.

U ndala duke e shikuar z.Nikola ndërsa në anën tjetër Alina po fliste.

-Ross?!! E dëgjova mirë?
Tha Alina kur dëgjoj zërin e z.Nikola, e cila dukej e shqetësuar.
-Çka, çka thua? Më thuaj çfarë po ndodh?
Thashë e shqetësuar.
-Çkaa?!!
-Ndodhi diçka? Pyeti ai.

-Alinaa është në rrëzik.

Thashë duke vrapuar.

-Kush është ajo?
-Mikesha ime.
-Më tregoni ku është ajo do shkoj unë, ju qëndroni këtu.
-Jo do vije edhe unë.

Thashë duke hyr në makinën e tij. Po shikoja telefonin duke i shkruar Alinës dhe ngadalë shikova z.Nikola.

-Të tregoj ku është?
-Ne shtepin e saj, nuk e kuptova mire disa njerez te maskuar me tha qe jane brenda ne shtepin e saj...ohh nuk e di nuk degjova mire fliste me frike. Duhet te jene njerez qe me plagosen mua deshirojne te vrasin edhe miken time nuk mjaftoj vellau im.
-Mos u brengosni do shkojme me kohe
Tha ai duke lajmruaj edhe policet e tjere.

Po shikoja telefonin vazhdimisht teksa qëndroja e shqetësuar.

-Mos e shikoni vazhdimisht telefonin do mbërrijmë me kohë.
-Çka nëse...Jo nuk dua as ta mendoj...

Thashë teksa vendosa dorën tek krahi i djathtë pasi ndjeva një therrje. Shikova telefoni kur u dëgjua dridhja e tij.

-Është nga ajo?
-Jo!

Thashë teksa e shikova telefonin. Ngrita kokën e po shikoja vendin që fillova ta njiha, kjo më bëri të kuptoj që ishim afër. Dielli po ndiqonte shumë dhe vapa që po prekte trupin tim po më bënte të djersitesha ose ndoshta ishte vetëm stresi që kisha.

-Kjo këtu është.

Thashë duke bërë me dorë në shtëpin e lyer me ngjyrën bardhë e zi.

-Qëndroni këtu.

Më urdhëroi ai duke nxjerr armën e tij, unë u plagosa dhe menjëherë sulmojnë Alinën, nuk e kuptoj pse Alinën. Dola nga makina dhe eca për brenda sepse nuk mund të qëndroja aty.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now