U ndala duke e shikuar teksa qielli u mbush me dritën e fortë dhe të shpejtë të vetëtimës, trupi nuk lëvizi për disa sekonda derisa e morra vetën nga ajo dritë e frikshme, Kai nuk është....nuk ishte një person që të shkonte pas atyre rrugëve.

-Kai!

Fjala ime ndaloj kur u dëgjua telefoni i tij, ai u ngritë duke u përgjigjur. Megjithatë nuk foli asnjë fjalë, qëndroj duke dëgjuar disa minuta dhe ndali telefonin.

-Siç duket më duhet të shkoj, megjithatë do ju lajmroj nëse zbulojmë diçka rreth vëllaut tënd.
-Në rregull faleminderit!

Thashë teksa e përcolla deri tek dera ku hapja e derës bëri që zhurma dhe era e shiut të ndjeheshin më shumë.

-Natën e mirë!

Tha ai dhe u largua, mbylla derën me çelsë dhe sot në këtë kohë kaq të rëndë duhet të qëndroj vetëm, vetëm Kai e di se sa shumë e urrej shiun sa i frikësohem vetëtimës. Qëndrova para Tv duke kërkuar një program që të mund të heq mendjen nga ky mot por jo shiu ishte shumë i fortë. U ngrita duke u drejtuar drejt dhomës por u ndala kur dëgjova një trokitje tek dera kryesore më bëri të mos lëvizë për disa sekonda të mira.

-Zonjusha Ross.

Eca drejt derës duke e hapur kur dëgjova zërin e z.Inspektor.

-Zotëri?
-Duket që nuk ka taxi, mundem të përdor laptopin tuaj, më duhet të dërgoj një email e kam me kohë të caktuar kështu që do vonohem derisa të shkoj në zyrën time.
Tha ai me frymën e mbushur.
-Po sigurisht, ejani.

Thashë duke bërë me dorë i cili hyri brenda duke u ulur në karrige.

-Është shumë vështirë të gjesh taxi këto kohë, duhej të tregonit që në fillim jo të dilnit prapë në shi.
-Nuk dua t'ju pengoj, mendova që do mund të mbërri në kohë.

Dëgjova atë teksa unë morra laptopin tim dhe ia solla. Laptopin e vendosi në tavolinën e bukës pasi që ishte i ulur në karrige.

-Dëshironi diçka për të ngrënë?

Thashë duke e shikuar atë i cili ishte i koncentruar në laptop.

-Zotëri?
-Hëë, po?
-Dëshironi diçka për të ngrënë?
-Oh jo nuk jam i uritur, kam ngrë....

Fjalët e tij ndaluan kur u dëgjua stomaku i tij të krijonte zhurmë, buzët e mia u munduan të mos qeshnin me zhurmën që dëgjohej teksa veshët e mi dëgjonin atë të thoshte të kundërtën.

-Ju po mirreni me çeshtjen e vellaut tim, po me ndihmoni mua keshtu qe me lejoni t'ju bej diçka per te ngrene.
-Vertete nuk eshte se une jam i uritur, por nganjehere keshtu ndodh.
-Nuk ka problem.
Thash duke hapur frigoriferin me buzet qe buzeqeshnin.

Unë po bëja bukën teksa ai po qëndronte në laptop, unë jam zakonisht shumë më e shoqërushme por ja që tani që me humbjen e Kait më duken që edhe fjalët më janë zhdukur. Nuk kam arsye të flas.

-Si quhej ky miku i vëllaut tënd?

Vendosa pijatat afër tij duke ngrysur vetullat pasi që nuk e di nëse më tha emrin e tij ai.

-Ëëë Ivan...

Thashë kur më kujtua që Kai zakonisht fliste për atë. Vendosa gotën me qumësht afër tij i cili ndali laptopin duke më falenderuar mua që lejova ta përdorte.

-Duket që shiu është ndalur.

Zhurma e shiut nuk po dëgjohej dhe kjo më qetësoj, nuk dëgjohej as era që e vështërsonte shiun. Ushqimi duket që po i pëlqente pasi që po ngrënte sikur kishte kohë që nuk kishte ngrënë, apo ndoshta ishte vetëm i uritur.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now