1

118 10 0
                                    

Ne mbremje ai po qeshte, në sytë e tij nuk pashë brengosje nuk pashë shqetesime, vallë po më gënjente, ke aq i mirë për t'i fshehur ndjenjat e tij, ashtu siç po ndjehej me ato probleme që kishte mua më tregonte si e kishte kaluar ditën, përse unë nuk dyshova asgjë, pse nuk pashë asnjë ndryshim në sjelljen e tij, në fjalët e tij, ai po qëndronte përballë meje ndërsa tani qendroj unë përballë varrit tij.

-Sa djalë i ri që ishte.
-Çfarë do bëj ajo tani, është vetëm...

Kaq vështirë qenka të pranosh vdekjen, kaq vështirë të mendosh që nuk është më, unë e di që....unë dua ta besoj që ai do vije në shtëpi sot, dua ta shoh vetëm edhe një herë, disa fjalë t'ia them...vetëm disa fjalë, e di që nuk jam treguar një motër e mirë. Pse të ndodh kjo? Qielli po errësohet dhe unë jam e vetme përballë dheut që tani po bëhet me ujë nga pikat e shiut. Ai nuk kishte probleme me asnjë person si ndodhi e gjithë kjo, çfarë shkaku, kush e bëri? Kaq shumë pyetje që kam por përgjigje nuk mund të gjej, ku t'i kerkoj nga kush të marrë. U largova nga aty duke vrapuar me ritmin e shiut që po pikonte, përsëri ishte vapë edhe pse shiu shfaqej por asnjëra nga këto nuk po më pengonte.

-Keni ndonjë përgjigje?

U dëgjua zëri im kur hyra në korridorin e stacionit policisë.

-Vëllau im u vra dhe ju qëndroni ulur.
-Zonjushë ju lutem qetësohuni, jemi duke u mirrë me këtë çështje.
-Ulur po mirreni?

Kë të fajsoj këtu, me kë të mirrem, janë këta që ne i vendosim shpresat tona, a duhet që ne të mbështetemi në këta persona atëherë përse nuk e marrin në konsiderat atë që themi, atë që kërkojmë.

-Ju lutem na kuptoni që nuk mund të zbulohet për një ditë i gjithë ky krim.
-Nuk do mund të zbulohet me vite nëse ju qëndroni ulur, dreqi ta marrë! Kësaj i thoni punë ju?

Zemërimi që kisha as duke ngritur zërin e as duke i thënë fjalë të ndryshme nuk më largonte atë që po ndjeja. Kur hyra në shtëpi pashë dritat e ndalur jo si çdoherë që i gjeja të ndezura. Atëherë lëshova zërin tim dhe fillova të qajë sepse tani vërtetë po ndjej mungesën e tij.
.
Ora po shenonte 00:00 dhe e ulur ne dhomen e ndenjes ndjehej nje zbrasti isha vetem une qe po mundohesha te beja punen e policise te cilet me larguan pa nje pergjigje. Ne laptop po shikoja vendin qe trupi i Kai-t ishte gjetur. E tmerrshme!
Ajo çka po lexoja dhe shikoja ishte diçka qe nuk i pershtatej natyres se tij. Ai nuk bene pune ilegale nuk kishte te bente me njerez te tille.

-Hhhh!

Shfryrja e frymes mbante kaq shume gjera te cilat nuk mund t'i them me fjale, ngrita syte duke shikuar nga dritaret pasi pashe nje hije njeriu qe kaloj.

Eca drejt dritares dhe hoqa perden që të shikoja më mirë jashtë. Ishte ndezur drita e shtepise jashtë tek dera kryesore por nuk pashë asnjë person.

-Do ketë kaluar ndonjë mace.

Thashë duke lëshuar perdet pasi që nuk pashë diçka të dyshimt. Ndala laptopin dhe shkova në dhomën e Kai-t, në shtratin e tij më zuri gjumi, deri në momentin e fundit të asaj nate më shoqëruan lotët.
Mëngjesi ishte i ftohtë aspak njejtë me atë që isha mësuar, dola pa e përshendetur askënd, dola pa u grindur, dola pa fol, vetëm mbylla derën me fytyrën e humbur.
E ulur në stacionin policor ishte një nga gjërat më të këqija, të gjithë më shihnin por asnjë nuk dëshironte të mirrej me mua, të më pyeste se çfarë dua, apo të më tregonin për lajmin e fundit.

-Rene Ross?

U ngrita në këmbë duke shkuar drejt oficerit që më thërriti, zemra filloj të rrah fort, nuk di çfarë të pres me këtë thirrje.

-Jemi duke u marrë me çështjen e vëllaut tënd por...

Kjo "por"çdoherë nuk tregon diçka të mirë, çdoherë e përkeqeson lajmin.

-Në vendin ku trupi i vëllau tënd u gjet nuk ka diçka të dyshimt që dikush tjetër mund ta ketë bërë atë vrasje.

Ngrysa vetullat duke lënë atë të kuptoj që nuk po e kuptoja atë që po thoshte, ç'dëshiron të thotë me këtë?

-Thua që vëllau im të ketë bërë vetvrasje?!
-Nuk dua të them që ai e ka bërë, por në armën që u gjend janë vetëm gishtrinjët e vëllaut tënd dhe...
-Dhe ju e lini me kaq, dëshironi ta mbyllni këtë çështje sa më shpejt të mos mirreni, jeni lodhur që në ditën e parë...
-Shikoni...
-VËLLAU IM NUK MUND TË KETË BËRË VETVRASJE.

Ngrita zërin duke u ngritur në këmbë, dëshirojnë ta mbyllin çështjen më shpejt të mos mirren me mua, të mos i pengoj me pushimin e tyre.

-Zonjush, ju lutem qetsohuni.
-QETËSOHU? NUK DËGJONI VETËN SE ÇFARË THUA?
-Unë ju them që ne kemi vetëm një armë të gjetur që ka gishtrinjët e vëllaut tënd, nuk kemi diçka tjetër që të dyshojmë, prandaj...
-Çfarë po ndodh këtu?

Ktheva kokën nga personi që u dëgjua i cili po ecte drejt nesh , kishte një shtat të gjatë me një veshje më ndryshe nga policët këtu.

-Zotëri inspektor.

Ula koken duke rrotulluar syte, tani vemendja bie ne ndonje çeshtje tjeter dhe vrasja e vellaut tim e lajne me kaq.

-Vellau i saj...

Veshet e mi kapen fjalet e oficerit qe po tregonte ndodhin e ndodhur personit qe ishte ne kembe i cili ishte diku rreth moshes 30. Nuk e di nese mund te them qe ishte i interesuar ne ate qe ai i thoshte.

-Thua përsëri vetvrasje!

Sytë e mi po nxjerrnin zjarr, fjalët e tij po më vrisnin, më shkatrronin, pse dreqin duhet të ketë bërë Kai vetvrasje? Nuk e kuptoj atë që dëshiron të bëj ky, ç'dëshiron të tregojë.

-Ai nuk ka bërë, ju dëshironi ta mbyllni këtë çështje kaq...
-Zonjush...
-Emri juaj zonjush?

Me pyeti zotëria që erdh pak më herët teksa eci drejt karriges.

-Rene Ross.
-Zoteri...
-Nuk ka problem, do mirrem unë me të.

Tha ai teksa morri një flet duke shkruar emrin tim.
-Mosha.

Më pyeti përsëri ai.

-19

Thashë duke e shikuar atë i cili ngriti njërën vetullë.

-Ju e dini që po flisnit me një person më të moshuar se ju, dhe me vetëdije po rrisnit zërin.
-Tani nuk kam kohë të shkoj sipas respektit, vëllau im është vrarë dhe ai thotë tjetër gjë.
-Jeni gjë duke studiuar për kriminalistik?
-Jo
-Dhe fajsoni atë për fjalët që thotë, duke mos ditur gjë rreth këtij drejtimi/pune.
-E di vetëm që nuk është ashtu siç ai thotë.
-Unë do mund të mirrem me këtë çështje por në fund do mund të dal ashtu siç ju kanë thënë.
-Çka nëse nuk del ashtu?

Thashë duke ngrysur vetullat, çfarë do humbin po të vazhdojnë këtë hulumtim, pse dreqin nuk kërkojnë më shumë, Kai nuk mund të ketë bërë vetvrasje.Jo!

-Më falni zotëri, duhet të më kuptoni edhe ju mua, kam humbur vëllan tim, dhe e di që ai nuk mund ta ketë bërë, e njoh dhe nuk ka pasur problem nuk ka arsye që ta ketë bërë...ju lutem vetëm të vazhdoni të shikoni edhe pak, ndoshta do mund të gjeni diçka...
-Njerëzit tanë janë duke shikuar por këtu në dosje thuhet që tashmë është gjetur arma që është bërë ky krim dhe nëse është gjetur arma me të cilën është kryer vrasja atëherë nuk kanë çfarë të mirret më shumë.
-Vëllau im nuk ka bërë vetvrasje! Çka nëse dikush e ka kërcenuar çka nëse e kanë detyruar?
-Nuk ka asnjë dëshmi për këtë, nuk mund të shkojmë me një"nëse".
-Ju lutem, duket që ju jeni i lartë këtu, thuani të mos e mbyllin këtë çështje, nuk është vetvrasje.

Thashë kur ai u ngritë në këmbë.

-Zotëri!

U dëgjua përsëri zëri im teksa eca drejt tij.

-Ky eshte numri im, ju lutem mos e mbylleni pa e shikuar edhe njehere. Do ju paguaj nese eshte e nevojshme, vetem shikone edhe njehere.

Thash une duke shikuar numrin dhe e lash mbi dosjet qe ai i mbante.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now