Kapitulli 2

210 14 0
                                    

Po shikoja e habitur fytyrën që kisha para atë buzëqeshje që ai po mbante nuk po më besohej që ishte ai, pas tërë këto vite...
Mari:Zion.
Thash me dyshime pasi që ende nuk isha e sigurt nëse ishte ai por kur ai bëri hapat para m'i largoj ato dyshime që kisha teksa shikova duart që ngriti që të më përqafoj nuk do e mendoja kurrë që Zion do vinte këtu.
Mari:Zion.
Thash përsëri duke e përqafuar fort kishin kaluar vite që nuk kisha përqafuar dikë kështu, ditën e fundit që e pashë ishte në spital, nuk dëgjova më asgjë për të, si dreqin më gjeti?
Mari:Nga e dije që isha këtu? Si erdhe ketu?
Thash teksa ende qëndronim në atë përqafim.Vajza që ishte dol nga dhoma dhe ne u shkëputëm nga ai përqafim.
Mari:Ke ndryshuar kaq shumë.
Zion:Jo edhe aq shumë, ti më njohe menjëherë.
Tha ai me një buzëqeshje.
Mari:Si, si me gjete?
Zion:Kam vite që po të kërkoj, si dreqin përfundove këtu.
Mari:Ndodhën shumë gjëra Zion...Shumë.
Thash teksa sytë më mbushën me lotë.
Mari:Askush nuk më beson për atë që them, më sollën këtu.
Zion:Qetesohu.
Zgjati duart duke më largur lotët.
Zion:Pasi dëgjova për Lirikan shkova në shtëpin tënde, dëgjova për maman tënde dhe për ty që ishe zhdukur, të kërkova me vite.
Mari:Zion ishte profesori Mazu ai...ishte aii.
Zion:Mari... profesor Mazu nuk është gjallë më.
Ngrysa vetullat nga ajo se çfarë tha ai.
Mari:Çka.
Zion:Vetura ku ishte ai shpërtheu po atë ditë kur Lirika u gjend e vdekur.
Ngrysa vetullat me fjalët që tha ai pasi që unë e di që pas ditës kur vdiq Lirika ai ishte me mua..vetëm nëse...ai e ka planifikuar vdekjen e tij që atë ditë të mos dyshonin tek ai...dreq ai vërtet bëri gjithçka me plan, nuk më besuan pasi që ai ishte një i vdekur në atë qytet..
Mari:Zion më ndihmo të largohem nga këtu.
Thashë duke e shikuar me dy sytë e mi që po i përgjëroheshin.
Zion;Unë nuk mund të të ndimoj asgjë këtu, njk mund të të marrë pasi që nuk më lejojn.
Mari:A mundesh që të jesh jashtë spitalit nëse mundohem të largohem atëherë do më ndihmosh.
Thashë duke e shikuar dhe ai pohoj me kokë.
Zion:Pasi të largohesh nga këtu do më tregosh se çfarë të ka ndodhur...Përse në dokumentet e tua prindërit e tu janë të shkruar të gjallë, adresa e shtëpisë tënde është e shkruar gabim?

Si t'i tregoja kur personi që i bëri të gjithë këto është i shpallur i vdekur dhe tani unë duhet të flas për atë ku përsëri do më konsiderojn të çmendur.
Zion:Si dëshiron të largohesh nga këtu?
Tha ai dhe unë ngrita supet lart.
Mari:Do mendoj...Por nesër mbrëma më prit jashtë.
Thashë duke vendosur duart tek supet e tij.
Mari:Më beso Zion atë që do them janë të vërteta.
Thash duke e shikuar në sy sigurisht që tani çdoherë do jetë kjo frikë që të tjerët nuk do më besojn që do më mendojn si një që nuk është mirë me mend dhe kjo është një gjë që të shkatrron.
Zion:Sigurisht që të besoj Mari, nuk e ke iden sa i lumtur jam që të gjeta kam kërkuar aq shumë persona me emrin Mariposa por kurrë  nuk prisja që ti të ishe këtu erdha pa shpresa këtu.
Tha ai duke buzëqeshur e përqafova fort më në fund ndjeja që kisha dikë afër...
Zion:Takohemi persëri, nesër.
Mari:Nesër.
Kur ai u largua mendja ime tashmë po mendonte për një person tjetër...Për planet që kishte bërë, sigurisht që asnjëherë nuk mund të dija se çfare ka ne mendjen e një psikopati, nga të dija unë që ai kishte planifikuar çdo gjë që kur unë hyra në makinën e tij që atë ditë, nga të dija që makina e tij ishte ndryshe nga ajo që kishte përdorur më herët...nëse nuk do largohesha atë natë çfarë do të kishte ndodhur? Nëse nuk do ia jepia ato pikat e gjumit, nëse nuk do të ndodhte zjarri si do të vazhdonte jeta aty?
Gjumi po më rrëmbente me mendimet se çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ndodhte ajo arratisja ime....Nuk do humbja djalin tim nuk do përfundoja këtu.
Shfryva frymën që të qetësohesha e të bëja një gjumë më të mirë me shpresën që nesër të funksionoj ajo që kam në mendje dhe jo si arratisjet e tjera që më kanë dështuar.
.
Kur u ngrita këtë herë ishte shumë më ndryshe sytë e mi po shikonin për puntoret që ishin sot, se kush do ishte në ndërrimin e mbrëmjes...
X:Nuk do vije znj.Nesta sot apo është përsëri me vones.
X1:Dëgjova që motëra e saj do shkonte më një udhëtim me klasën e saj.
X:Dhe çfarë ka të bëj kjo me Nestan.
X1;Mesa duket në atë udhëtim ishte vetëm motra e saj.
Ngrysa vetullat me atë që dëgjova pasi që kjo më kujtonte udhëtimin tim.
X1:Nesta para se te vinte ketu tha që ka parë një nga mikeshat e motrës saj, duket që motra e saj e kishte gënyer për atë udhëtim, tani po kërkon atë.
X:Vajzat sot bëjnë gjithçka vetëm që të largohen...Sigurisht është larguar me ndonjë djalë.
Ngrysa vetullat pasi që çdoherë kam urryer personat që flasin duke mos ditur pjesën tjetër të historis.

X:Po të isha si Znj.Nesta nuk do e kërkoja, me dëshirë është larguar dhe ka gënyer me qëllim.
Tha përsëri ajo ku më bëri të shtrëngoja  nofullën, prandaj ktheva kokën nga ajo, dhe u ndala duke e shikuar nuk largova shikimin nga ajo derisa ajo ndaloj së foluri dhe u largua nga aty e friksuar, një gjë e mirë këtu që personat këtu friksohen si shumë nga pacientët që janë këtu.
U ula jashtë ku tashmë mendja ime po mendonte për Nestan dhe motrën e saj... Friksohesha të mendoja për atë që kisha në mendje pasi që nuk dëshiroja që të ishte e vërtetë, nuk dua të mendoj që personi që ka marrë atë mund të ishte Mazu...ai nuk mund të jetë në këtë qytet.
Ngrita sytë dhe shikova një vajzë që po këpuste barin e gjelbërt teksa sytë mbante tek unë ku ngadalë filloj të bëj një buzëqeshje.
Mirëpo largova sytë nga ajo,pasi që nuk doja të mirresha me të.
Lëviza kokën që të largoja këto mendime pasi që tani duhet të mendoja për arratisjen time, nuk kisha shumë kohë...Po numroja personat që ishin jashtë.
Mari:Vetëm 4-Persona.
Thash unë duke vendosur dorën tek koka,pasi që tashmë kisha provuar shumë më herë të dilja nga dera para por alarmi që është do ndezet menjëherë edhe po të ishin personat duke ecur mbrapa përsëri do vijnë menjëherë...vetëm nëse nuk jam vetëm.
Mendova unë duke kthyer kokën nga vajza që po më shikonte...U ngrita nga ajo karrige dhe bëra hapat drejt saj ku vetëm tani ajo largoj shikimin nga unë.
Mari:Hejj.
Thash duke u ulur tek ajo në atë barin e gjelbërt.
Mari;Mund të të besoj.
Ajo bëri një buzëqeshje dhe ngriti kokën duke u afrua afër meje.
X:Më lërë ta gjej... Për arratisjen që do bësh sot në mbrëmje.
Tha ajo duke qeshur ku që tani kjo nuk po më pëlqente.
X:Sigurisht që po.
Tha përsëri duke vazhduar të heq atë bari.
Mari;Atëherë si thua të punojmë sëbashku, të dyjat ne dëshirojmë të largohemi nga këtu...apo jo?
Thash duke shikuar atë e cila më shikoj me bisht syrit.
X:Më thuaj vetëm se çfarë plani ke.
Bëra një buzëqeshje dhe fillova ti tregoja për gjysmën e planit që ajo do bënte.
.
Tashmë dielli u largua dhe hëna ishte ajo që po ndriqonte tokën me rrezet e saj, hapat e mi tashmë po shpejtoheshin për të shkuar tek dhoma pasi që tani unë duhej të filloja me planin tim të arratisjes dhe sot kisha shumë më shumë besim në vete që do mund t'ia dilja të largohem nga ky vend. Tashmë vetëm po prisja vajzën që do vinte të më jepte barnat si çdo mbrëmje. Nuk mund ta mohoj duart po më dridheshin por e di që Zion po më pret jashtë prandaj duhet luftuar me frikën time.
Po qëndroja në këmbë deri sa dera u hap ku vajza mbylli menjëherë derën dhe ktheu kokën nga unë ku po qëndroja nga krahu i saj i majtë.
X:Znj.Maripo..
Fjala e saj u ndalua kur unë kapa flokët e saj dhe përplasa kokën e saj në mur po ndihesha keq por duhet të shikoj për vetën time këtë herë.
Pasi u rrëzua në tokë fillova të largoja rrobat e saj pasi që do i vishja unë. Dhe pasi ia largova e vesha me rrobat e mia po dëgjoja të rrahurat e zemrës sime të friksuar. Po tërheqja trupin e saj në shtrat pasi që e dija se shumë shpejt do vinin personat të kontrollonin nëpër dhoma, pasi e mbulova vendosa dorën në fytyrë që të mos shihej fytyra e saj.

Mari:Hhhh.
Shfryva frymën dhe menjëher fillova të vishja rrobat e saj,vura edhe maskën që kishin dhe morra tabakin që mbanin barnat.
Kur vendosa dorën tek reza e derës morra frymë thellë dhe hapa derën.Nëse kjo dështon atëherë nuk e di se cili dënim do jetë këtë herë...
Kur dola shikova orën shumë shpejt duhet të dëgjohet alarmi, po mbaja tabakin lart që të mbuloja fytyrën edhe pse kisha maskën që mbulonte buzët dhe hundën por duhej të bëja kujdes.

Dhe kur ora u bë 21:00 filloj të dëgjohej alarmi ku puntoret që ishin brenda po vraponin për të shkuar jashtë ndërsa unë po vrapoja me kokën ulur që të shkoja tek dhoma që qëndronin puntoret pasi që do dilja nga dritaret që ishte aty.
X:Vraponiii.
Dëgjoheshin zërat ndërsa unë po mbaja kokën vetëm poshtë duke mbuluar me flokë.Dhe kur vendisa dorën tek reza e derës së dhomës që do hyja ndjeva një dorë tek shpatulla ime. Zemra e friksuar filloj të rrah edhe më shumë..Mos vallë më zbuluan, mos vallë është e thënë të qëndroj këtu përgjithmon.
Mendova unë rreth atyre sekondave derisa ktheva kokën nga personi që ishte.

Psycho 2 (Shqip)Where stories live. Discover now