Pjesa 51

62 5 0
                                    

E pashe teksa ecte me nje qetesi te frikshme duke u zhdukur neper njerez, ndersa Gersa mundohej te thithte me nje picete duarsh veren nga fustani i saj.
  - Qenka e semure nga mendja, - foli ajo duke kthyer koken nga une.
  - Me teper nga c'mendon ti, - i them duke tundur koken ne shenje pohimi.
  - Ne dy te fejuar e? Qe kur keshtu dhe une nuk di gje, - me pyet ajo nderkohe qe ferkonte copen e verdhe te fustanit.
  - Histori e gjate dhe nuk ja vlen te harxhoj kohen per ta treguar, - ja kthej dhe ajo shtrembron turinjte.
  - Ndonje nga ato kurvat qe i mban sa per t'i palluar apo ka dicka me shume, - pyet serish ajo kete here duke u afruar afer meje.
  - Nuk e di as vete, - i pergjigjem dhe kthej me fund goten e veres, me pas ndeza nje cigare.
  - Erman nuk lejohet cigarja ketu,
  - Epo cdo bejne? Do nxjerrin jashte autorin e librit, - i them dhe ajo buzeqesh duke me futur krahun ne krahun tim dhe po ecnim ngadale neper salle.
  - E di? Nuk eshte dhe aq e lehte te jesh e fejuara jote, duhet te durosh bushtrat e tjera te lagin me vere dhe te hedhin gjithe mellefin e tyre, - me thote Gersa dhe me pas buzeqesh.
  - Do doje ti te ishe e fejuara ime? - e pyes duke ndjekur shakan e saj dhe ajo tund koken ne shenje mohimi.
  - Pervecse nuk kam shume fustane per te bere pis, nuk kam as deshiren te jem e fejuara e dikujt pa te ardhme, ti i di planet e mia Erman, di mentalitetin e familjes time dhe nuk dua qe te kem nje jete ne nje shtepi me dy dhoma kater me kater, - thote ajo dhe une buzeqesha - Por dua te them dicka, qe me pelqen te bej dashuri me ty, - shtoi ajo dhe me puthi ne buze ngadale e me pas lehtas me terhoqi buzen e poshtme me dhembet e saj.
  - Shihemi verdalle, - tha Gersa nderkohe qe largohej.

Ne anen time te djathte, pak me tutje shkallve ne katin e dyte, me duar ne parmakun e aluminit qendronte Ester me cigaren mes gishtave qe nxirrte nje tym te drejte qe fillonte perdridhej nga fundi e me pas shperbehej.
I mbajtem veshtrimet te lidhura per pak sekonda dhe arrija te ndjeja inatin e saj. Edhe pse ne fytyre dukej e qete, nje vale e padukshme vinte me shikimin e saj dhe dukej sikur kerkonte te me vriste me ate shikim, ose kushedi se c'po imagjinonte ne ato momente.
Ngrita goten duke i bere me shenje "Gezuar" dhe ajo ma ktheu ne te njejten menyre, me pas nje buzeqeshje e shoqeroi dhe gishti i mesit qe u drejtua nga une.
Mbremja sapo kishte nisur dhe po behej aq shume interesante.
  - Qetesi ju lutem, - u degjua zeri i Artanit, i cili kishte hypur mbi nje podium te vogel dhe po cukiste goten me nje luge.
  - Ju falenderoj qe keni ardhur kete mbremje te organizuar nga shtepia jone botuese me rast te botimit te librit me te fundit nga shtepia jone botuese dhe nga autori Erman Starova, - shtoi Artani duke me bere me shenje te afrohesha te ai.
Ishte nje nga momentet me te sikletshem te jetes time, me dukej vetja lakuriq ne ate moment teksa ngjisja ato pak shkalle dhe ndjeja shikimet e njerzve te perqendruar te une.
Mbasi fola te paktat fjale me nje ze qe me dridhej, duke falenderuar te gjithe qe kishin ardhur dhe duke bere nje permbledhje te librit.
  - Dua te falenderoj edhe zonjushen Ester, per kopertinen e vecante te librit, - tha Artani duke drejtuar doren nga Ester e cila gjendej vetem pak metra me tutje dhe u afrua prane nesh.
  - Nuk ishte e nevojshme Artan, - i them me nje ze te nevrikosur dhe ai me rreh supin.
  - Qetesohu, - me thote me nje ngerdheshje ne fytyre dhe prane meje afrohet Ester.
  - Dua te them vetem pak fjale, eshte kenaqsi per mua te jem autorja e kopertines se mikut tim te ngushte Erman Starova, per me teper eshte kenaqesi qe ne kopertinen e librit te shkrimtarit tim te preferuar gjendet nje nga punet e mia.
Ende nuk e kam lexuar librin, por nuk e ve ne dyshim qe te jete i mrekullueshem. - Thote ajo duke me vendosur doren ne sup dhe po me buzeqeshte.
Mes zhurmes se duartrokitjeve ndjej frymen e saj ngjitur pas veshit.
  - Do te vras qe me ke genjyer, - me thote me nje ton zeri te egersuar dhe me nje buzeqeshje ne fytyre.
  - Edhe kurve, edhe tradhtare edhe e indinjuar, nuk shkon, - ja kthej me ze te ulet dhe pikerisht ne momentin kur mbarova fjalen ndjej taken e saj qe me shkel kemben duke me coptuar gishtin e vogel.
  - Je kurve akome me e keqe pas kesaj, - i them dhe ajo shtrengon akoma me fort taken.
  - Kurve, por e jotja, trap, - pergjigjet ajo duke hequr kemben nga kemba ime.
Per nje moment ndjeva te me dridhen gjunjet, e imja? Une? Qe isha Askush.
  - Duku nga Bar Piadina keto dite, - shton ajo teksa largohet.
E shoh duke u larguar dhe vras mendjen se si mund te jete njeriu kaq i pacipe dhe kaq i pafytyre e te mos kete turp.
Teksa shikoja Ester Qukaloshen te ngaterrohej neper njerez, prane me vjen Gersa.
  - Sonte meriton nje nate te paharrueshme, - me thote ajo me ze te ulet dhe nuk e kuptova, nese e kishte fjalen per naten e promovimit te apo per nje tjeter lloj nate, qe me shume gjasa ishte kjo e dyta duke marre parasysh tonin e zerit te saj qe dukej teper e eksituar.
Me dukej vetja si nje cope mish ne gojen e dy qenve qe e terhiqnin fort derisa te shqyhejn...

Vajza Nga TiranaDonde viven las historias. Descúbrelo ahora