Pjesa 2

233 20 0
                                    

Kthej koken dhe ishte nje i panjohur, rreth te dyzetave, me floket e shkalafitur e te ngaterruar si mos me keq, me mjekren kuqe e qe mbytej era alkool.
- Po? - pergjigjem dhe e shoh i habitur.
- Teper i bukur libri yt i fundit "Gra te veshura me te zeza" - Me pelqeu jashtezakonisht shume menyra si e ke trajtuar temen e dhunimit te femrave, foli ai dhe me buzeqeshi ne nje menyre te sinqerte.
Kishte te njetin shikim si im ate, te njejten ngjyre te syve dhe menyre veshtrimi, aq sa humba ne syte e tij.
  - Nuk do thuash ndonje gje? - Shtoi me pas.
  - Me vjen mire qe me ke lexuar zoteri, por vras mendjen nga me njeh, sepse ne librat e mi nuk ka asnje foto timen dhe jane te pakte njerzit qe me njohin si fytyre - E pyeta me ze te ulet.
  - Kam qene ne mbledhjen e shkrimtarve te rinje dy vjet me pare, qe u zhvillua ne nje kafenen Opera, s'e di nese e mban mend!
  - Ah po, me kujtohet! - Fola shkurt dhe prere dhe faktin se s'doja te flisja me ne lidhje me librat e mi ne nje vend plot me njerez e perforcoi dhe fytyra ime serioze dhe shikimi nevrik, i cili ne fakt ishte gjithmone i tille edhe kur isha i lumtur, gje qe kishte kohe qe kishte reshtur se ndodhuri.
  - Nuk ke botuar me qe atehere apo jo? - Vazhdoi ai dhe per dreq shikimi im nevrik dhe fytyra ime akoma me nevrike, nuk ja bene te qarte se nuk doja te flisja me ne lidhje me ate teme.
  - Jo, ende jo - U pergjigja duke i buzeqeshur lehtas me cepin e buzes.
  - Me duhet te iki tani, mirembetsh - shtova dhe zbrita ne 21-sh, zone e qytetit ne te cilen akoma binte nje shi i imet e i shtruar embelsisht.

Mora rrugen per nga Myslym Shyri. Mbertheva xhupin, mbeshtolla qafen me shallin kaf, ndeza nje cigare dhe po mendoja per kohen kur shkrimet e mia botoheshin dhe shiteshin ne librarite e qytetit, gjithmone vetem me titull dhe emer autori ne kopertinen e bardhe ose kaf te librit.
E urreja te vendosja fotografine time edhe pse shtepia botuese ma kerkonte shpesh here.
Ndersa tani, mbasi mendimet, ndjenjat, thurjet e imagjinates e mendjes time hidhen ne leter, me to kruan dhembet Dumbo duke i shqyer ne qindra copa. Megjithate nuk ndaloja dot se shkruari, edhe pse fletet e shkrimeve te mia ishin kruajtese per dhembet e qenit tim, nuk ndaloja dot, me dukej sikur shuhesha nese nuk shkruaja, sikur vdisja, nuk merrja fryme, isha gjalle por nuk jetoja, madje edhe kur pertoja te shkruaja ne mendjen time vlonin mendime dhe imagjinata nga me te ndryshmet.

Shiu i imet dhe i shtruar ndaloi se reni sapo u futa ne hyrje te rruges Myslym Shyri, e cila si panorame te servirte pemet e larta e tek-tuk me dege te ngaterruara me njera-tjetren.
Kurora te cilat ne ndonje vend mbeshteteshin edhe pas pallateve. Dyqane te panumerta, butiqe, parukeri, dyqane te kompanive telefonike, vereshitse, rrobaqepsi, qe qendronin ngjitur njeri pas tjetrit. Njerez qe ngjanin ndryshe nga te tjeret, ose thjesht ishte ajo rruge qe, ne momentin kur shkelnin aty i bente te dukeshin ndryshe.
Djem dhe vajza qe pinin kafe ne te paktat kafene dhe refuzonin te ishin pjese e ritualit te bllokut.
Pallate me lartesi te patepruar, disa edhe te pa suvatuar e me tullat jashte, e te tjere te lyer e te zbukuruar pa ekzagjerim.
Ndoshta gjithcka me dukej e tille sepse isha dashuruar keqazi me ate rruge, ndihesha si ne shtepi, ngrohte dhe i perqafuar.

Diku nga mesi i rruges, ulem ne nje bar buze trotuarit, porosis nje gote konjak dhe shijoj trokitjet e takave te vajzave qe kalonin, zhurmen e gjetheve qe ferkoheshin me rrugen kur frynte ere, aromen e parfumeve te kalimtarve, aromen e lekurave te pemve, te asfaltit te lagur.
Dhe dukej sikur ndodhte nje magji ne ate rruge, sepse ndodhnin te njetat gjera qe ndodhin ne cdo rruge, por aty tingellojne ndryshe, ndjehen ndryshe, sikur dicka i pushton njerzit ne ate rruge, ndjesite, mendimet.
Dicka qe nuk arrin dot ta shpjegosh, por vetem e ndjen dhe kjo eshte magjia e asaj rruge.
Gotat boshatiseshin njera pas tjetres ne "Bar Paiadina" dhe mbushnin barkun tim, mendjen time e mbysnin me dehje, njejte si e mbyste nikotina, nga cigaret e djegura qe kishin mbushur tavullen plot filtra....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now