Pjesa 15

83 9 0
                                    

Gjendesha ne katin e shtate te nje pallati prane Zogut te Zi, nuk ishte nje hyrje studentesh, me kushte minimale apo te thjeshta, ishte luks i teri.

Drita u fik dhe e vetmja drite qe futej ne dhome ishte drita e pallatit perballe.
E ndjeva perballe meje dhe dora saj me preku fytyren, i urreja ledhatimet, fjalet e bukura para seksit, planet per te ardhme, brockullat per dashurine, me hapnin barkun.
Ngjesha fort buzet mbi buzet e saj, me pas neper qafe dhe kopsat e kemishes se bardhe kerciten mbi tavoline, disa neper dysheme e te tjera fluturuan bashke me kemishen.
E shtyva mbi divanin trekendesh...

Mengjes.
Drita pershkonte perdet e verdha dhe binte pingul ne fytyren time.
Hapa syte. Isha permbys dhe koka me varej poshte ne ane te shtratit. Ne dysheme ishin rroba te shperndara kudo, ndonje kopse e thyer, gote e thyer ne gjysem, nje shishe Tekila e boshatisur e lene ne cep te komedines.

Ktheva koken dhe pash fytyren e saj qe flinte e qete, buzet e fryra, fytyra pakez esmere, floket e zi qe i ishin shperndare rremujshem neper fytyre.
U ngrita ngadale pa bere zhurme, u vesha dhe dola jashte.
Kishte kohe qe nuk me pelqenin pershendejtet, qe kur mbaja doren e gjakosur te nenes time ne shtratin e spitalit ne Durres.
  - Sillu mire dakort? - ishin fjalet e saj te fundit.
Edhe ne grahmen e fundit te jetes ajo nuk ndali se me keshilluari per mire.
Nuk ja leshova doren derisa ajo u be e ftohte dhe ajo ishte pershendetja ime e fundit.

Ndihesha i gjore duke ecur ne rrugen drejt Kombinatit.
Ne catite e lokaleve, dyqaneve, barakave, trokiste fort shiu duke krijuar nje zhurme si te ishte fundi i botes.
Njerez qe vraponin me xhaketat e hedhura mbi koke, te tjere qe ecnin me cadra, disa poshte strehave te barakave.
Shiu me kullonte neper koke, fytyre, trup e deri ne kycet e kembve.
Me ndodhte te ndihesha gjithmone keshtu, i vetem dhe bosh, shume bosh ne cdo here qe shkoja me dike thjesht per te mbytur vetmine.
Ishte ndjesia me e shpifur ne bote edhe me e keqe se trishtimi, dhimbja, humbja, i ftohti, frika, ishte nje ndjesi e papershkrueshme.
Shkova ne shtepi dhe ndesha Dumbon, qe menjehere m'u hodh mbi gjoks me putrat e tij.
E perqafova dhe i ledhatova pak koken e me pas u shtriva ne shtrat i lagur si c'isha.

13 Dhjetor.
Ate jave i shmanga baret ne 21-sh, ne fakt shmanga cdo bar ne qytet.
U mbylla ne shtepi dhe po i jepja fund librit, te cilit i mungonte vetem mbyllja.
Momentet e vetme kur dilja ishin kur nxirrja Dumbon nje shetitje te vogel deri te shkolla Lasgush Poradeci, ose maksimumi deri te stacioni i fundit i kombinatit.
Me habiste vetja ndonjehere, menyra si isha bere, i harroja njerzit vetem ne pak kohe, kjo ndodhte per shkak se askush nuk kishte forcen te futej aq thelle brenda meje sa te mos e harroja dot, te pakten per pak kohe.
E ndjeja nevojen ndonjehere te kisha dike qe te mos e harroja, t'i kushtoja kohe nga mendimet e mia, ta ndjeja e ta doja.

Dikur e doja shume dashurine, ndjenjat, mundohesha te mos lendoja askend, e ndersa tani s'ma ndjente per askend e as per veten.
Eshte nje nga ndjesite me te tmerrshme qe mund te ndjeje nje njeri, vetmia me e keqe.
Me kishte ardhur ne maje te hundes me deshperimin tim, me keqardhjen ndaj vetes dhe gjithmone ne situata te tilla kisha vetem nje zgjidhje, te beja dashuri me ndonje shishe vere, apo disa gota konjak, per te larguar per pak kohe ato ndjesi qe me shkerdhenin shpirtin.

Vertete s'ma ndjente per askend, as per veten, por ate gjendje nuk e duroja dot per shume gjate, ose do futesha neper shtreter te huaj, ose do dehesha si mos me keq, kjo e fundit ishte zhgjidhja me e mire, sepse ne mengjes e dija qe do me dhimbte koka por jo ai pak shpirt qe me kishte mbetur.
Per mua i vetmi bar nga ku sme ndahej shpirti, ishte bar Paiadina, per shkak se aty edhe dehja te shijonte, nga magjia e rruges Myslym Shyri, pemet e larta, muzika e bukur dhe alkooli i mire.
Para se te futesha ne bar Paiadina, teksa ecja rruges syte me shkuan te i njejti plak qe kisha pare disa dite me pare.
Ishte ne te njejtin vend, me cigaren mes gishtave, xhaketen mbi supe, mbeshtetur pas pemes dhe koken e mbante lart per nga kati i katert i pallatit, me dy kate me drita te ndezura e dy te shuar. Me beri aq pershtypje heren e pare qe e pash, sa kete here nuk do e lija kuriozitetin tim pa shuar.
  - Ke te ndezesh? - e pyes nderkohe qe mbaja cigaren mes gishtave.
Ai me pa me syte e tij te trishte, qe ndricoheshin nga dritat e ndertesave, buzeqeshi me buzet e tij te thara me vija dhe fytyra ju rrudh anesh faqeve te veshura me qime te bardha.
  - Kam posi, te ndez helm nje djali te ri si ty eshte mekat, por ne djall, ky helm ndonjehere eshte e vetmja gje qe te qendron prane! -  u pergjigj ai duke nxjerre nga xhaketa kadife ngjyre hiri nje shkrepse....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now