Pjesa 19

69 8 0
                                    

Buzeqeshja e saj ironike, me cepin e buzes me krijoi nje gjendje te cuditshme. Cuditerisht brenda pak sekondave u zhvesha krejtesisht nga mburoja ime e egersise, shikimi i eger dhe fytyra ime nevrike, po ndihesha si nje kotele e vogel perballe nje qeni me dhembe te medhenj. Pa mundesine per t'u mbrojtur apo per te reaguar.
Kur te tjeret flisnin keq per shkrimet e mia, librat, e kisha gjithmone gati pergjigjen per t'u treguar se nuk me interesonte aspak mendimi i tyre.
Por kete here ndjeva frike perballe saj, nga mendimi qe ajo mund te kishte dhe sidomos pas aq shume talljesh qe i kisha bere per pikturat e saj, qe ne te vertete ishin te mrekullueshme.

  - Prandaj qenke nje njeri kaq harbut, sepse kushedi c'te duket vetja se ke bere dy a tre libra,  - shtoi ajo.
Nuk nxirrja dot gjysem fjale, sikur ma kishin qepur gojen me tel dhe bashke me gojen edhe mendjen, qe nuk po prodhonte asgje ne ate moment per t'u pergjigjur.
  - Deshtak i gjore. - Foli serish ajo duke nenqeshur me ironi dhe me pas thithi cigaren serish duke buzeqeshur.
  - E di? Kam pare njerez qe talleshin me ato qe shkruaje ti, beheshin tre a kater shoqe, mes tyre dhe une, lexonim dhe qeshnim me budalliqet e tua, me pas ja jepnim librin romve qe shisnin rrugve, kushedi cbenin me te, mbeshtillnin buken ne mengjes, ose benin ndonje gje tjeter, - shtoj serisht ajo.
  - Te pakten sherbejne per dicka, ndryshe nga pikturat e tua qe edhe mes plehrash po ti vendosesh do i quhej vlersim. - Shtova pas saj por pamundur t'i bej efekt humorit te saj, qe tashme kishte gjetur piken time te dobet dhe do sulmonte fort.
  - Je per te ardhur keq, te sygjeroj mos te shkruash me, librat jane dicka e bukur, por librat e tu jane per t'u meshiruar, bashke me ty qe te dukej vetja ndonje artist i rangut te larte. - tha ajo.
Per dreq fjalet e saj po me digjnin aq shume sa nuk po mbaja dot veten.
Pse duhet te kishin aq rendesi fjalet e saj, te me ndikonin aq shume sa te urreja menyren si shkruaja vetem sepse ajo thoshte qe nuk vlejne. Po cfare i dukej vetja xhanem.
  - Nuk me intereson mendimi yt, cdo gje qe thua ti eshte si nje zhurme mushkonje te cilen mjafton ta shtypesh dhe pushon. Thuaj cfare te duash, nuk me ben pershtypje. - Thashe e me pas shtrengoja dhembet qe gati sa nuk po thyheshin, ndersa thonjt e gishtave sa nuk po me shponin lekuren e pellemben e dores.
  - Une te dhashe nje keshille, ti si te duash bej, por ato qe shkruan ti nuk meriton te jene te shtypura neper flete librash. Eshte gjynah te mendosh se jane prere peme per te bere ti librat e tu te shpifur. - Vazhdoi ajo dhe dukej qart qe po i jepte kenaqsi menyra si po ndihesha.

Ktheva goten duke pire ate pak alkol qe kishte brenda dhe e kercita lehte goten ne tavoline.
Me vinte ta kapja nga floket dhe ta zhdepja ne dru.
  - Ti duhet te jesh nje nga ato fanset qe une nuk u kam dhene autograf dhe me ke marre inat, te kuptoj per menyren si ndihesh mos u shqeteso, te kuptoj mjaft mire, gjithsesi ndoshta nje dite do jem ne humor te mire dhe do ta le nje autograf. -  I fola dhe ajo shtrembroi fytyren.
  - Une nuk kam nevoje per autografin tend, idiot, une te urrej ty dhe librat e tu. Te urrej edhe me shume tani qe e di se kush je. - shtoj ajo.
  - Thjesht mundohesh te maskosh me urrejtje dhe perbaltje adhurimin qe ke ndaj meje. - i thash une.
  - Flet nga eksperienca ndoshta, por nuk eshte i njejti rast, me beso qe nuk kam as minimumin e asaj qe thua ti, madje as urrejtje nuk kam ndaj teje, sepse je thjeshte parazit dhe s'kam pse te urrej.  - Foli ajo dhe u ngrit e revoltuar nga vendi duke terhequr canten per t'u larguar, nga e cila ju derdhen sendet e saj bashke me disa libra te shkolles dhe mes tyre edhe libri im i fundit i para dy viteve.
Ajo i mori me shpejtesi i futi ne cante dhe iku duke mermeritur, ndersa une qeshja me ze te larte.
  - Nuk do marresh kurre autograf, i bertita nderkohe qe ajo po mundohej te hapte deren e makines.
E revoltuar leshoi canten ne asfalt dhe me nje ecje plot nerv dhe inat, me turinjte e mbledhur dhe vetullat e rrudhura po drejtohej per nga une me shpejtesi...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now