Ti thua qe sdo te shihemi por gabohesh!

13 3 0
                                    

Shishee, pakete, cigare te djegura....gjithandej!
Pa gjume i kishte kaluar e gjithe nata. A thua pse?! Vetem prej mendimeve dhe kujtimeve te shumta qe i vinin njekohesisht duke ia ber lemsh trurin.
Dhimbje koke te tmerrshme, vizion te paqarte dhe keputje trupi! Me keto ishte zgjuar ne mengjes, me ato pak ore gjumi.
Dinte vetem dicka, askush nuk duhej te merrej me te, perndryshe do e kishte punen keq. Bente mire te lante ca hesape me Klejdin dhe tr fitonte perseri trendafilin e saj te bardh.


Dyer, korridore, uniforma te bardha, arome karakteristike e shpifur e ketij spitali te ndyr po i shfaqeshin serish!
Ishte zgjuar ne mengjes dhe prane saj kishte gjetur mamin duke caktuar nje takim te menjehershem tek doktori. E njejta kohe perseri! Do degjonte te njejtat fjale dhe si te mos mjaftonte te degjonte fjalet e pafundme te doktorit do degjonte edhe romanin e mamase se saj. Por dicka nuk shkonte, kete here jo!
E ulur ne nje nga stolat e koridoreve priste me ankth, kryqezonte gishtat dhe shikonte verdalle. Nuk i pelqente dicka e tille, parandjenjat i kishte te keqija. Shqetesimi i mamase i fuste friken.
-Sara Keçi, jeni ju?!
-Po!
-Kaloni ketej, te takoni doktorin!

.....
Mblodhi cfare i zune syt dhe me nje shpejtesi marramendese u nis drejt daljes. Duhej te ikte sepse ishte bere shume vone por nuk donte te rrinte nje minute aty.
-Ok, bukur! Shkalle! Dyer! Dhoma! Banjoja, ku dreqin eshte?!
-Avash, avash! Jo me kaq nxitim! E di qe ke fjetur mire ne krahet e mi dhe ke energji por sikur te ngadalesosh pak, ta marresh me qetesi, me dashuri dhe me pas te largohesh?! Ke pire mbrem dhe supozohet te kesh nje dhimbje koke, apo jo?! Nuk e dija qe heret e para kishin kaq energji.

Kishte dhimbje koke te tmerrshme dhe fjalet e tij e acaronin shume! Ne fakt ideja qe ishte me te dhe nuk e dinte ku ndodhej e acaronte akoma edhe me shume por duhej te qetesohej dhe te zgjidhte nje rruge sa me te shpejte.

-E para: Kujdes me fjalet.
E dyta: Me trego ku ndodhet banjoja.
E treta: Me trego cka ndodhur.
Dhe e fundit: Dua te largohem sa me shpejt qe ketu.
-Wow, wow, wow! Qetesohu! Merr frym, nxirr frym dhe qetesohu! Nuk po vdes te rri me ty se edhe ti me ke prishur plane por gjithsesi.
Tani me fjalet nuk kujdesem se sje askushi te me tregosh c'te them dhe mbi te gjitha sikur nuk je ne nje pozite te tille te mirfillte. Je me nje bluze te gjate qe te rri siper gjunjve, me nje pale pantallona ne duar dhe atlete. Mos me shiko si e cmendur, nuk jam maniak seksual jo! Nuk me pelqejne femijet!
Banjon e ke poshte dera e pare majtas.
Nuk kam nerva per me shume, ik mbaro pune dhe eja se do te ikim!
Mami me do gjalle ne shtepi, e jo te ngren nga egersirat!

Dhe ky thoshte qe une kam energji kur ky paska 100 fish per vete! Rrotulloi syte dhe zbriti shkallet per te shkuar ne tualet!
Nderkohe ai mori rrugen per ne kuzhine, i duhej te pakten te pinte nje kafe per te marre veten nga e gjithe kjo zhurme e ky tension.

Sapo kishte shkuar ne shtepi dhe cuditerisht nuk gjeti asnje ne shtepi. E mori babain ne telefon e ai i tha qe per dy dite do te ishin jashte qytetit.
U lehtesua! Nuk donte qe te merrej edhe me ta! Shume pyetje bezdisese! U ngjit per ne dhomen e tij te bente nje dush sepse qelbej er.

-Zonje Eneda! Sipas analizave te bera, Sares i eshte kthyer edhe njeher semundja te cilen e ka pasur! Por ne nje shkalle pak me te larte. Crregullimi i vogel nervor ka prekur edhe diku ne trupin e saj! Eshte diagnostifikuar me 'Bulimi' !
Te dyja u shtangen dhe me frike Sara shikonte te emen.
- Doktor, na e shpjego!
-Bulimia eshte nje semundje e cila per shkaqe te ndryshme kryesisht nervore con ne ngrenie te shumte ushqimi pa kontroll dhe me pas ne nxjerrje e tij jashte me ane te te vjellurave! E kjo ndodh me shume te raste te krizave nervore ose depresionit, ankthit dhe stresit psikologjik.
Duhet te ket shume kujdes ne parandalimin e tyre! Nje psikologji e renduar do ta shkaterronte ate! Por eshte dicka e sherueshme me kalimin e kohes, nese mbahet nen kontroll.
Do te veprojme sic kemi vepruar dikur, por me disa ndryshime te vogla! Ketu keni edhe receten!
-Faleminderit, doktor!
-Pee gjithcka me lini ne kontakte. Vizitat mjnd te jene te shpeshta! Mos harroni keshillat e mia!
-Pa merak! Diten e mire!

Sara kishte ngrire, tjeter dimension, mendja diku tjeter e trupi diku tjeter! Ecte perkrah mamase per ne dalje te spitalit por ne gjendje te rende mendore! Perseri?! Por kete here edhe me nje semundje tjeter! Mjaft bukur!

-Eja pra! Heiiii! Do te ikim! Kaq shume duhet te vonohesh!?
E pa tek dilte nga banjoja, e veshur me rrobat e mbremjes! Dhe ne nje gjendje te sakte e te pranueshme!
-Bukur!Te mori kaq shume kohe per kaq?!
-Nje aspirine! Dhe pak uje doja!
-Urdher tjeter?!
-Thjesht mi thuaj ku jane dhe te largohemi sa me shpejt! Nuk jam ne terezi te merrem me ty!
I piu e do te largoheshin!
Te dy me turinj varur. Ajo shikonte diku e perhumbur ne rruge e ai ne timon. Diku edhe ai i perhumbur edhe pse dukej i perqendruar ne rruge.

-Te shkonte me shume bluza ime!
Ia hodhi syt ne fragment sekondi sikur kushedi cfare kishte thene.
-Thjesht te shkonte! Nuk te thash dicka te keqe te me shqyesh me sy!
Pse je kaq e ftohte, me djemt, me Saren apo sidomos me Gersin?! E vogel per te pasur armiqesi.
-Mosha nuk tregon gjithcka!
-Pergjigje te shkurtra dhe turinj te varur! E kuptova! Nje djale 20 e ca vjec merret me nje kalama qe gjoja di gjithcka per jeten. Me kujto qe heret e tjera te mos dehesh para meje, nuk kam me nerva te kujdesem per ty.
-Nuk do ket takime te tjera tonat. Mos u shqeteso! Edhe sa rruge kemi?! Ne maje te malit erdhe?!
-Edhe shume pak kemi, por me thuaj adresen te te le ne shtepi.
-Mjafton ne qender! Iki vet!
-Ok! Rruge me e shkurter me ty! Disa minuta te shpetuara!

Heshtje!

-Cfare te ka ndodhur?! Kush do te pendohet per cfare te ka bere?! Kujt i thua mos ik edhe ti?! Kjo zymti kujt i detyrohet?!
Ashtu e perhumbur ne ate heshtje, pasi degjoj ato fjale iu kthye keq.
-Sikur ky djali 20 e ca vjecar te shikonte punet e tij, te merrej me qaramanen dhe vajzat e tjera, te me ler mua ne shtepi dhe thjesht te sillet sikur nuk me njeh me, do t'i isha shume mirnjohese! Mberritem! Ndalo ketu!
Doli nga makina duke perplasur deren....

-Sikur njerezit te kishin me pak erresire do ishte me bukur! Brenda asaj egersires ka miresi apo jo?! Gjithmon ka! Ti thua qe sdonte shihemi por gabohesh!
Shkeli gazin dhe u largua per ne shtepi!

Erresire shpirtiWhere stories live. Discover now