Heren tjeter nuk do merrem me vajza qe e kane dicka per here te pare!

13 3 0
                                    

Shtangu...
Te dehurit thon te vertetat apo deshira te pa thena ndonjeher?!
Ashtu sic ishte e coi ne dhome, e shtriu mbi krevat dhe shkoi te merrte nje peshqir. Ajo po dridhej. Ndoshta ishte ide shum e keqe kjo, por asgje nuk do t'i bente me mire se kaq.
E mbeshtolli me peshqir dhe filloi t'i thante floket, e ajo ashtu pergjumesh sec fliste.
Dilema e tij e vetme ishte nese duhej t'ia nderronte rrobat apo ta linte ashtu e te ftohej?!
Dreq o pune! Nese do t'ia nderronte rrobat, ne mengjes duhej patjeter qe te fshihej ndryshe ajo do ta vriste. Egersir! Nuk kishin faj te tjeret! Por nese jo, ajo do te ftohej!
....

-Sara! Ku shkoi ajo?!
-Nuk e di, iku dhe Klejdi, nuk e pashe!
-Agh!
Kapi e theu nje gote aty, filloi duke rrezuar tavolinat. Ndihej sikur do ti ikte nga duart. Jo perseri! Jo perseri! E kishte humbur njeher, nuk mund t'a humbte perseri.
-Ka ikur me ate idiotin! Ajo eshte e dehur! Sara, perseri shkaterrove gjithcka!
-Mua mos mu kundervi. C'faj kam un qe ti nuk di ta mbash zogezen tende?! Pastaj te duket ty se une jam e lumtur?! Nese e shikon iku dhe Klejdi me te. Klejdi!!!!
-Ti shkaterron gjithcka! Gjithmon!
-ZHDUKUUUU!

Ashtu gjithe nerva u largua nga festa duke e len Saren vetem me shoqet e saj, ne ate katrahure. Mendjen e kishte tek ajo! Nuk ia kishte besimin aspak Klejdit dhe sidomos asaj sepse ishte e dehur. Po cmendej. Kishte ardhur per te, ndersa tani, ishte dikush tjeter pran saj!

Xhulja thjesht kishte shijuar skenen teksa zihej Sara me Gersin por ishte me te vertet e shqetesuar per te! Nuk e dinte ku kishte shkuar dhe mbi te gjitha cdo ti thoshte mamas se saj. Ajo do ta "vriste".
Valle ky Klejdi i shume kerkuar ku mund ta kishte cuar ashtu te dehur ate?! Kishte filluar me te vertet te shqetesohej.

Sa i shkonte bluza e tij. Me shume se atij vet. E kishte shtrenguar fort, thua ti se kishte frik se mos largohej.
Degjohej sec thoshte:
-Me perqafo, mos ik edhe ti! Te lutem!

Ora 00:00, e shiko se me c'merrej! Me nje vajze te vogel, qe ka pire per here te pare dhe po zbrazte te gjithe shpirtin aty. Bukur apo jo?!
E mbuloi mire me jorgan, e u shtri prane saj! Nje engjell i vogel! Gjumi ben cudira!

Sec murmeriste neper gjume e ai ngulur syt e shihte e s'dinte c'te bente!
-Mos e bejjj, po gabon! Nuk isha une! Po me vret me duart e dua! Do te te urrejjj!
Ishin fjalet e thena. U hutua per disa sekonda! Ajo po shikonte nje enderr te keqe, nje makth.
Instikti i pare e beri qe thjesht ta perqafonte e keshtu ti merrte gjumi!

Ndodhej atje! Tek vendi i shenjte! I paharrueshmi. Se besonte se do te arrinte deri ketu vetem prej disa mendimeve prej  adoleshenti. E kishte humbur njeher. Edhe sot iu duk aq e larget sidomos kur iku me Klejdin.
I vinte te hante veten me dhembe. Pse ishte kaq i paafte, thua perseri do ta humbiste?!

.....
-Hajde pra, Gersiiii! Mos bej keshtu. Edhe me therret edhe nuk dukesh me! He pra! Po me vonon. Mami do me bej moral 5 vjecar.
Ishte dukur pas disa minutave me nje buqete te stermadhe me trendafila te bardhe, dhe nje arush me nje zemer ku shkruhej emri i tij.
-Gersss! Seriozisht! Per mua?!
-Nje shpirt te bukur kam une! Njeriun me te vecant. Ky djali ketu perball meriton shume puthje sot.
-Eja ketu! Nje puthje qe e beri ta dashuronte edhe njeher.
-Te betohem!... do te te blej perdit keshtu dhuratash vetem qe ti t'me japesh kete puthje. Mmmm, me shijoi! Dua prap!
-Mjaft tani! Me jep nje perqafim!
-Mire, mire! Ketu do jemi!

"Per trendafilin e bardhe pa gjemba, per shpirtin me te bukur qe ka universi, ne munges time do te kesh arushin ne krahet e tu!" -ishte e shkruar ne busull.
Definitivisht ishte e dashuruar! Gersi ishte shpetimi i saj!
Iu hodh ne qaf!
-Faleminderit qe ekziston! Te dua shume!
-Edhe une! Arushi im i vogel!
E puthi ne koke!

.......
Po qante! Po! Ai po qante! Sa i mungonin ato kohe. Kur ajo ishte e tij edhe e jepte shpirtin per te, e sot ndodhej gabimisht ne krahet e tjeter kujt! Sa bosh qe ndihej! Edhe ky vend takim dukej bosh tani. I mungonte drita qe i falte ajo ketij vendtakimi.
Ahh sa do te donte ta kthente kohen pas!

-Sara, mjaft! Cfare ka ndodhur?! A te duket e logjikshme ta kthesh dhomen ne kete menyre duke e shkaterruar cdo cep?! Mblidhe veten!
Jo perseri?!
-Dil nga dhoma ma, tani! I bej c'te dua! E afte edhe ta vras veten.
E ema u tmerrua. Vajza ne kete gjendje?! Perseri?! Jo! E arsyeja heren e fundit kishte qen ajo vajza e qytetit!
-Sillesh keshtu vec per faktin qe ka ardhur ajo?! Se ajo ndodhet ketu?! Po kete rradhe c'po te merr?!
-Gjithcka! U ulu pertok duke shperthyer ne lot! Ajo semundje mendore ishte kthyer perseri e kishte zen rrenje, kishte koh qe kishte qen ne qetesi.
E perqafoi fort, Sara nuk duhej te kthehej edhe njeher ne ate gjendje. Nuk kishte me durim, jo perseri!

23 here edhe nuk e hap akoma. Nuk erdha ketu per tu marr me mamane tende vetem se ti ke pire! Uffff! Hape dreqi e mori! Duhet te gjej nje justifikim, ose me sakt te gjenjej.
Ishte vone, shpresonte te mos ishte duke pritur aty per te dhe 'pijanecen e nates'.
Xhulia ecte ne maje te gishterinjve. Sa me pak zhurme, me shpjetesi dhe qetesi ngjit shkallet.
Hajde Xhulia, beje! Shpeto jete sot!
Pafat! Para dhomes se saj ndodhej  kunata!
-Edhe mendoja se do te vinit ne 3 te mengjesit! Pra, ku eshte vajza ime?!
Sapo kishte ngrire. Mijera mendime por asnje justifikim.
-Eshte pak vone, sikur te flasim neser per keto!
-Xhuliaaa! Ku eshte ime bije?!
-Dakord dakord! Ndodhet bashk me Gersin. Me duket se jane pajtuar dhe po kujtojne kohet e vjetra. Te lutem mos i bertit, mezi po merr veten nga traumat!
-Perseri me te?! Ka filluar perseri?! Ajo do me vras mua, do me varros per se gjalli.
Iku e nuk ia vuri me veshin mallkimeve te saj!
Hyri ne dhome edhe e kyci deren. Furishem u hodh mbi shtrat.
Edhe qejfi te lodh!
Uroj qe te jesh mire! Mos te te pime lengun neser.

Rreze te forta te diellit donin te hynin ne ato perde te zeza. Mezi po hapte syte. Tentimet e shumta deshtonin. Nje dhimbje koke e rende dhe asnje moment i kujtueshem.  Te mos harrojme dhe faktin qe ndihej e mberthyer nga disa krahe, sic dukej e kishin mberthyer me shume sec duhej!
Fragment sekondi u ngrit!
-Ohaaaa! WTF! Seriozisht! Ejjjj, zgjohu!

A thua se kush ishte ne mengjes me nje ze kaq acarues dhe shkaterrues gjumi?! Po flinte rehat ne ate perqafim. Hapi syt!
Ahh po! U kujtua! Pijanecja e nates.
-Eshte mengjes, ndodhemi ne nje shtepi dhe jo ne maje te malit qe te bertasesh kaq shume! Veze pi?!
-Nuk po tallem une! Me jep nje shpjegim!
-Patjeter! Ti dehesh dhe bertet! Keshtu duhet te me kthehet nderi?!
-Mos mi ngri nervat! Ku jane rrobat e mia dhe pse une kam te veshur vetem nje bluze?!

U ngrit te hapte perdet, duhej pak diell dhe ajer ne ate dhome.
-Zot! Me kujto qe heres tjeter te mos merrem me me vajza qe e kane dicka per here te pare!

U shtang! Po tallej apo jo?! Bluza, krevati, te perqafuarit, ai pa bluze dheeee...
Jo!

Erresire shpirtiWhere stories live. Discover now