DADDY'S GIRL-1

2.9K 102 83
                                    

Tik- tak...tik-tak...tik-tak. Ndihem e lodhur, sot më shumë se kurrë. Tik-tak..tik-tak...Pusho! Hap sytë e shpirti im sinkronizohet aq mirë me atë errësirë përthithëse të krijuar sidomos nga grilat në dritare. kap kokën me dorë dhe e shtrëngoj fort. Oh, sa më dhemb! Më lër dhe pak në botën time, s'dua të ngrihem, jo më. Unë s'ja vlej të jetoj mbi këtë dhe. Pusho! Duart më dridhen nga pafuqia ndërsa I kaloj nëpër flokë me nervozizëm. Mbidhem kruspull në krevat dhe mbështetjen e vetme e gjej tek batanija ime e bardhë, e bardhë si asgjë tjetër në jetën time, e bardhë si një letër bosh, e panjollosur nga boja e zezë e një shkrimtari, e bardhë si dëbora verbuese, e shtrëngoj fort, shumë fort për t'u përpjekur të fsheh pas saj shpirtin tim stër të zi, të vrarë nga jeta e pamëshirshme dhe nga fjalët hipnotizuese të të tjerëve, i dërrmuar nga pesha mbi supe, i lodhur nga gjithçka, nga gjithkush.

Më hipi një zjarrmi, errësira u ndriçua nga flaka e djallit, një flakë përcëlluese, e papërballueshme. E flaka batanijen tutje dhe bëra të ngrihem në këmbë, por rashë përdhe. Si gjithmonë, e paaftë për të qënë e fortë. U mbusha sërisht me frymë për të kërkuar diku brenda vetes atë forcën që pretendohet ta kenë të gjithë. E kërkova, të betohem që e kërkova në çdo milimetër të qenies sime, por s'e gjeta kurrë. ndoshta e kam vrarë, ndoshta ka humbur diku nëpër shpirtin tim gati të vdekur, ndoshta s'ka qënë kur aty. Ka shumë ndoshta që epo ndoshta, thjesht ndoshta, s'do t'ia marrim asnjëherë përgjigjen e vërtetë.

Ngrihem dhe vendosem para pasqyrës. Shoh shëmëllimin tim e s'më pëlqen aspak ajo që përplaset para syve të mi. Ngre bluzën lart dhe kthehem pak anash për ta parë më mirë trupin tim të lakuriqtë. Kockat s'më kanë tradhtuar, rrinë ende aty, por për mua dhe ato janë shumë. E kap barkun me dorë dhe në kokë më del një tjetër unë, më del Abigeili I vjetër, të cilën e kishte pushtuar nga kilet e tepërta , të cilat ishin dhe shoqet e saj të vetme.

"Abigeil, pilulat! Një femër duhet të jetë gjithmonë elegante, ta joshë mashkullin me hiret e saj perfekte, s'ka vend për kile të tepërta. Po vajzat e tjera? Po, po ato do tallen me ty zemër. Pilulat Abigeill!" Zëri I nënës sime buçiste kudo nëpër qenien time. E ula bluzën me shpejtësi dhe vrapova për në tualet, e hapa kanatën e raftit të vogël me furi dhe po kërkoja për pilulat e glucomannan-it, një ndër llojet e shumtë të pilulave të dobësimit, por me shumë efekte anësore gjithashtu. Po kujt I bëhej vonë për efektet anësore, rëndësi ka që të bëjnë punë! Sytë më ishin futur brenda duke i nxjerrë akoma dhe më shumë në pah muret e zgavrave dhe qepallat ishin të pabindura, duke u munduar herë pas here të mbylleshin, ndërsa pjesa e poshtme ishte nxirrë si të më kishin rrahur, por për mua s'ka aspak rëndësi kjo gjë, rëndësi ka të dobësohem. Oh harrova, pilulat!

Po kërkoja në raft me duart që më dridheshin dhe të mbuluara nga djersa. Ai raft ishte i mbuluar aq shumë me ilaçe sa mund të konkurronte dhe me një farmaci. ca prej ilaçeve po i vija në lavaman e ca të tjerë thjesht i shtyva me dorë. Ku dreqin janë? Ku dreqin! Ja tek qenkan vogëlushet e mia!

Zgjas dorën për në fundin e raftit dhe dora më kap kontenierin e vogël me glucomannan. E tërheq me një frymë, hap kapakun dhe prej kontenierit nxjerr dy pilula, të cilat kanë një ngjyrë bezh në kafe. janë të vockla, por me një efekt të madh. I kaloj poshtë me pak ujë dhe voila', gjithçka shkoi në normalitet, epo për pak kohë.

Shihem sërisht në pasqyrë dhe tashmë më pëlqen ajo që shoh. I buzëqesh njëherë vetes, i kaloi duart nëpër trupin tim dhe më në fund filloj të bëhem gati për shkollë. më dukej sikur ato pilula glucomannan-i e dhanë menjëherë efektin e tyre, sikur ishin magjibërëse, por jam vetëm një e manipuluar, një e etur për dobësim. çfarë jam duke thënë kështu, unë jam shumë në rregull, dy pilula s'të bëjnë kurrë dëm, apo të bëjnë? Oh, s'kam kohë për pyetje filozofike tani!

Bëra një dush të shkurtër, lava dhëmbët dhe më pas u ula këmbëkryq në dysheme për të aplikuar makiazh. Pasi përdora një sasi të konsiderueshme korrektori poshtë qeshkave të syve, po ngjaja më e gjallë. Mora paletin e ngjyrave të syve dhe sigurisht që zgjodha rozën, po të njëjtën ngjyrë zgjodha dhe për buzët. Flokët e gjatë biond I kapa në një bisht shumë elegant, duke mos lënë asnjë fije floku të pabindur të fluturonte vend e pavend.

Shkova drejt dollapit për të zgjedhur veshjen e ditës e sigurisht që s'mund të rrija pa veshur një fund të shkurtër të bardhë me pala të gjera , një bluzë të shkurtër pas trupit po të bardhë dhe për ta përfunduar një xhaketë rozë e lehtë.

U ngrita dhe shkova drejt dritares për të hapur grilat. Pak nga pak drita po depërtonte nëpër gjithë hapësirën e dhomës sime, por s'mjaftonte me kap, ajo po i hidhte kthetrat dhe në shpirtin tim të fjetur. Buzëqesha! Një ditë e re, një jetë e re, por me gjumët e të shkuarës!

Pasi isha e kënaqur me pamjen time, mora telefonin, të cilit I kisha vënë një këllëf arushi dhe dola nga dhoma. Zbrita shkallët me shpejtësi dhe shkova në kuzhinë. Hapa frigoriferin dhe ndër gjithë të mirat që mund të zgjidhje, unë zgjodha thjesht tre të bardha veze dhe dhjetë fije spinaq. Ky është mëngjesi im I zakonshëm dhe epo, mund të themi dhe I shijshëm, deri diku. E mora pjatën dhe ndërkohë që po haja mëngjes, hapa instagramin dhe po shikoja fotot e modeleve perfekte, të cilat ishin aq të bukura, aq elegante, aq magjepsëse. Edhe unë do bëhem si ato, e di, e ndjej!

Sapo mbarova mëngjesin, e futa telefonin në çantë dhe pjatën e futa në pjatalarëse. Mora çelësat dhe dola nga shtëpia. Hapa derën e Range Rover-it tim të bardhë dhe u nisa për në shkollë.

Oh se harrova, unë jam VAJZA E BABIT!

***Heyyy erdha prape une, ju mungova?

Vendosa qe sot te nisja dhe librin tim te dyte "DADDY'S GIRL". Atehere, nqs s'e kuptuat ky liber ka per te beje per Abigeilin (ia kam vene kete emer pasi pershtatet me titullin pasi Abbigail do te thote Father's Joy) e cila eshte njezet e ca vjece dhe eshte anoreksike, jeton vetem me te atin pasi e ema i ka nderruar jete. Me shume do mesojme ne kapitujt e tjere, sigurisht nqs ju e pelqeni kapitullin e pare.

ju lutem komentoni si ju duket, ta vazhdoj apo s'ia vlen pasi jam shume ne medyshje.

Peace and love!****

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now