Marionetë

By erilda_

51K 4.3K 2K

-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi. More

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesa 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
35. Nje i dyte gabim
36. Krisje?!
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
41. Po ti kush je?!
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48

Fund

1.5K 103 67
By erilda_

Kish qene fundi dhe per ate dite te lodhshme, nje sere angazhimesh, pune pa fund dhe plage qe mezi e lejonin te qendronin ne kembe. Skish shume qe kidh ardhur nga Amerika per pune biznesi. Me kete vend se lidhte me kurregje. Pritja e ores se ikjes ishte per te nje agoni me vete.
Nga vetja kish larguar cdokend, e i ish dhene punes. I njejti egoist, i njejti njeri i ftohte qe kish harruar te donte. Qenie e ftohte qe nuk keronte asnje lloj emocioni ne jeten e tij.
Ish si te jetonte ne ferr. Hadi e kish kaperthyer ne mbreterine e erret e me force denjonte ta leshonte.

Kur gjerat qe duam me shume ne jete largohen prej nesh, atehere mbetet vetem mall. Nje ndjenje qe te ha me dhembe te perpin, kjo i kish ndodhur dhe atij. Kish humbur...ne kuptimin e plote te fjales ,kish humbur.

Vite me pare kish humbur te dashuren e zemres, te vetmen qe e kish dashur me shume se jeten e tij, e pak me vone dhe te voglen Reinë. Kurat jashte shtetit kishin qene vecse nje humbje kohe, ajo nuk ia doli. Te flitej per dhimbje qe e kote. Asnje sja kuptonte ate, ajo ishte pertej universit, pertej qiejve, ia grricte shpirtin ore e minute pa pasur mundesine qe ai te mbrohej.

Kujtonte si te kish ndodhur dje se si e la Marionën e tij te ikte. E la te ndiqte nje rruge tjeter ne te cilen ai nuk ish bashkeudhetar. E la sepse e dinte qe po ti tregonte si qe puna ajo do te hiqte dore nga endrrat e saj, per te qendruar krah tij. Ai kete nuk e donte, nuk donte te ishte pengese per te.

Do e donte ne fshehtesi, gjithmone do e donte, do e ruante me fanatizem si gjene me te shtrenjte qe kish pasur ndonjehere. Ajo ende kujtohej per te, por nuk mund ti pergjigjjej asnje prej mesazheve te saj. Nuk mund te tregoje aq i poshter me te.

"Po me flak per te dyte here?"kishin qene fjalet e saj ne debat e siper.
"Ben mire te shohesh punen tende, e une timen, ishte kendshem per aq sa zgjati, por une nuk ndjej me" kish genjer pa iu dridhur qerpiku.

Nuk ishin te rralla rastet kur kthehej pas ne kohe per te kujtuar te shkuaren dhe fjalet qe ia copetonin shpirtin.

"E si dreqin nuk mund te ndjesh me? Nuk kane si shuhen ndjenjat! Atehere ti nuk me ke dashur, paskam qene kukulla jote qe e terhiqje sa majtas-djathtas. Nuk gjeje dot dicka tjeter per tu marre, duhet te luaje me ndjenjat e mija? Kaq te pavlera paskan qene per ty... Une tu dashe e tere, cdo gje e qenies sime eshte dhe e jotja" ajo kish vazhduar me te sajen e ai duke mos dashur te nderronte mendje per vendimin qe kish marre e kish detyruar te pushonte.
Pa pike mirekuptimi e i pershtjelle ne inat me veten ish treguar i padrejte dhe me te.
Kishte te drejte te perdorte fjalen "flakje", sepse ate kish bere ai. Ate dite, e kish mberthyer per krahu duke e nxjerre jashte shtepie.

Ah, ta shihte dhe njehere! E deshironte me shpirt.
Por thelle e dinte se sqe e mundur, dhe nese ndodhte ai sdo e kish guximin ti fliste. Skish guxim ti kerkonte falje, ta shihte ne sy.

Kish qene nje periudhe kur njeri prane nuk i qe gjendur e ngushellim kish pasur telajot me ngjyrat e tij.
Ishte gati per te celur ekspoziten e rradhes ne Lyon. Franca kish qen opsioni i pare e i fundit jo sepse e njihte mire por dhe prej atij personi qe ndodhej aty. Se kishte ndonje shprese ta shihte, por te shpresonte sqe keq.

Nisej pasneser mbrema, dhe arrinte 2 ore para hapjes se ekspozites, kohen e kishte llogaritur mire. Kishte pasur kohe dhe per te njoftuar ca te njohur.

I mbetej te mbyllte nja dy pune te vogla e te nisej. Keto punet perfshinin te kerkuarit falje familjes se Marionit dhe gjetjen e adreses se saj. Te pakten ta dinte ne cdo rast...

2 dite me vone

-Pierree,me salce apo me djathe makaronat?- kerkoi nga aneksi mendimin e tij.
-Salce,-iu pergjigj ai ndersa merrej me shtrimin e tavolines.

Nese dikush do i shihte se bashkur do te mendonin per ta si cifti me i embel ne bote. Dhe me te drejte ata shkonin shume mire, e vec kesaj Pierre me shume rrinte nga Marion se nga apartamenti i tij.
Ne kishin filluar te ndjenin gje per njeri-tjetrin ate e dinin vec ata.

Ai e bente te lumtur, lumturia a nuk nenkuptonte dashurine?
Mbase mbase duhet ti jepnin nje mundesi njeri-tjetrit, mund ti jepnin nje mundesi se ardhmes.

-Cilat jane planet per neser Marion?-pyeti ne bisede e siper ai.

-Kam nje mbledhje ne pune, do marr Nikolën nga cerdhja sepse i kam premtuar ta coj ne park...

-Nikin do e marre e ema, i thash une,-e nderpreu per nje cast.

-Perse?-kerkoi te dite ajo.

-Sepse...sepse dua te te coj diku, te flasim...

-Te flasim per cfare?- pyeti dhe nje here akoma me e hutuar duke shmangur takimin me syte e tij.

Ai nuk iu pergjigj, e as ajo nuk e ngacmoi. E dinte se Pierre nuk heshtte pa qellim. E vertet ashtu qelloi.
Me te sistemuar kuzhinen ajo kaloi ne sallon aty ku Pierre e priste disi i tensionuar ulur ne cep te divanit.

-Pra...-vazhdoi ajo.

-Marion une mendoj se ndjej per ty,-i tha qetesisht, ndersa gjendej perballe saj.
-Dua te them, ti e di qe ska shume qe jam ndare, ti madje mund dhe te gjykosh, por un vertet ndjej dicka te re qe po lind.
Mundohem te kaloj sa me shume kohe me ty sepse prania jote me ben te ndihem mire...

E gjate gjithe atij fjalimi qe vazhdoi per disa minuta ajo kish mbajtur mend vetem fjalet "ndjej per ty" dhe puthjen qe ish shkembyer me pas.
As skish dashur te behej pjese e lojes e as skish refuzuar.
Kur Pierre kish ikur neper dhembe i kish thene nje "do te mendohem" gati ne menyre te pavetedijshme.

Se kishte menduar asnjehere si dicka me shume shoqerine e tij! Por mbase kish ardhur koha te hapte syte... Pierre ish njeri i mire, ishte i qete, punetor e shume i dashur. Krejt e kunderta e djemve me te cilet kish pasur te bente, ne karakter. Te mendonte per dicka me shume sqe keq...
Do ti jepte nje pergjigjje, duhet ta bente... neser mbrema.
...

Telefoni akoma binte mbi komo e ajo as qe e mori mundimin te nderpriste makiazhin. Le te priste Pierre dhe pak. Duke e njohur natyren e tij do kish zgjedhur dikca te kendshme e te qete...

Rruges nuk shkembyen shume fjale. Diku nga ora tete kur terri kish mbuluar makina ndaloi. Jo fort larg qendres se qytetit, ne nje nder hotelet me me emer dic ndriconte nga larg. Ata per aty ishin drejtuar.

-Eshte nje ekspozite,-buzeqeshi Pierre ndersa e mori per krahu.
Dhe ajo i dha nje buzeqeshje, disi me te sforcuar.

-Di qe te pelqejne pikturat?-vodhi per pak vemendhen e saj ai.
-Po,- u pergjigj duke pare ngultazi tablote.

-Dicka qe nuk shkon?

-Po me duken kaq te njohura?- i tha ne habi.

- Mund te presim per artistin, nuk besoj te vonoje.

Ajo pohoi me koke duke mos ia shqitur syte pikturave.

Ishte nje moment qe dicka e terhoqi te kthente koken, diku ne nje cep te hollit te madh shqoi fytyren e munguar.
Diç me i dobet, e floke me te gjate, po te erret si atehere. Kish sy te lodhur, nje blu e sfilitur qe po shihte pikerisht ate.

Nje takim tjeter sysh mjaftoi qe makina e kohes te rikthente mijera kujtime.

Asnjeri nuk levizi mbase sqene te sigurte ne ishin ata, ta njejtet derisa ajo me hapa te nxituar u mundua te cante njerzit per te dale jashte.

Pierre qe kish qene vecse nje vezhgues kish ndjekur me vemendje situaten. E kish njohur ate nga fotografite qe fshehurazi i kishte gjetur ne celularin e Marionit.

Kish qene gati te shkonte pas saj po te mos ishte per Klaudion qe rendi si i marre duke care turmat qe kerkonin autografe.
Nuk iu be vone per kurrgje, e rendi pas te cmuares gje qe kish kerkuar kaq kohe.

-Marionn!-thirri me ze te larte e ajo shtangu ca metra me tutje. Zeri i tij qe therriste emrin e saj qe mpires.
-Marion,- shqiptoi per te dyte here akoma me prane saj.

-Me lejo te shpjegohem,- i foli kur e kish perballe.
Ajo u shty te pakten dy hapa me tutje per te shtuar distancen e me logjiken e nje te rriture tashme po priste qe ai te nxirrte justifikimin e rradhes, ashtu sic kish bere gjithomne.
...

Rrefeu kaq shume sa i dukej sikur sdo te mbaronte kurre.
Kishin ikur mjaftueshme larg e kishin zene vend nje nje stol.

-Nuk di te te them sa keq ndihem per Rein!-fshiu lotet qe i shkonin curg.
Ai nuk foli e po priste fjalet e rradhes.

-Mund te kish qene ndryshe Klaudio, mund te te isha gjendur prane, ti kishe kaq nevoje per dike.

-Nuk doja te shkaterroja te ardhmen tende.

-Oh, e ardhmja, ne djalle! Ti ishe e ardhmja. Kaq gje se kishe kuptuar.

-Cdo gje qe une e dua me shpirt me le! Sdoja te ndodhte dhe me ty.

-Klaudio...une...ndihem ende pas kaq vitesh bosh pa ty. Rrija veshtroja trendafilin bojeblu ne kutine prej xhami bashke me mbishkrimim qe kishe lene. Qaja si e marre e kerkoja imazhin tend qofte dhe ne enderr.
Sa e kam vuajtuar ate dreq ndarje.

-Besoj, besoj se djali qe te shoqeronte sonte, domethene yt shoq... te ka ndihmuar...ta kalosh...
-Ai eshte vetem nje shok...-se lejoi te vazhdonte me tej.

-Ah, kjo do te thote se kam nje mundesi te dyte,- fshiu lotet e ne syte e tij shndrriti nje fije shprese.

-Te dyte? Ce do nje mundesi te dyte kur sja dole me te paren?

-Te kthej jeten tone ne nje telajo plot ngjyra, te te mbroj ty me gjithe qenien time, te te dashuroj cdo dite e me shume, ta adhuroj syte e tu te gjelber.
Dua te te bej te lumtur... dua te te shoh ty krah meje kur te zgjohem ne mengjes, te te llastoj, te mos ngopem duke te te thene se sa shume te dua cdo dite te jetes sime...

Ajo qeshi pakez e syte i nguliti ne qiell. Hena ishte e flakte sonte. Kish veshur nje petk te kuq ne menyre aq simbolike e dukej sikur shkelqente vetem per ate moment.

Dhe njehere rastesia qe mbreti i botes. Fati kish sjelle perballe njeriun per te cilin kish menduar cdo mbremje. C'mundesi kerkonte ai? Ajo ish gati te falte cdo gje vetem e vetem per te shuar zjarrin qe i digjte shpirtin.

U ngrit ne kembe e duke mos e kthyer koken pas i tha:

"Me duhet te mendohem" e buzeqeshi duke e ditur se skish cmendonte.

Ai e ndoqi dhe njehere, ngadale ceku me majat e gishterinjve gishterinjte hollake te saj. Ne fillim ceku ate me te voglin e ngadale zaptoi krejt doren e saj.

-Ti ske c'mendon,-qeshi pakez me cepin e buzes,-e nesermja premton nje qiell blu, aty ku une e ti do te fluturojme krah per krah,-perfundoi.

FUND

Me falni miq per update-in e vone. Ky pra ishte fundi per te cilin une isha kaa konfuze, por shumica fiton, pakica humbet.
Me lini komentet tuaja. Mbase ne nje te ardhme kur te jem aftesuar mjafueshme ky liber me ca rregullime te vogla do te botohem.
Faleminderit qe ishit me mua ne cdo faqe.
ERILDA❤

Continue Reading

You'll Also Like

2.6M 251K 40
1920ခုနှစ်လောက်က လူနေမှုပုံစံတွေကို inspireယူပြီး ရေးဖွဲ့ထားတဲ့ Own Creation rebirth fictionလေးပါ။ _________# Starting date_26.6.2020 Ending date_6.1...
248K 34.3K 107
အပိုင်း ပေါင်း (83) ပိုင်း ပါပါတယ်။ စာလုံးရေကတော့ လေးထောင်နှင့်အထက် ရှိပါတယ်။ သားရဲ ကမ္ဘာကို ကူးပြောင်း သွားတဲ့ ဇာတ်လမ်း ပုံစံ မျိုးပါ။ [BL] ပါ။ က...
400K 10.5K 12
My priority /property/privacy