Marionetë

By erilda_

51K 4.3K 2K

-Nje mundesi e dyte? Per cfare te lutem? -Per nje jete jo me bardh-e-zi. More

Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesa 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
35. Nje i dyte gabim
36. Krisje?!
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
41. Po ti kush je?!
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Fund

Pjesa 1

3.2K 141 147
By erilda_

La librin qe po lexonte mbi komo, u ngrit me pertese dhe filloi te rremonte dollapin per te gjetur nje veshje te pershtatshme.
"Dreqin Aron! Pse nuk i vendos rrobat e tua ne pjesen tende te dollapit" mermeriti me vete. Vellai i saj binjak ishte aq i rremujshem sa e kishte shendrruar dollapin ne nje lemsh te vertete.
Si perfundim, veshi nje pale xhinse te zeza dhe si per inat dhe nje pulover te Aronit. Do t'i bente namin, e dinte, por i pelqente kaq shume rrobat e te vellait.
Mblodhi floket e saj me onde rremujshem dhe
zbriti me nxitim ne kuzhine.
Rrembeu nje kruasant dhe u be gati te dilte.
-Marion nuk ndalon dot te hash si te gjithe ne ne tavoline. Mendon se nje kruasant do te te mbaje ne kembe.
-Jam me nxitim ma! Do ha rruges! Ku eshte babi?
-Ne oficine ku mund te jete tjeter.
-Po eshte heret...
-Per ku je nisur ti njerhere?
-Une? Une do takoj Vjolen dhe...dhe do ble nja dy libra.
-Na plase me keta libra! Do te te dalin syte duke lexuar!
-Nuk me gjen gje ma!-e mbeshtolli ajo me nje perqafim dhe u be gati te dilte nga shtepia.

Ajeri i fresket vjeshtak iu perplas lehte ne fytyre. E adhuronte aromen e tij pasi binte shi. Ishte kaq i fresket,kaq i paster dhe ajo lehtesisht do ta krahasonte me ndjesine me te bukur te cilen mund ti falte natyra.
Epo te pakten natyra e qytetit te zhurmshem te Tiranes. Pas diteve me shi vendi pushtohej nga qetesia. Pikerisht keto dite ishin te preferuarat e Mariones. Gjithmone do te gjente nje pretekst per te dale kur koha ishte e tille.

-Marion! Thash se nuk do te vije sot. Kam cerek ore qe te pres, u ankua Vjola sapo e pa te hyte ne deren e lokalit.

-Sa ankohesh edhe ti?! U vonova se erdha ne kembe. Ti e di mjaft mire qe une e adhuroj kete kohe. E ku ka me mire se te ecesh ne freskine qe te fal vjeshta, te shkelesh gjethet e zverdhura, te numerosh guret katrore te trotuarit dhe te degjosh muzike?
-Oh, ti dhe mendimet e tua filozofike! Nuk do te heqesh ndonjehere dore nga te qenit kaq femije,-rrotulloi syte Vjola si te donte te thoshte se sjellja e Marionit nuk po i pelqente.
-Kjo me ben te ndihem mire, e pse duhet te ndryshokekam?-qeshi lehte ajo teksa hidhte bustine e sheqerit ne kapucion e saj plot shkume te bardhe.
-Of, Marion! Je kaq e cuditshme! Gjithesesi...
Si eshte Aroni?
-Mire le te themi! Nga tu kujtua karagjozi tani?
-Jo ne fakt doja te pyesja per Drinin po thash ti bie gjate mos te dilja drejt e ne teme.
-Drini...Drini si gjithmone,-tha ajo pasi u mendua pak.
-Cdo te thuash me "si gjithmone"? Pse po e zgjasni kaq shume? Njeri duhet te leshoje pe. Ju pelqeheni, duheni a ku di une ceshte kjo e juaja!-u shpreh konfuze ajo.
-Sigurisht qe njeri po...edhe ai eshte Drini. Ndonjehere sillet si njeriu me i embel me bote, si djali me perfekt qe ekziston, por ndonjerhere sillet si  egoist, sikur nuk mendon per gje tjeter vec vetes. Nuk e di! Ai djale me konfuzon... Aq sa e dua aq me ben te kem dyshime. Ndonjere cuditem si munda te pelqej nje njeri si ai, me nje karakter kaq bipolar,- fliste ajo duke levizur duart sic e kishte zakon.
Nuk jam e qarte as une!-shpalli pastaj.
Mbase mund ta pelqej...ose ta dua...se di jo...jam  nje lemsh i vertete...,shkundi koken konfuze.

Biseda e tyre e shkurter u nderpre nga nje mesazh i Aronit qe e kerkonte te motren ne oficine. Sigurisht ndonje problem me llogarite! Ai djale ishte i pandreqshem.
Perseri kishte katranosur ndonje gje..dhe Marion ishte zgjidhja e problemeve te tij.
U pershendet me Vjolen dhe iu drejtua atij biznesit te vogel familjar. Nje bisnes fitim-prures le te themi me te cili ishin mbajtur gjithe keto vite. I ati kishte kohe qe zoteronte kete zanat dhe ishte kthyer ne prej mekanikeve  me te mire te qytetit. Kur Marion ishte e vogel parapelqente ta kalonte kohen ne ate vend dhe kjo ndoshta edhe prej lidhjes qe kishte me te atin. Ajo gjithmone kishte qene e vogla e babit, dhe ne nje fare menyre kishte nderruar rol me Aronin.
Marion mund te thuhet se kishte mesuar cdo gje nga babai, dhe mbi te gjitha kishte marre nga ai pasionin per makinat. Kishte mesuar qe heret ti jepte makines, nje gje qe jo shume vajza e bejne, madje shumica nuk arrijne te kalojne as kursin e patentes.
...
Po kalonte pergjate rrugices qe te drejtonte ne oficine kur qe nga larg njohu ate,  fytyren e  djalit qe e kishte bere ti fluturonin ato fluturat ne stomak e ti rrihte zemra shume me shume qe heret ne femijeri.

Hiqej si e ftohte, por qe dreqi ta haje, kur shihte Drinin syte e saj merrnin nje ndricim kotelje. Bebet e syrit i zmadhoheshin, jeshilja e syve te saj theksohej me teper dhe ajo pamja serioze zhdukej ne cast.

Ne ato momente ishte ne dileme ti fliste apo jo?
Epo, nje ckemi sdo vriste askend. Ai djale duhej te mesonte si te sillej me nje vajze e jo te bente ate tipin prej menefregisti aq me teper para Marionit ku njiheshin kahera.

"Nje ckemi i mjafton" mendoi ajo, por jo! Shikimi i thelle nen syte kafe te Drinit e zhbiroi te teren dhe si gjitmone ajo kthehej ne kotelen e embel.
-Ckemi Drin!-i buzeqeshi embel teksa tentoi te afrohej drejt tij.
-Hej Marion,-ishte pershendetja e tij mosperfillse nga e cila as nuk tentoi te kthente koken, por u shmang duke nderruar drejtim.

Nje shenje e lehte nervozimi u duk ne fytyren e Marionit. Kjo sjellje e tij si pelqente. Sa here i kishte thene vetes "Ndal", sa here e kishte frenuar veten mos te binte ne dashuri me te, por jo, zemra nuk komandohet.
Nese ajo do te kishte nje telekomande me te cilen ta  kontolloje do te qe e lehte, ama ajo nuk ishte  e tille. Ishte nje muskul i vijezuar qe rrihte ne menyre te pavullnetshme aty brenda kafazit te kraharorit, qe fale atij dreq hormoni te adrenalines dhe fale atyre emocioneve te poshtra i tejkalonte ato 70 rrahjet ne minute dhe mund te arrinte edhe 120 kur e shihte Drinin. 
Pse e bente ai te ndihej aq lemsh.

"Dashuria" per te kishte filluar qe heret kur ndodheshin ne gjimnaz. Asokohe Marion nje vitpariste e qeshur, me nje natyre teper dinamike e shperthyese,plot me endrra, kurse Drini  nje djale i qete, i urte e mbi te gjitha terheqes, shume terheqes aq sa e bente te adhurueshem nga nje grup i madh vajzash.
Njohja e tyre kishte qene krejt rastesore,nje nga ato njohjet qe u ndodh nje ne njeqind personave.
Kishin qene duke pritur te dy per te marre orarin nga salla e mesuesve. Salla ishte plot me mesues e nxenes, rremuja e perhershme e fillim vitit shkollor.
Kishte shquar nga larg nje djale serioz, te veshur bukur, me lekuren qe shkonte gati ne nje kakao te embel.
Aty pra, ishin njohur e pas shume tentativash Marion i kishte thene ate shprehjen akull-thyerse "Ckemi". Ishte ajo ckemi qe i afroi me shume dita-dites duke i bere shoke te mire, e me vone pastaj zbuluan qe ishin ne te njejtem lagje.
Shpesh e kujtonte kohen e gjimnazit kur ishte vetem, ose me sakte ate pjese te kohes qe kishte kaluar me Drinin.
Dhe tani ate kishte ne mendje...ato takimet e tyre fluturake me "Ckemi-t" neper korridore dhe ato bisedat e gjata qe benin neper rrjete sociale.
"Nje hajdut i poshter zemrash"ishte etiketa qe ajo i kishte vene atij.
...
Fishkellima e nje mesazhi te dyte nga Aroni e solli me kembe ne toke.
Ishte vetem 5 minuta larg nga oficina, le te duronte edhe pak. Sa i bezdisshem qe behej ndonjehere edhe ai!

-Marioniiii, ta kam cuar 50 zile e 20 mesazhe! Cke qe nuk pergjigjesh
-Mos e ke per kto 2 mesazhet e 1 thirrje te humbur,-beri ajo nje fytyre prej mosperfillseje.
-Anyways...
-He, anglishfoles i mbaruar,-u tall serish Marion.
-Kam nje pune urgjente, babi doli te blinte ca materiale keshtu qe rri ketu sa te vij une. Po deshe hidhi nje sy asaj makines se duhet gati sot pasdite.
-Si te urdherosh ti vllacko, kafen si e do?!
-Faleminderit ,te kam shum xhan...
-Po po edhe une!
-Pulovra ime te shkonka shume,-i shkeli syrin Aroni teksa ikte me nxitim.
-Aron Aron,-mbuloi syte me njeren dore ajo.

Mori kombinoshet blu tashme te personalizuara dhe dorezat qe  kishin marre nje ngjyre gri te erret nga vaji i makinave. A nuk konsiderohej nje pune per djemte kjo?
Ama , Marion ishte e afte ta bente kete pune po aq mire sa ata,njihte cdo pjese, cdo detaj te makinave...ishte e apasionuar pas tyre.
Nuk i behej vone sec mund te mendonin te tjeret...ishte kjo...ishte Marion.

Ngriti kofanon e makines dhe filloi te studioje per te gjetur problemin. Si e pa qe duhej goxha pune per ta ndrequr e qe do i merrte nje pjese te mire kohe, mori kufjet, celsat, kacavidat e cdo gje tjeter qe i duhej per tu futur ne ate boten modeste te saj.

Nuk kishin kaluar as 10 minuta kur gomat e nje makine xhiruan para servisit.
Ne kete orar nuk vinte njeri ne oficine, shto dhe faktin qe babai i saj punonte me prenotime, ndaj se mori mundimin te ngrinte koken.

Nga makina zbriti nje djale i gjate, me muskulature perfekte, me nje pamje prej mosperfillsi qe u nis ne drejtim te Mariones.

-Hidhi nje sy te vogles sime djalë! E ka zene gripi me duket!-i tha ai gati ne forme udhri asaj.
"Djale" mendoi Marion qe sapo kishte ulur volumin e muzikes.
-Mos te duket gje spital ketu "djale",-iu drejtua ajo duke theksuar fjalen e fundit ende pa e pare personin te cilit i drejtohej.

-Vajze je ti?-pyeti ai aq i cuditur.

U kthye perballe tij, fshiu ballin shkujdesshem duke lene vijezime te errta ne te. Po e shihte dhe me cuditshem se ai, me vetullat e ngrysura. Ishte nje koke e kusur me i gjate se ajo,madje jo, ishte shume me i gjate se ajo.
-Nuk me duket vend i pershtatshme per ty ky ketu? A nuk duhet te ishe duke luajtur me Barbin tend tani?-pyeti ai duke e pare Marionin nga koka tek kembet.
-Kujt duhet ti marr leje?-iu drejtua pas nje cope here.
-Nuk keni pse ofendoni, pa te drejte,-i foli teper serioze.
-Babai yt eshte me i sjellshem, apo mos ndoshta sepse prej meje varet kjo qoshja e  tij?- pa verdalle ai.
-Si?
-Do te shihemi, do te shihemi,-shpalli me nje siguri te frikshme ate premtim te thene ne ere.
Marion nuk i foli, por inati dic ju shtua. Se njihte e as nuk donte. Ai kishte prerje "pasaniku mendjemadh" qe fliste kot me kot ci thoshte mendja, pa dashur te dinte se dikush lendohej lehte...

Continue Reading

You'll Also Like

143K 17.2K 123
Associated name : 佛系少女穿书日常 Author : 十六月西瓜 , shiliu yue xigua Status in COO : 253 chapters ...
77.9K 5.1K 27
အခုခေတ်ရဲ့ B@d@ssက နှောင်းပိုင်းခေတ်ကို ရောက်သွားတဲ့အခါ...
2.5M 176K 35
Myanmar×OC အချစ်ဦး၊အချစ်ဆုံး၊လက်တွဲ​ဖော်ဟာ တစ်ထပ်တည်းကျ​သောအခါဝယ် 8.2.2023 ___ 8.4.2023
5.2M 568K 55
၁၆၃၅ ဆိုတာ ညောင်ရမ်းခေတ်ထဲက မလား။၁၆၃၅ ဆိုပြီး ငါက ဘယ်ခေတ်ကို ရောက်နေတာတုန်း. #ဤဇာတ်လမ်းတွင်ပါဝင်သောအကြောင်းအရာများသည် သမိုင်းနှင့်မသက်ဆိုင်ပါဘဲ စာရေး...