Vajza Nga Tirana

By Sonn_is2

4.8K 460 70

Histori personale 2 More

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesa 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
Pjesa 35
Pjesa 36
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
Pjesa 41
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Pjesa 49
50
Pjesa 51
Pjesa 52
Pjesa 53
pjesa 54
Pjesa 55
57
pjesa 58

Pjesa 56

71 4 2
By Sonn_is2

Ndjeja buzet e saj te njoma e te buta qe rreshqisnin embelsisht neper buzet e mia, ndjesi qe me perkedhelte deri ne fund te shpirtit.
Duart e ftohta te saj me ferkonin qafen mbrapa, anesh, faqet, fytyren, floket dhe ishte si nje ilac mbi plage cdo puthje e saj.
Mes nervash dhe te bertiturave po putheshim aq qetesisht sa nje gjethe vjeshtarake qe lundron mbi ujin e liqenit ne nje nate me shume yje.
Mes puthjesh hapa syte dhe po shikoja fytyren e saj te cikrosur me quka, syte e mbyllur qe mbanin pika loti te shtrenguara ashtu si trendafili mban bulza vese ne mengjes, vura re qetesine ne fytyren e saj, paqen, ne te njejten kohe dhe trishtim.
Mbylla syte dhe u zhyta serish ne ndjenjen e atyre puthjeve, ashtu sic zhytesha ne ujin e fresket te detit kur isha i vogel dhe ndjeja freskine qe me futej neper floke e me pas ne te gjithe lekuren deri ne majen e gishtave te kembeve.
  - Te dua Erman Starova, te dua kaq shume... - foli ajo teksa mbante ende syte mbyllur duke burgosur lotet, te cilet e gjeten nje hapsire dhe rrodhen neper fytyren e saj si te ishin te rende plumb.
  - Jo mjaftueshem, Ester Qukaloshja, - i thashe duke i fshire lotet nga faqet.
E putha edhe nje here si te ishte e fundit, hodha xhaketen mbi sup dhe u largova...
Teksa zbrisja me nxitim shkallet degjova nje klithme qe vinte per nga hyrja e saj, qe bucoi ne te gjithe hapsiren e pallatit, tek-tuk u hapen disa dyer per te pare se cfare ndodhi.
Ndalova per nje moment dhe ngjita dy shkalle, por nuk ja vlente me te kthehesha, nuk mund te ndryshohej me ajo c'kishte ndodhur, keshtuqe zbrita poshte dhe u derdha ne rrugen Myslym Shyri mes njerzve qe iknin dhe vinin si nje koloni milingonash.
Kur eca vetem pak metra ngrita koken lart nga hyrja e saj, ku e pash pikerisht aty, mes luleve qe kishin celur, me bluzen e saj te gjere e te gjate, me floket e ngaterruar dhe me duart qe i fshinin lotet here pas here.
E pershendeta me dore si per ti thene, ska gje nuk te mbaj meri, dhe me pas u largova pa e kthyer koken per asnje moment.

Jane disa gjera ne jete qe njeriu e ka te pamundur t'i pertype, eshte si te hash copa druri, sado te perpiqesh ne dac me vere e ne dac me uje, nuk shkojne poshte.
Dhe ndonjehere nuk eshte se zgjedhim ne te largohemi, por eshte e vetmja rrugedalje, e vetmja zgjedhje, por eshte e cuditshme qe ndonjehere te quajne te keq sepse largohesh dhe nuk shikojne nga vetja se perse u larguam, sepse nuk kishim arsye per te qendruar.
Pra me pak fjale, te thone pertyp copa druri edhe pse e dine qe te mbysin.

Jane te pashmangshme disa gjera, si shiu, ndryshimi i stineve, plakja, vdekja, shtu si c'ishte e pashmangshme dhe ikja ime, sepse sado fort qe te me shtrengonte ajo nuk mund te qendroja, nuk kisha ku te qendroja.
Dhe teksa largohesha cdo hap e me shume larg asaj rruge, ndjeja se po beja gjene e duhur.
"Do kalojne vite dhe ndoshta do shihemi serish" mendoja teksa ecja
"Do pershendetemi, ose ndoshta jo, por me nje shikim do kuptohemi dhe do i themi njeri tjetrit pa fjale, se bem gjen e duhur, une qe ika dhe ti qe me humbe"

Kaluan disa dite dhe cdo gje dukej se po shkonte mire, te pakten keshtu mundohesha te bindja veten se cdo gje po shkonte mire, se gjithcka ishte ne rregull dhe nuk kisha nevoje per per askend dhe per asgje, duhet te kthehesha ne jeten time te meparshme, une Dumbo dhe ndonje femer qe shkonte dhe vinte pa lene shenje ne jeten time, thjesht seks si c'kishte qene kohet e fundit. Por pavarsisht sa mundohesha te pertypja gjithcka dhe ta lija te kalonte, kishte nje grimce te vogel qe me gervishte shpirtin cdo sekond, pyetjet pa pergjigje, fakti se nuk besoja as pergjigjet qe kisha marre.
Dhe me shume me cudiste fakti qe nuk ndjeja dhimbje ashtu si heret e tjera, sikur ne te vertete nuk kisha humbur asgje dhe nuk kisha si te ndjeja dhimbje, ose, ishte dicka tjeter qe me cmendte brenda vetes dhe me ngjallte frike, se mos isha dashuruar aq keq me te sa e dija qe nje dite do e kisha timen, sepse gjithmone kish qene e imja.
"Hajd mos u budalleps tani Erman, thirri mendjes" - i thoja vetes me ze nderkohe qe rrija shtrire ne krevat bashke me Dumbon, i cili sa here flisja me shikonte me koken menjane.
Aty nga mesi i kenges se Scorpions - Are you the one....dhe nga fundi i cigares qe digjej, degjohet dera qe troktiti tre here rrjesht, me pas dy here te tjera.
Dumbo u leshua drejt deres duke lehur me inat e nderkohe dera vazhdoi te binte...

Continue Reading

You'll Also Like

118K 13.1K 39
#Book-2 of Hidden Marriage Series. ๐Ÿ”ฅโค๏ธ This book is the continuation/sequel of the first book "Hidden Marriage - Amazing Husband." If you guys have...
273K 300 10
a place where i put all my filthy thoughts. this book contains one shot smuts. english wasn't my first language but I try to put in the effort to mak...
1.9M 113K 42
"You all must have heard that a ray of light is definitely visible in the darkness which takes us towards light. But what if instead of light the dev...
492K 26.9K 18
๐’๐ก๐ข๐ฏ๐š๐ง๐ฒ๐š ๐‘๐š๐ฃ๐ฉ๐ฎ๐ญ ๐ฑ ๐‘๐ฎ๐๐ซ๐š๐ค๐ฌ๐ก ๐‘๐š๐ฃ๐ฉ๐ฎ๐ญ ~By ๐Š๐š๐ฃ๐ฎ๊จ„๏ธŽ...