Vajza Nga Tirana

By Sonn_is2

4.8K 460 70

Histori personale 2 More

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesa 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
Pjesa 35
Pjesa 36
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 41
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Pjesa 49
50
Pjesa 51
Pjesa 52
Pjesa 53
pjesa 54
Pjesa 55
Pjesa 56
57
pjesa 58

Pjesa 40

53 5 0
By Sonn_is2

Per nje moment, teksa qendroja mbeshtetur pas nje peme, me nje cigare ne dore ndjeva frike, frike se mos ajo kishte ikur vertete pergjithmone.
Per dreq nuk e merrja vesh veten, une fare mire ja kisha dale vetem keto vite, ndoshta jo aq mire sa duhet por ja kisha dale, tani duhet te me dridheshin gjunjet, te me hezitonte zemra te rrihte, te shkerdheja mendjen se dikush nuk do ishte me dhe kush? Dikush qe kisha vetem pak kohe qe e njihja.
U ndjeva si budalla.
Si mund te vinte ajo dhe te bente kete lemsh ne jeten time dhe te me fuste kete frike qe e ndjeja deri ne palce.
  - Mbrapa diellit shkofte, peshperita dhe thitha cigaren dy here me pas e shkela me kembe.
U largova. Nuk kisha qene ndonjehere tip i te tilla gjerave, dashurive, ndjenjave, pritjeve poshte pallatit, premtime dhe plane per te ardhmen dhe me dukej vetja si nje leshko, qe e terheqin nga hunda.
Po ndihesha si plaku qe qendronte me ore te tera poshte pemes dhe priste, kur ajo qe priste erdhi ai vdiq. Jo jo, ai e kishte bere kete gabim, une nuk kisha ndermend te harxhoja qofte edhe nje ore duke pritur me poshte nje peme.
  - Ne djall shkofte, - thashe serish teksa ndizja nje cigare tjeter.
Ktheva koken mbrapa duke pare edhe nje here per nga pallati i saj, por asgje.
Eca disa metra dhe me pas ndalova.
Shtrengova dhembet fort, kembet, grushtet, nofullat, por lesht, nuk e binda dot veten te ikte.
Kembet u kthyen serish nga erdhen dhe serish po prisja poshte nje peme, me tymin e cigares qe ikte shllunga-shllunga si oxhak treni me qymyr.
Une, tipi me karakter te forte, i eger, i ashper, menefregist dhe mendjemadh, krenar, qe kurre nuk i shkoja pas dikujt, si shkerdhate po prisja poshte nje peme dhe si per inatin tim qielli filloi te grisej nga shkreptimat.

Nuk vonoi shume dhe pikat e para te shiut filluan te cukisnin trotuarin.
Nje ore pritje dhe asgje.
Ora shenonte rreth 1 pas mesnate.
Ndava mendjen kete here dhe u nisa per ne shtepi.
  - Erman? - degjova zerin e saj qe me therret teksa dilte nga nje lagje pak metra larg shtepise se saj.
U afrova tek ajo dhe po e veshtroja te me buzeqeshte.

  - Sikur te perpiu dheu, kam dite qe te kerkoj.
  - Oh ben gjoja, mos me thuaj qe te mori malli per mua Erman Starova...  - me thote nderkohe qe me fut krahun ne krahun tim dhe me kthen serish nga rruga per ne shtepine e saj.
  - Epo, pak, ndoshta pak. -I them dhe ajo qesh.
  - Kam pasur gjyshen semure keto dite dhe kam qene ne fshat, ndaj s'jam bere e gjalle. Sapo erdha dhe jam e rraskapitur, vazhdon ajo te flas tek ecim ngadale me hapa te lodhur.
  - Por me thuaj, c'ka ndodhur qe me ke kerkuar kaq shume?
  - Me duhet ndihma jote, duhet te bej kopertinen e librit brenda javes dhe mendja me shkoi te ty.
  - Bukur shume, do filloj qe neser sepse sot ndihem e ndare ne copa, shpresoj mos e kesh problem.
  - Aspak, sonte edhe mund te c'lodhemi bashke! - i them duke menduar se nata do ishte e gjitha e jona.
  - Ti me ben te qesh Erman, faleminderit qe me percolle deri te hyrja, je shume i mire. Shihemi neser, - me thote ajo mbasi qeshi, me pas mbylli deren.
U mata ti gjuaja deres me grusht nga inati, por s'bera gje tjeter vecse kafshova grushtin dhe nisa te zbres shkallet.
  - Nuk jam si ato qe je mesuar ti Erman, - me thote ajo qe nga ballkoni i katit te kateret, ku dallohej silueta e saj e zhveshur me parakrahet e mbeshtetur ne ballkon.
E mora aq inat ne ato momente. Kisha dite dhe ore qe e prisja dhe per me teper me kthen nga rruga mbrapsht dhe me pas me thote te largohem.
  - C'dreqin i duket vetja njeher, -  mermerita me inat teksa ikja pa i kthyer pergjigje.

Continue Reading

You'll Also Like

351K 20.2K 40
The story continues to unfold, with secrets unraveling and new dangers lurking in the shadows. The Chauhan family must stay united and face the chall...
402K 32.2K 27
"Why the fuck you let him touch you!!!"he growled while punching the wall behind me 'I am so scared right now what if he hit me like my father did to...
2.7M 20.6K 7
"Stop trying to act like my fiancΓ©e because I don't give a damn about you!" His words echoed through the room breaking my remaining hopes - Alizeh (...
736K 47.3K 41
(#1 Unwanted Series) ||Arranged Marriage Romance|| "Open it." She said in her commanding tone, as my hand made towards her π’Œπ’‚π’Žπ’‚π’“π’ƒπ’‚π’π’… to ope...