Vajza Nga Tirana

Von Sonn_is2

4.9K 460 70

Histori personale 2 Mehr

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesa 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
Pjesa 35
Pjesa 36
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
Pjesa 41
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Pjesa 49
50
Pjesa 51
Pjesa 52
Pjesa 53
pjesa 54
Pjesa 55
Pjesa 56
57
pjesa 58

Pjesa 10

95 10 6
Von Sonn_is2

Isha vetem 27 vjec dhe ende shpirti im perpelitej nga dhimbjet.
  - "Kur do behesh burre" - i thoja vetes gjithmone duke vendosur gishtin ne temth te kokesh.

  - Levize bythen nga aty mor spurdhjak! -  degjova nje ze e me pas nje kembe te me shtynte poshte kurrizit.
Ktheva koken dhe pash nje burre te moshuar, me mjeker te bardhe e me nje cigare mes atyre qimeve te bardhe e buzeve te humbura mes qimesh.
Ne trup mbante nje mushama shiu te verdhe e poshte saj pantallona kadife ngjyre kaf te erret dhe nje xhakete gjithashtu kadife e te erret.
Per nje moment mendova ta injoroj e te vazhdoja te mendoja per jeten time te menderosur, por plaku vazhdoi.
  - Leviz se eshte vendi im.
U ngrita ne kembe dhe po e veshtroja teksa ai shtroi dy kartona njeri pas tjetrit e me pas u ul.
  - Ik nga ketu, ke vende te tjera plot per te qendruar, ky eshte vendi im, vazhdoi ai te me fliste me nje ton te ashper thua se i kisha marre pasurine.
  - Hej dreq o pune edhe kjo me duhej te zihem me pleqt tani, - thashe nderkohe qe largohesha.
  - Te degjova mire se c'the, ta dish mire se e kam ende aq fuqi sa ta perdredh zervekun! - brofi plaku me inat.
Vendosa doren ne balle dhe nisa te eci duke vrare mendjen se c'dreqin i ka gjetur keta njerez.

U ula ne pemen tjeter perballe asaj ku qendronte plaku.
Mbrapa meje ndodhej nje pallat i vjeter italian, qe ishte ndertuar me tulla mishi ngjyre te bardhe, me dritare te rrethuara nga hekura ngjyre te zeze.
Kishte kater kate, kater dritare dhe dy drita te ndezura, nje ne katin e pare dhe nje tjeter ne katin e trete.
Plaku u rehatua, ndezi nje cigare dhe po qendronte aty palevizur, sikur po priste te ndodhte dicka, te vinte dikush, apo te shikonte ndokend.
Me beri pershtypje menyra se si ngulte syte ne katin e katert dhe ne cdo here qe syte i ngrinte ne ate kat, e thithte cigaren edhe me shume, ne menyre te deshperuar e plot ankth.
Ndejta rreth 15 minuta ulur ne anen tjeter te rruges duke shikuar nje plak qe nuk ja hoqi syte dritares se katit te kateret per asnje moment.
"Ti ke rrjedhur"  - i thashe vetes
"Mire ai qe e ka nga mosha po ti c'ke qe rri sheh nje plak te rrjedhur per 15 minuta".
U ngrita ne kembe dhe vazhdova te largohem.
Koken e ktheva disa here mbrapa per te pare nese ai e kishte ulur koken apo vazhdonte ende te shikonte ne katin e fundit, por ishte e njejta gje, dukej sikur ishte programuar te bente ate gje.

Shkova ne apartamentin tim, apartament i thencin, nje dhome qe shumicen e kohes rri pis, nje ballkon qe poshte ka nje kanal te shpifur dhe kaq.
Por aty gjeja rehat ndonjehere, ndonjehere tjeter ishte torture per shkak te kujtimeve qe gjendeshin ne cdo cep te dhomes dhe meqe ishte nje dhome paksa e vogel ishte e mbushur plot me te tilla.
Me kishte ardhur ne maje te hundes duke jetuar si parazit, keshtuqe, me nje bindje dhe deshire te madha u ula perballe makines se shkrimit.
Vendosa titullin ne krye te fletes dhe nisa te shkruaj i uritur, madje me aq uri sa disa vite me pare kur ndejta nje dite e gjysem pa ngrene buke vetem duke mbajtur inatin tim dhe me pas, kur ndjeva ushqimin ne dhembe, me dukej sikur kisha gjetur parajsen.

Kaluan rreth 3 ore dhe ende shkruaja. Dyshemeja ishte mbushur plot hi dhe filtra cigaresh.
Ndersa Dumbo i merzitur qe nuk po i kushtoja vemendje, vinte me ferkohej neper kembe e me llastohej.
Pike se pari ndertova personazhin kryesor, qe ishte me karakter tipik si i vajzes qe kisha pare vetem disa ore me pare, edhe pershkrimi ishte identik me pamjen e saj.
Me pas ndalova dhe ndjeja dhomen qe me rrotullohej e tera.
U shtriva ne shtrat, hodha kuverten mbi trup dhe mbylla syte, qe me ishin lodhur aq shume sa nuk i hapja dot me.
Nuk me shqitej nga mendja imazhi i saj.
Qe nga momenti kur ajo u largua, deri ne momentin kur me zuri gjumi, para sysh edhe pse me syte mbyllur, kisha vetem fytyren e saj, menyren si nevrikosej, shikimin e eger, si mbante cigaren mes gishtave, si rrotullonte neper gishta floket nderkohe qe shkruante.

Per pak ore te asaj dite, ajo me vodhi mendimet, kohen dhe e shkeli me kembe menyren si isha une, i ftohte dhe indiferent ndaj cdo njeriu.
Ajo sapo me kishte ndryshuar diten dhe kishte filluar, te me ndryshonte menyren si isha une dhe kisha aq frike.
Femra te tilla duhen pasur frike, sepse ta kthejne jeten permbys....

Weiterlesen

Das wird dir gefallen

659K 35K 20
๐’๐ก๐ข๐ฏ๐š๐ง๐ฒ๐š ๐‘๐š๐ฃ๐ฉ๐ฎ๐ญ ๐ฑ ๐‘๐ฎ๐๐ซ๐š๐ค๐ฌ๐ก ๐‘๐š๐ฃ๐ฉ๐ฎ๐ญ ~By ๐Š๐š๐ฃ๐ฎ๊จ„๏ธŽ...
1.2M 109K 41
โœซ ๐๐จ๐จ๐ค ๐Ž๐ง๐ž ๐ˆ๐ง ๐‘๐š๐ญ๐ก๐จ๐ซ๐ž ๐†๐ž๐ง'๐ฌ ๐‹๐จ๐ฏ๐ž ๐’๐š๐ ๐š ๐’๐ž๐ซ๐ข๐ž๐ฌ โŽโŽโŽโŽโŽโŽโŽโŽโŽโŽโŽ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...
1.3M 32.6K 46
When young Diovanna is framed for something she didn't do and is sent off to a "boarding school" she feels abandoned and betrayed. But one thing was...
3.9M 162K 62
The story of Abeer Singh Rathore and Chandni Sharma continue.............. when Destiny bond two strangers in holy bond accidentally โฃ๏ธ Cover credit...