Vajza Nga Tirana

Per Sonn_is2

4.9K 460 70

Histori personale 2 Més

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesa 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
Pjesa 35
Pjesa 36
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
Pjesa 41
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Pjesa 49
50
Pjesa 51
Pjesa 52
Pjesa 53
pjesa 54
Pjesa 55
Pjesa 56
57
pjesa 58

Pjesa 5

122 13 0
Per Sonn_is2

U ngrita me pertese nga shtrati duke u perpjekur te shtyja Dumbon, i cili ishte shtrire gjere e gjate ne shtrat dhe hungerinte i nevrikosur sepse po i prishja gjumin.
Hodha mbi supe nje nga xhupat e mia dhe shkova perballe pasqyres.
Me pandofla veshur nje ngjyre tjeter e nje ngjyre tjeter, fillova te shkumoj mjekren te ciles i hoqa nje brisk te shpejte.
Pasi mbarova, u ula ne kolltuk dhe fillova te dredh nje cigare perballe makines se shkrimit, te cilen e shikoja me keqardhje, sepse kohet e fundit e kisha lodhur vetem per te shkruar flete me te cilat luante Dumbo.

Papritur ndjeva mall per kohen kur ulesha perballe saj, me nje filxhan te bardhe caj mbi tavoline, qe nxirrte avull nderkohe qe jashte frynte veri dhe Dimri uleriste si mos me keq, me cigaren qe digjej ne tavullen e duhanit pa e thithur as kater here, shkruaja si i cmendur pa vene re akrepat e ores qe linin pas numrat me rradhe.
Atehere, ne mendje vrisja cdo njeri te jetes time, nuk ekzistonte askush, shkatrroja boten me probleme, me strese, me dhimbje dhe futesha ne nje tjeter bote, ne nje tjeter dimension.
Atehere dashurohesha me personazhet e historive te mia, qaja per to, qeshja me to, vuaja, lumturohesha e ndjeja dhimbje bashke me to ne cdo ngjarje qe krijoja.

Por erdhi nje moment kur nuk munda dot me, njerzit e jetes time me vrane mua, dhimbja, trishtimi, problemet, streset dhe bota qe une zhdukja krijuan nje imunitet aq te forte sa nuk kisha me fuqine t'i vrisja.
Dhe keshtu mora fund, beja sikur shkruaja, por ne fakt ato qe shkruaja nuk i doja me, ndryshe nga dikur qe i dashuroja.
I buzeqesha makines se shkrimit, i fshiva shkronjat me nje picete e me pas vura gishtat mbi shkronja.
Buzeqesha lehte, mbylla syte per nje moment dhe e ndjeva serish ate shkendijen qe me ndizte dikur deshiren per te shkruar, por ende nuk isha gati megjithate i shkruajta disa poezi te deshtuara dhe dy proza te gjata, te cilat i vendosa ne ballin e krevatit.

Vesha Xhupin, vura kapelen  ngjyre te zeze me vija te bardha qe thureshin me njera tjetren dhe dola ne rrugen e shtruar me zhavorr.
Perpara ecte Dumbo me qaforen rreth qafes, i cili me bishtin e tij te shkurter tundej here majtas e here djathtas si ato grate e shendosha.
U ula ne nje kafene ne 21-sh, te nje tavoline druri me ngjyre te erret, qe qendronte poshte nje cadre ngjyre jeshile te perveluar nga dielli i veres qe shkoi.
Dumbo u rehatua ne dysheme duke soditur me gjuhen jashte njerzit qe kalonin.
Kishin kaluar pothuajse 30 minuta dhe po mendoja te ngrihesha e te largohesha kur pash per Dumbon, Dumbo nuk ishte me.
Frika ime me madhe mbasi kisha humbur pothuajse te gjithe njerzit me te rendesishem te jetes time, ishte frika se nje dite do mbetesha dhe pa Dumbon.
Dola ne trotuar dhe po shikoja se mos arrija ta dalloja mes njerzve, por asgje. Ne nje moment, kur po rrotullohesha duke hedhur syte kudo vura re kembet e tij dhe bishtin e vogel qe u futen ne nje lagje te ngushte, e cila qe shtruar me pllaka te vjetra te pallateve te kohes se komunizmit.
Ishte vetem disa metra me tutje, nje lagje e futur mes dy godinave te larta. Kur u afrova aty vura re qenin tim budalla qe qendronte perballe nje vajze me floke te zi, me onde si dallge deti, e cila ishte mbeshtetur pas murit dhe gati me dy qese te medha qe i mbante ne dore dhe gati sa nuk po qante.
Dumbo u afrua akoma me teper dhe u ngrit ne kembe duke vendosur putrat ne barkun e saj.
Ne ate moment u degjua ulerima e saj, qeset fluturuan ne ajer e me pas u perplasen ne dysheme.
Ajo vrapoi duke bertitur e duke ngritur duart lart dhe u fsheh pas meje, ndersa Dumbo mbasi e pa per pak me koken shtrember, i pa shqetesuar filloi te lepinte kosin qe u derdh ne toke.

Ai kurre nuk kishte sulmuar ndonjehere nje njeri, pervec nje mikut tim te dikurshem, te cilit per pak sa nuk ja keputi krahun kur me goditi me grusht.
  - Mos u frikso, nuk eshte i eger! - I fola asaj, e cila me kishte shtrenguar fort pas xhupit dhe dridhej duke qendruar mbrapa meje.
  - Eshte qeni yt? - me pyeti me zerin qe i dridhej si te ishte mesi i dimrit dhe ke veshur vetem nje bluze te holle dhe i ftohti te eshte futur deri ne palce.
  - Po, qeni im budalla! - u pergjigja duke e kapur nga duart e ftohta qe shtrengoheshin fort pas meje.
  - Mos u shqeteso nuk i pelqen mishi i femrave. Nuk ka pasur gje me ty por me kosin dhe me mishin! - Shtova kur pash Dumbon qe po mbante ne goje nje cope mish rreth dy kilogram dhe po perpiqej ta coptonte.
  - E marrte dreqi, mendova se mos do me kafshonte! - Foli me pas ajo e qetesuar dhe me leshoi duke qendruar paralel me mua dhe po shikonim Dumbon, qe hungerinte plot inat se nuk po coptonte dot mishin.

Hodha veshtrimin nga ajo.
Nje vajze me floke te zi, rreth 1.70 e gjate, me nje bluze te ngushte ngjyre te bardhe te veshur, atlete jeshile dhe nje pal tuta sportive te ngushta me vija te bardha anesh.
  - Mbeta pa darke tani - peshperiti ajo me ze te ulet dhe vuri doren ne balle, por njekohesisht edhe buzeqeshte, e me pas e zuri nje e qeshur.
  - Sa budallaqe qe jam.
  - Do ta paguaj une cdo gje, eshte faji im qe e lash te lire!.
  - Kam nevoje per nje gote uje se me ka shkuar shpirti te thembrat,  - tha ajo duke qeshur....

Continua llegint

You'll Also Like

2.1M 125K 44
"You all must have heard that a ray of light is definitely visible in the darkness which takes us towards light. But what if instead of light the dev...
3.7M 158K 62
The story of Abeer Singh Rathore and Chandni Sharma continue.............. when Destiny bond two strangers in holy bond accidentally ❣️ Cover credit...
Wlw smut (one shots) Per Kiwi

Literatura romàntica

379K 1.1K 10
Fun wlw sex. Different kinks and stuff, all about trying things. May even include potential plot lines and will definitely include some form after ca...
915K 82.6K 38
✫ 𝐁𝐨𝐨𝐤 𝐎𝐧𝐞 𝐈𝐧 𝐑𝐚𝐭𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐆𝐞𝐧'𝐬 𝐋𝐨𝐯𝐞 𝐒𝐚𝐠𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐢𝐞𝐬 ⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...