nentor

83 17 55
                                    

Gjithë verës s'e pashë Loisin më shumë se tre herë. Ajo me të motrën shkuan me pushime jashtë tek disa familjarë dhe të shpisë time me bënë të filloja punë. Kamarier në restorante dasmash. Në fillim, nga korriku s'kish dhe aq shumë dasma kështu që s'mu duk ndonjë lodhje por si erdhi gushti më vinte të plasja. Mirëpo të gjithë më patën thënë se jam tej mase bishtpërdredhur dhe i llastuar sa s'do zgjasja as dy javë. S'më erdhi dhe fort mirë, ç'u duhej atyre të më diskutonin mua a punoj apo s'punoj!
Përtej kësaj, u pamë sërish në shtator kur filloi shkolla, me Loisin. Flokët blu i kishte rritur dhe se s'i mu duk kur pashë që po u zbehej ngjyra. Ajo tha se do e nxirrte a diçka e tillë, që t'i linte natyrale tashmë. S'ia përmenda se më pëlqenin më mirë blu.
Lois gjithashtu tha se nuk kemi pse të jemi bashkë thjesht se u puthëm. Të imagjinosh habinë që më kapi mua në atë moment! Nuk e dhashë veten por mu desh pak kohë ta procesoja. Kur e pyeta 'pse jo' s'kishte një arsye. Dhe unë s'do e detyroja të më shpjegohej megjithëse më dukej e pazakontë.

Diç kishte ndryshuar tek ajo, a ndoshta tek unë. Nuk di ta përcaktoj. Sado mundohesha nuk e shihja më si të vogël, dhe kjo sepse ajo nuk sillej më si më parë. Këtë vit kishte filluar flirtonte me djemtë dhe më dukej gjëja më e çuditshme në botë, sidomos kur më rastiste ta shikoja vetë. Nuk u qeshte, nuk u spërdredhej, por i shikonte në një farë mënyre kaq misterioze, sikur po u tregonte ndonjë të fshehtë. Ishte e lehtë të përhumbeshe, edhe unë që i shihja nga larg doja të dija më shumë.
S'vonoi të përmendej dhe emri i saj mes bisedave të djemve, sa kishte që vinin t'më kërkonin t'i thoja ndonjë fjalë të mirë Loisit për ta. Çfarë gomerësh!

"Pse qendër shërbimi social jam unë?!"

Marku rrotulloi sytë. "Je çeloz."

"Jo, nuk jam."

"Nuk ishte pyetje." Vazhdoi ai me tonin e bezdisur. "Shko thuaji të jeni bashkë dhe e sheh se s'do ankohesh."

"Po pse duhet të dal me të?"

As m'i hodhi sytë fare. "Mirë, mos dil me të. Qahu."

"Nejse, ika unë." Vendosa ta përfundoja këtë bisedë qesharake.

"Unë do kaloj nga Loisi." Më tha Marku sapo u ngrit nga bordura e kangjellave të oborrit të shkollës.

I rrudha vetullat. "Pse nga Loisi? Si shumë keni fillu të shoqëroheni." S'e di pse më doli si akuzë.

Marku më pa drejt në sy. "Lis, ke luajt mendsh." Dhe më ktheu shpinën për tu larguar.

Besoj aty sikur më erdh një grusht fytyrës, figurativisht e kam fjalën. Por ndjeva një befasi goditëse se si shkova e akuzova Markun thjesht se, më kish rënë në kokë për një vajzë që si duket nuk i plaste për mua. Them se kjo ma sillte gjithë trazirën, nuk ishte inat, ish si një mërzitje që s'di ta kem ndjerë më parë. Nuk më dukej e drejtë, kur deri para verës ishte gjithë kohën me mua ndersa tani asgjë.

Deri sa mbërritën festat e nëntorit, pat pothuajse zero kontakt mes nesh, përveç herëve kur unë vërdallisesha nga fundi i mbledhjeve të grupit duke pritur për Markun. Atëherë ajo më afrohej, më qeshte, më fliste sikur asgjë s'kishte ndryshuar. Mosreagimi im që shtohej çdo rradhë u vu re dhe nga të tjerët, edhe nga Mersi, dreq u vu re nga të gjithë përveç asaj. E vetmja gjë që bëja ishte të pohoja me kokë teksa ajo fliste derisa të vinte Marku, pastaj ajo më puthte në faqe dhe largohej vetë, gjithonë duke thënë 'shihemi'.

Më vinte t'ia plasja një 'ç'të pamje' por nuk e bëja. Dhe nuk kisha asnjë shpjegim për këtë. Në fillim të nëntorit mora vesh se po dilte me njëri nga viti im, që më hidhte nënqeshje sa herë ndërroheshim. S'e di a kisha të shkruar në ballë se më vinte inat por ai ishte i bindur për këtë.

Dritat blu të prapaskenës | ✓Where stories live. Discover now