15

290 41 185
                                    

New York 2002

Mbaroi pakon e  biskotave dhe lidhi floket ne nje topuz te rremujshem.Largoi letrat e sapolexuara dhe hodhi syte nga laptopi.Vendosi pike ne fjaline e fundit dhe vazhdoi me fjaline e re.

Stlaingrad 1942

Te nesermen u zgjua me nje lloj ndjenje te cuditshme ne kraharor.Ishte dicka midis frikes dhe ankthit e deshires per ta provuar ate lloj rreziku.Veshi rrobat e pastra,rregulloi floket,duke i lene ondet t'i zbukuronin shpinen.

Mori fryme thelle dhe doli ne rruget e zymta te atij qyteti tashme.Dhe dimri kish ardhur.Bora e pare po binte ne ate toke te vuajtur.Sikur bardhesia e saj te pastronte llumin.Por ishte bere dhe ajo njesh me te.Ate llum asgje s'mund ta lante me.

Shkoi atje,atje ku ishte betuar qe s'do shkonte kurre.Ne strofkullen e ujkut.Ishte nje kamp gjerman,ndertesat me te mira i kishin bere pronat e tyre.Pa djalin e pare qe i zune syte dhe me miresjellje e pyeti per ate,nismetarin e gjithe kesaj meseleje,Vilhelmin.

Djaloshi i dobet e pa me syte shqyer.C'donte nje femer si ajo ne ate vend?C'donte nje ruse ne kampin e armikut?I paafte per te folur,drejtoi gishtin tregues drejt nje dere gati te shkaterruar.

Plot vetbesim trokiti ne ate dere qe mund te binte nga casti ne cast.Nuk e kish menduar ndonjehere qe do ish aty.Ne ate vend,midis tyre,duke u shtirur si nje prej tyre.Pyeste veten a ja vlente?Ja vlente e gjithe kjo qe po bente?Po shkonte si cjapi te kasapi.E vetedijshme per gjithe pasojat.E vetedijshme se cfare fundi e priste.A do ishte familja Petrova nje tjeter familje qe kjo lufte shuante?

Nuk priste kurre te shihte nje trup te zhveshur,nga mesi i lart,ne ate kohe te ftohte tipike per Rusine.Duke qene se shfaqja e tij ishte e papritur,nuk mundi te fshihte as skuqjen e faqeve te saj.Ai buzeqeshi teksa shihte sikletin e saj.Nuk priste te ishte kaq e turpshme,rusja e eger.

-Miremengjes zonjushe e vogel!-lakoi buzet.-C'e mire te solli nga keto ane?

Ajo e shihte vec ne sy,duke mos mundur me poshte ti conte.Mumd edhe te ishte perhumbur ne ate trup te mireformuar,por nuk do ia jepte ate kenaqesi atij.Fokusoi syte mbi syte e tij.

-Erdha te flasim...per oferten tende.-shtoi teksa e shtyu lehte dhe u hyri brenda pa lejen e tij.

Ishte nje dhome e sajuar.Neper mure vareshin harta dhe plane  lufte.Ne te majte gjendej nje shtrat portativ dhe ne te djathte nje kolltuk,qe sic duket duhej te ishte vendi i tij i preferuar.Kishte skica te perhapura ne tavoline,dokumenta dhe arma e tij.U ul ne ate kolltuk,qe renkoi sapo ajo u ul ne te.

Ai rrembeu te paren bluze qe hasi,dhe u ul mbi tavoline.

-Po te degjoj.-i tha teksa kryqezonte krahet.Ajo u rehatua dhe mori nje pamje me te qete,jo e eger sic ishte sa here fliste me te.

-Vendosa per po.Ke te drejte,ne do humbim.Ju keni pushtur shtete pafund,Rusia do jete nje tjeter ne shtet ne fitoret tuaja.Dhe une dua nje jete te re pasi ta keni pushtuar kete shtet.Dhe besoj se do ta kem ate apo jo?Vetem me the keshtu.-i kujtoi me pas dhe ai tundi koken.Sapo ai hapi gojen te fliste ajo e nderpreu serish.Kishte ndejtur tere naten per te pergatitur ate fjalim.Dhe mbi te gjitha aftesite e saj bindese.Duhej te dukej bindese ne menyre qe ata te mos kuptonin qe ishte e gjitha nje fasade.Qe ne te vertete ajo do tradhetonte ata,jo vendin e saj sic mendonin ata gjermane te felliqur.

-Por kam dhe une disa kushte.

-Mendon se je ne pozite per te vendosur kushte?-ia ktheu duke nenqeshur por ajo nuk u tut nga e saja.

-Asgje nuk behet falas.

-Po te kujtoj qe po shlyen dicka ne kete rast.

-Atehere une heq dore.Ose do zbatoni ato pak kushte qe kam ose me vrisni dhe e mbyllim kete pune se mjaft e stergjatem.-u ngrit per te dale, e paduruar dhe e acaruar.Ai ia kujtonte ate dite gjithnje dhe ajo humbiste dhe ate pak vetpermbajtje qe kishte.

Dashuri ne kohe lufteWhere stories live. Discover now