14

266 44 106
                                    

New York 2002

Po ecte neper rruget e zhurmshme te Nju Jorkut duke hedhur syte neper vitrinat e dyqaneve dhe nga ndertesat e panumerta te atij qyteti.Kishte nje jete qe jetonte aty dhe per here te pare po u kushtonte rendesi ndertesave dhe rrugeve.

Hapi deren dhe u perball me ate freskine e perhershme qe e karakterizonte shtepine e saj.La laptopin mbi tavoline dhe u nis te bente nje dush.Era e spitalit i ishte ngjitur ne trup.

Largoi peshqirin nga floket dhe i la te binin mbi supet e saj.Mori nje pako embelsira dhe u shtri ne shtrat.Hapi letrat e Danilles.Kishte aq shume.Dukeshin sikur formonin nje ditar,vetem se ditari i tij ishte Luna.Ai i shkruante Lunes edhe kur ajo nuk i lexonte dot ato.I rradhiti ato sipas datave dhe nisi ti shfletonte me rradhe.

"Leningrad 1941

Sot eshte dita e fundit e ketij viti.Nuk do them ate urimin klishe:"Ardhte nje vit me i mire se ky qe lam pas!"-pasi fatkeqesisht as ky qe lame pas e as ky qe do vije nuk do jene vite te lumtura per tu kujtuar me nostalgji.Jane vite qe do rrenjosen thelle ne memorie si vite terrori e frike.Une do uroja qe ky vit te na gjeje gjalle.E te tille qofshim deri ne fund te tij.E ky vit t'i jape fund kesaj lufte.Do uroja qe normaliteti,por mbi te gjitha paqja dhe humanizmi t'i rikthehen botes.Nje gezuar per vitin e Ri 1942!"

"Leningrad 1942

Sot erdhi nje ushtar nga Polonia.Na foli per cfare kishte ndodhur atje.Kaos dhe torture.Ne Polonin tashme te pushtuar nga nazistet,eshte ndertuar nje lloj kampi per hebrenjte.E quajne Aushvic.Nga cfare tregoi,atje eshte ferri mbi toke.Hebrenjte po i vdesin per se gjalli.Nuk dua as ta imagjinoj e as te mendoj se cfare behet atje.Di gje urrejtja ime per kete lufte rritet cdo dite e me shume.Eshte nje lufte ku po derdhet gjaku si te ish uje,ku po vuajne e po vdesin te pafajshem.kjo lufte behet vec per pushtet e nuk e di me ne ja vlen te luftoj.Por perderisa eshte kercenuar familja ime me kete lufte,do luftoj...deri ne fund."

"Leningrad 1942

Kemi mbetur vec pak ushtare.Komandanti yne vdiq.Jemi vec ne,nje grup djemsh te rinj ne kerkim te lirise.Jemi te bllokuar ne kete qytet.Eshte e kote te luftojme,ndoshta e kote te perpiqemi.Nuk ka shprese.Jo kur ata jane kaq shume e ne,nje tufe e vogel djemsh pa asnje arme.Jemi te humbur,perfundimisht.Por nuk rreshtim se kerkuari nje rrugedalje nga ky qytet.Detyra jone eshte te luftojme,jo te fleme ne nje qytet te pashprese."

"Leningrad 1942

I zgjova pas shume ditesh,javesh ndoshta.Nje grua,me kishte shpetuar.E mbaj mend ate nate te erret ku humba miqte e mi.Po luftonim,6 burra kunder nje ushtrie te tere.S'do mend qe do na mundnin.Mund te kisha vdekur.Jam i sigurt qe do kisha vdekur.Por ai,Misha,dha jeten per mua.Kur bresheria e plumbave u drejtua nga une,ai me mbuloi me trupin e tij.Me shpetoi jeten.Jeta ime nuk vlente aq sa per t'u shpetuar.Por,shpetova.E di c'me tha ne fund?

"Nje ushtar i dobet eshte i destinuar te vdese.Edhe sikur te mbijetoje,ai s'do e shpetoje kurre vendin e tij.Ata si ti,ata si ti mund te sjellin lirine.Mos u ndiej fajtor,quaje kete si shperblimin e te gjithe vezeve te skuqura qe me dhe."-buzeqeshi.Ai vdiq me buzeqeshje.Ai ishte mik i vertet Luna,i rralle.Vdiq dhe jeten e tij e krahasoi me ate te disa vezeve te skuqura.Sidoqofte isha i plagosur.Para se te humbisja ndjenjat pashe Dimitrin,edhe ai si une.Por ai shpetoi,e shpetuan.Ai ka qene gjithnje me fat.Je amaneti i tij derisa une te kthehem.Keshtu i thashe dikur,keshtu ka mbetur."

"Leningrad 1942

Sot jam me mire.I uritur,por gjalle.Gruaja qe me ndihmon quhet Katja.I ka humbur te tre djemte dhe burrin e saj ne lufte.Eshte nje grua teper e forte.Nuk ankohet kurre per cfare ka kaluar.Thote qe te pakten vdiqen si burra.Me shpetoi sepse nuk e pati mundesine te shpetonte bijte e saj dhe une isha si ata,nje ushtar ne lufte per liri.Dhe eshte plot shprese,se atdheu,per te cilen burrat e asaj familjeje dhane jeten,do jete i lire nje dite.Kuptova qe edhe nese vdes,vdekja ima do ja vleje,e ti,mbi te gjitha ti,s'duhet te qash kurre,as te zemerohesh pasi nje ushtar nuk vdes,por bie deshmor."

Dashuri ne kohe lufteWhere stories live. Discover now