99

4K 89 9
                                    

Pas 3 muajsh.

*Ajla*

Ajla: Ne rregull gjithçka duhet te jete ne menyre perfekte. Nuk dua te mungoj asgje.
Ne dore mbaja bllokun dhe kontrrolloja nje per nje se çfare ishte dhe çfare jo. Petale trendafili po, tullumbace po, tapeti i kuq po, fishekzjarret po, mbulesat roze po, lulet po, torta po, gotat e personalizuara per çiftin po, unazat jo. E tmerrshme ku jane unazat? Marr Liamin ne telefon.
Ajla: Ku jane unazat??
Liam: Dhe une gati po behem engjell faleminderit per perkushtimin.
Ajla: Liam nuk po tallem ku jane unazat? Ti ç'po ben gati?
Liam: Veten dhe dhendrin, dhe makinen sigurisht. Unazat po i sjell mami me nje jastek zemre te kuqe. Ti i mbarove pergatitjet?
Ajla: Me ato po merrem, kam shume ankth a do dali mire çdo gje...
Liam: Mos u shqeteso vogelushe, çdo gje do dali ne menyre perfekte. Te shikosh dhendrin si ndridhet ngeli ne banjo nga frika. Me duket se po i kthehet mendja per martesen.
Ajla: Hahahahaha sa qesha.
Liam: Vdes fare kur qesh.
Ajla: Mire mire boll me çorodite po vazhdo se dhe une duhet te behem gati.
Liam: Ti vet s'je bere?
Ajla: Jo erdha direkt tek lokali. Kam e pak gjera dhe i mbaroj. Do shkoj menjehere tek Lea. Ajo ishte duke u rregulluar.
Liam: Po ti si do vishesh?
Ajla: Suprize.
Liam: Ej kjo eshte e padrejt, mua nuk me pritet.
Ajla: Do vishem per aq sa te te çmend ty.
(Liami buzeqeshi dhe e dallova nga oshetima e tij e lehte qe nxjerr sahere qe buzeqesh)
Liam: Epo bej kujdes sonte.
Ajla: I kam marre masat. Flasim me vone tani. Te dua.
Liam: Dhe une te dua engjell.
Mbyll telefonin dhe perfundoj gjithçka e nisem per tek Lea.

*Liam*

Shkojme me Enin tek lokali. Ishin mbledhur shume njerez, qe rreth gjysmat nuk i njihnim fare. Futemi ne lokal te dy dhe shoqeria jone uleret dhe ngre lokalim ne kembe duke brohoritur per Enin duke i thirrur "Dhendri". Ai ulet ne tavolinen kryesore dhe ne krah te saj ai donte qe te qendronim une me Ajlen keshtu qe ishte vendosur dhe nje tavoline tjeter aty prane.
Eni: Si dukem.
Liam: Si dhender.
Eni: Kete e di po a do i pelqej Leas.
Liam: Kur te pelqeu Lea si qyp qe ishte jo me tani qe je bere dhender e qe do behesh e baba.
Eni: Te kam vella. Shume faleminderit per gjithçka.
Dhe me perqafon fort. Syte me lotuan. E kisha vella per koke dhe tani ai po martohej. Isha tmerresisht i lumtur. Qendrum bashke per pak kohe duke takuar njerezit prezent dhe shikoja oren.  Ato duhet te vinin tani. Hapet dera dhe del nje vajze dhe nje djale i vogel me shporta ne duar. Ishin veshur me te bardha te dy dhe ajo vajza ngjante disi me Ajlen.
- Tani po vjen nusja.
Dritat u fokusuan tek dera dhe ja ku shfaqet Lea. Shtatzania nuk i kishte rene ne sy keshtu qe nuk ishte problem per fustanet. Ajo kishte veshur nje fustan mesatar, jo shume te fryre, floket e kapura bukur dhe mbi koke mbante vellon qe i derdhej hijshem. Pash nga Eni qe kishte vene duart ne goje dhe po qante. Pas Leas erdhi Ajla. Zot i madh, ajo ishte bere nje princeshe e vertet. Floket i kishte shtrire. E pse i thoja qe kaçurrelat e saj i adhuroja, ate nate ato floket i derdheshin si bulezat e ujit ne trupit e saj. Fustani roze  i shkurter dhe i fryre para dhe mbrapa nje mantel te holle i tregonin kembet e bukura dhe nje pale sandale take ku i tregoheshin gishtat e holle te kembes. Me vinte ta perpija nga koka te kembet. Tualeti i saj ishte i thjesht, si vet ajo dhe buzet i kishte bere roze me ndriçues. Qerpiket e gjate i qendronin si kurore ndermjet syve dhe thjesht me marrosi. Eni takoi Lean duke i hequr vellon dhe e puthu ne buze. Salla u gumezhit nga te ftuarit ndersa Ajles i shkelqenin syte duke me pare mua. E kapa per beli dhe e putha ne ball. U ulem ne tavolinat tona dhe Ajla kishte teper emocione.
Liam: Me ke magjepsur engjell.
Ajla: Dhe ti jet je super. Ky papioni te shkon shume dashuri.
(Me tha duke me rregulluar papionin)
Liam: Meqe te pelqen ty dashuria ime keshtu do vishem dhe kur te martohemi ne.
Ajla: Vertet?
Liam: Po engjell, gjithçka do behet siç do e duash ti.
(Ajla me puth ne buze fort sa me le pak shkelqyes ne buze. Ajo e shikon dhe qesh)
Liam: Ça ka?
Ajla: Te bera pak pis tek buzet me shkelqyes.
Liam: Epo meqe mu dha rasti te bej pak siç bejne gocat kur duan te duken.
(Dhe mbledh buzet. Ajla shkrihet se qeshuri sa ve doren para gojes qe mos e degjonin)
Ajla: Mjaft se me dhemb barku nga te qeshurat. Prit te te pastroj.
(Ajla filloi te me pastronte buzet me pecete dhe une i puthja gishtat e holle. Festa zgjati goxha dhe me Ajlen kercyem sme Enin dhe Lean. Ishte momenti i ndarjes se tortes dhe i shkembimit te unazave. Pasi u bene te gjitha keto dhe ne bem gezuar ishte koha per te ndodhur supriza tjeter.

Lea u kthye mbrapsht dhe shoqerueset e saj, perfshire dhe Ajla bashke me disa vajza po beheshin gati te prisnin lulet. Lea me shkeli syrin dhe une i qesha. Ajo i genjeu disa here vajzat gjoja se do hidhte lulet. Me pas u kthye dhe u drejtua tek Ajla duke i zgjatur lulet. Ajo i mori dhe qeshi.
Ajla: Nuk eshte keshtu rregulli se thone pastaj qe beme me hile.
Lea: Sot eshte rast u veçante. Te dua shume moter.
(Dhe e perqafon Ajlen fort dhe ajo e qeshur e perqafon gjithashtu. Eni merr nje mikrofon dhe fillon e flet)
Eni: Te dashur miq. Sot dua tu falenderoj per mjesemarrjen tuaj ne dasmen tone (dhe shikon nga Lea i lumtur dhe e kap per beli) por sot dua t'ju lumturoj dhe me nje lajm tjeter.
- Moret vesh gjinin e bebit?
(Lea buzeqesh bashke me Enin)
Eni: Ende nuk dallohet mire. Besomeni as mua s'me pritet sa ta marre vesh ça eshte.
(Qeshen te tere)
Eni: Dua t'ju tregoj diçka per dike, per nje vella timin qe pa ate nuk do isha ketu sot. Ju lutem shume mund te hapni suprizen.
( ne nje ekran te madh u duk shkrimi "Per kaçurrelsen me syte blu". Ajla zgurdullon syte dhe shikon nga mua duke qeshur)
Eni: Ajla besoj se e kuptove qe kjo eshte per ty.
Ne video u shfaqa une duke i rene pianos me kostumin e sotem. Ne fakt videoja u be sot. Shume vajza filluan te ulerisnin ndersa Ajla ngeli e fiksuar pas ekranit. U çova nga pianoja dhe me nje trendafil ne dore u mbeshtet afer saj duke nisur nje melodi e nje kenge: Jason Derulo- marry me. Ne çast ne video une fillova te flisja:
Liam: Ajla ime, e di qe sot ke qene e stresuar sesi do shkonte dasma duke qene se ti doje ta organizoje vet por uroj qe kjo qe po bej te te lumturoj. (Lea pa tere dashuri nga Ajla qe syte i kishte te mbushur me lot dhe qe nga momenti ne moment do i rreshkisnin ne faqe) Qe ne momentin e pare qe te kam pare e kam ndjer brenda vetes se ti do ishe imja.(dhe thith trendafilin) Qe ne vogeli te kam dhururar trendafilat qe i kepusja nga kopeshti i nenes (shikoj gjysherit e Ajles duke qeshur) dhe dua qe te te dhuroj trendafila çdo dite derisa te vdes. E dashurova thjeshtesine tende deri ne marresi, bashke me kaçurrelat vjeshtake. Dua qe te te bej te lumtur gjithe jeten dhe te jesh ne krahun tim ne gjithçka. Je kaçurrelsja me syte blu qe ma mori shpirtin qe kur isha ende i vogel ke gjunjet e vrara dhe deri tani qe po martohet vellai im dhe motra jote e pertej kesaj dite te veçante per te gjithe ne. Me fal per çdo lot qe mund te te kem shkaktuar dhe te betohem qe lufta me veten time nuk do te mbaroj kurre deri ne momentin qe ti te jesh e qete dhe e lumtur krahe meje. Dua qe te zgjohem çdo dite dhe te fle çdo mbremje prane engjellit nga nje rastesi e njohur por e humbur, gjeta dashurine qe do me bente ky qe jam sot. Ajlina ime, e bukura ime dhe trendafili me i bukur ne kopshtin e jetes sime. Te lutem kthehu pak. (Dhe zgjas doren duke e bere me shenje te kthehej mbrapa. Ajla kthehet mbrapa e ngrire por me syte e skuqur nga lotet dhe me gjen mua te perkulur para saj me nje kuti unaze. Ajo ve doren para gojes dhe fillon te derdhe lotet nje nga nje perseri)
Liam: Do te martohesh me mua engjelli im?
Ajla po qante dhe me perqafoi fort fare. Te gjithe filluan te ulerisnin "thuaj po thuaj po" bashke me Lean dhe Enin qe ishin duke qare bashke me Ajlen.
Ajla: Po.. PO POO NE ÇDO JETE PO.
E marre e puth fort dhe e ngreh ne krahe dhe e rrotulloj. Te gjithe ishin prekur dhe na rrethuan bashke me Lean e Enin. I vura unazen ne gisht dhe metale trendafilash u hodhen kudo, njesoj si ne momentin kur kerceu Lea me Enin apo momenti i tortes.
Liam: E ndjen zemren time si rreh.
( i peshperita ndermjet brohoritjesh)
Ajla: Po...e ndjej.
(Fliste tere emocione)
Liam: Dije se vetem per ty po rreh dashuria e jetes sime.
Ajla: Te dua Liam.
Liam: Te dashuroj deri ne vdekje e vogla ime.
U perqafuam fort dhe e putha ne buze si te ishte hera e fundit.

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now