78

3.1K 84 5
                                    

Eni: Po Lea? Si? Ketu jemi dole ti? Ok eja po te presim.
Liam po vjen Lea.
Liam: Le te vij.

Pas 5minutash vjen Lea. Puth Enin dhe un zgjatem ta perqafoj dhe me vjen ne shpulle nga dora e saj. E kishte vertete te rende pastaj me perqafoi.
Liam: Kujt ja kisha borxh kete shpulle?
Lea: Ajles, qe i bere ate gje te tmerrshme.
Liam: Hej pse revoltohesh dhe ti kunder meje, mire ajo qe nuk me degjon por as ti?
Lea: Ça mutin te degjoj une e pash vet.
Eni: Zemer qetesohu. Nuk eshte ashtu siç mendon ti. Liami ka qene i droguar per faj te Violes.
Lea: Çfare thua? Seriozisht?
(Dhe shikon nga mua me syte e zgurdulluar nga habia dhe tund koken ne shenje pranimi)
Ua shtriga e dreqit do iki t'ja jap floket ne dore.
Eni: Te me dish sa dua t'ja nxjerr inatin.
Lea: Por si ka ndodhur?
Eni i shpjegoi ate qe biseduam ne dhe qe kjo ishte mendimi yne, por qe me shume gjasa te ishte e vertete sepse nuk kishte menyre tjeter.
Lea: Ajla duhet ta dij patjeter.
Liam: Dua ta takoj, do ti shkoj sonte ne shtepi. Do i trokas ne dritare ose do i bie bories ajo do e kuptoj qe jam une.
Lea: Nuk behet.
Eni dhe Liam: Pse?
Lea: Ka ikur.
Liam: Ku ka ikur?
Lea: Ne durres.
Liam: Te gjysherit e saj?
Lea: Po.
Liam: Atehere une do shkoj ne Durres. Do e ndjek kudo. Ti Lea do me lajmerosh per gjithçka. Une do nisem qe sonte. Ne mbremje do shkoj ne dritaren e dhomes ku fle ajo. Do i flas e do e bind te me degjoj.
Lea: Do jete shume e veshtire. Eshte e lenduar jasht mase do e kemi te veshtire ta bindim.
Liam: E di por ama edhe ajo te me kuptoj dhimbjen, une e kuptoj ate.
Lea: Ne fillim dhe une isha kundra teje por se dija ngjarjen keshtu.
Eni: Epo atehere ti futemi punes. Ajla eshte prane xhaxhase sim, une mund te vij me ty. Ne mund te te ndihmojme qe te pakten te te degjoj. Lea eja dhe ti me ne.
Lea: Zemer ti e di qe jam ne pune, por keto dite marre leje dhe do vij.

Keshtu krijuam planin "mbushja mendjen Ajles" qe do e vinim ne zbatim qe sot. E lam qe ne mbremje te niseshim per ne Durres me Enin. Shkuam atje dhe une e lash Enin tek xhaxhai i tij. I thash se do kthehesha me vone. Shkoj te shtepia e gjysherve te Ajles dhe parkoj makinen prane dritares. Afrohem per te pare dhe nuk kishte njeri brenda ne dhome. E çuditshme mendova, Ajla me thoshte se ketu flinte. Bera te ikja dhe ndizet nje drite. Ishte Ajla teksa e degjoja tu thoshte gjysherve naten e mire. U zgjata ta shikoja fshehurazi. Sa me mungonte, e shikoja te trishtuar dhe te lodhur, njesoj si vetja. Me kepuste shpirtin dhe mallkoja veten qe e bera te vuante, ne fund te fundit vertet faji me mbetej mua. E pash teksa nderrohej dhe i haja trupin me sy, me mungonte tmerresisht aroma e trupit te saj. Ofshoja ne fshehtesine e nates plote yje, nen dritaren e Zhulietes sime. Ajo po vishte rrobat e gjumit. Prit pak, ajo po vishte nje bluzen time qe ja kam dhene me perpara. Buzeqesha, ajo ende me donte, e dija e dija.  Veshi vetem ate, s'kishte faj, i rrinte si fustan dhe me mbathje me dantelle te bardhe. Ishte e mbrekullueshme dhe magjepsese. U shtri ne shtrat dhe hapi telefonin. Nuk e dalloja dot çfare po bente por e fiku perseri dhe u kthye me shikim nga dritarja dhe shtrengonte me krah trupin e saj. E dija qe perqafonte bluzen, keshtu i thoja te bente nese une nuk do gjendesha prane saj. Çfare te beja. Isha ne ankth mos e menderosja. I shkruaj Enit.

Liam: O plak mos fli.
Eni: Jo re kam merakun tend. Ku je vajte te Ajla?
Liam: Te dritarja e dhomes se saj jam. Ajo eshte ne dhome çfare te bej.
Eni: Foli.
Liam: Je ne vete, ke qef te me mbylli dritaren? Apo te therrasi gjysherit.
Eni: Ku di une prit ti them Leas ajo e di me mire.
Liam: He pra se ngela.
Eni: Epo shkruaj vet e thoj.
Liam: Prit.

I dergoj mesazh Leas.
Liam: Lea jam te dritarja e Ajles. Ajo eshte ne dhome çfare te bej tani? Mos me thuaj ti flase se do me mbylli dritaren e s'do ma hapi me edhe u vrava te dyve pastaj😂.
Lea: E ke numrin qe te thash te merje?
Liam: E kam.
Lea: Dergoji mesazh me ate numer.
Liam: E ç'ti them.
Lea: O perendi 🤦‍♀️, tregohu romantik mos u bej qulls.
Liam: Mire po e provoj nje here.

Hap numrin e ri qe kisha marre dhe i shkruaj nje mesazh.
- Fytyra jote shkelqen me shume se hena e ngritur buze detit kete mbremje.
Shikoj qe Ajla hap mesazhin.  E lexon dhe habitet. Zemra me rrihte fort dhe nuk dija me si te veproja. Ajo çohet nga shtrati dhe del ne dritare dhe une fshihem pas dritares. Shikon henen qe ishte vertet ngritur buze detit dhe merr perseri telefonin. Ben te shkruaj dhe e kthen mbrapsht. Po sikur te me bllokoj edhe tek ai numer nese e kupton qe ja kam shkruar une? Ajo qendron aty dhe per disa çaste. Doja ti shkruaja perseri.
- Dhe dhimbja ne syte e tu te qendron si nje vello nuseje, por lumturia qe qendron akoma dhe me bukur.
Ajo hap telefonin dhe buzeqesh. Sa u lumturova kur e pash ate te qesh. Me pas behet serioze dhe e fik telefonin.
Ajla: Ah Liam pse ma bere ate gje?

Psheretinte me syte nga hena. Ndjeva nje therje ne kraharor. Çfare te beja? Sonte nuk mund ta teproja, nuk kisha ndermend ta menderosja qe me perpjekjen e pare. Ajla futet brenda dhe mbyll dritaren. E dija. Une futem ne makine dhe i shkruaj Enit qe do shkoja ne hotel. Kisha merak mos ishin ne gjume dhe nuk doja ti bezdisja por Eni insistonte dhe shkova tek ai. Neser mendoja se do te ishte nje dite e gjate dhe me te papritura.

shtrati i dashuriseDonde viven las historias. Descúbrelo ahora