Serish Ai

1.2K 74 28
                                    

   Ne sallon nuk pa asnjegje te dyshimt dhe u drejtua per nga dhoma e saj e gjumit.E shtyu deren me ngadale duke bere ate zhurmen e saj karakteristike kercitese dhe duke thyer qetesin e dhomes.

   Syte i pikasen nje hije mashkulli qe qendronte ne kemb perballe dritares se dhomes duke bere te pamundur qe ajo ti shihte fytyren.Vetem silueta e tij e gjate dhe muskulore ne ate dhome te erret i futi friken ne palce. U tremb...

- kush je ti?!-mori guximin te fliste e para.
-E kush mund te jet tjeter?-U pergjigje ai ne nje menyre pyetjeje dhe duke nenqeshur.
Ky ze I kujtonte asaj dike, dike qe e donte vertet dhe zemra I rrihte akoma per te dhe pse vetes ja mohonte dhe donte ta harronte por ishte e pamundur.

-Troy-peshperiti leht por ne ate dhome te shurdhet fjalet kumbonin fort.

  Ndezi driten me te shpejt dhe kur ngriti syte u ndesh me nje pal sy te erret te zinj si nata pa yje.
-Si hyre ti ketu?-ngrysi vetullat dhe donte te dukej sikur nuk i interesonte vizita e tij ,por ne te vertet e digjte malli per te.
  
Troy nuk foli por filloj te hidhte hapat drejt saj ,sa me shume afrohej aq me shume tensionohej situata.
-Si hyre ketu thashe??
-kam metodat e mia e dashur .

  U afrua aq shume saqe ndjente aromen e saj ,aromen e munguar cdo nate.
-Mos mu afro-vendosi doren ne kraharorin e tij per ta ndaluar.
-Me ke munguar vogelushe-i mori doren dhe e puthi por qe Elle e terhoqi me shpejtesi sikur ti digjte ajo puthje.

-Mes nesh cdo gje ka mbaruar Troy ,nuk na lidhe me asgje bashke.Une  nuk te dua me, me ler te jetoj jeten time.
-E ke gabim e dashur .Sa nuk di te genjesh. E dalloj qarte ne syte e tu mallin dhe dashurine qe ti ndjen per mua..Zemra jote ka mare flak dhe mezi pret te shuhet ai zjarr qe po te djeg per se gjalli.E di qe gabova qe nuk te tregova qe ne fillim te verteten rreth meje dhe mafias por besoj se e meritoj nje mundesi te dyte .E meritoj nje mundesi te shlyej  gabimet e mia dhe te tregoje sesa shume te dua.
 
Qetesi nga ana e saj,nuk nxirte dot as gjysem fjale kur ndodhej para tij, jo nga frika por ai e hipnotizonte ate dhe ter qenien e saj.E paralizonte vetem me nje shikim..

-Cdo njeri e meriton nje mundesi te dyte ne jet,si thua?E fillojm serish nga fillimi vogelushe ,me ler te tregoje te vertetat e jetes sime dhe te kuptosh se kush jam ne te vertet.

Ndihej vertet konfuze dhe nuk dinte sesi te vepronte.Mos valle po ta pranonte do te bente gabim?! Apo mos te pranonte dhe ti ngelej peng kjo dashuri?!

-Hmm -u permend nga mendimet vetem kur ndjeu doren e tij duke i perkedhelur faqen.-une ...une nuk e di.-u shpreh Elle ne dyshim per pergjigjen qe do i kthente.

-Mendohu -peshperiten kto fjale ne veshin e saj dhe nje puthje te leht ne faqe ndjeu.
Ndjeu hapat e renda te Troyt qe u largua nga apartamenti i saj dhe vetem ateher doli nga gjendja e "te dehurit".

 

Serish "Ai"Where stories live. Discover now