E verteta e hidhur

1.5K 80 87
                                    

Ditet kalonin nji e nga e nji aq shpejt pa kuptuar.Te dy ndiheshin te lumtur perkrahe njeri tjetrit ,ndiheshin te plotesuar .

As vete se besonte qe do te vinte kjo dite ,dita kur te gjente dashurine e jetes ,te vetmin e saj.Dita kur hallet dhe problemet do te shumezoheshin me zero.Me keto mendime ne koke perkedhelte me gishtin e saj tregues buzet e Troyit duke zbritur ngadale drejt kraharorit muskuloz te tij.

     Shikonte sesi flinte perkrah saj ne nje menyre te qete dhe admiruese per syte e Elles. Sapo do afrohej ti puthte buzet e tij kaq te deshirueshme,papritur erdhi nje sms ne celularin e Troyt.Troy nuk e ndjeu nga gjumi i rend qe e kishte zene dhe Elle u zgjat dhe e mori celin ne dore.Mendonte se nuk ishte mire te lexoje fshehurazi sms e Te tjereve por ai nuk ishte dikush tjeter,nuk ishte i huaj.Ai ishte i fejuari i saj dhe cte keqe kishte po ta lexonte.Kurjoziteti se la dhe e hapi celularin e tij dhe e coj direkt te sms.

Boss droga u dorezua pa asnje problem kubanezeve.Cdo gje eshte ne rregull .

     Sapo lexoj kte sms iu duke sikur gjithcka u permbys.Mos valle dikush e kishte ngaterruar ate sms dhe ja kishte nisur personit te gabuar?!Troy ishte nje bizesmen dhe jo nje mafioz.I dukej e cuditshme dhe dyshimt ne te njejten kohe.Ju referua ngjarja para disa javeve ,rrembimi i saj .Smund ta besonte nje gje te tille,si ka mundesi qe ai ishte nje trafikant nje mafioz dhe asaj nuk i kishte treguar asgje.Tere kte kohe e kishte genjyer nuk ishte I sinqert me te.Lotet i binin papushim ,qante pa ze per te mos e zgjuar Troyn nga gjumi.Donte Te largohej qe aty pa zhurm nuk donte te perballej me kte situate nuk ishte akoma gati.

    Sapo doli nga shtepia e Troyt mori nje taksi dhe u nis per ne shtepin e saj.Ju duke rruga me e gjate qe kishte bere ndonjhere edhe pse distanca nuk ishte e larget.Ishte rruga me e trishte ku shpresat e saj u shuan qe ne momentin qe lexoj ate mesazh te mallkuar qe i permbysi gjithcka.
-Bera mire qe e lexova ate sms pasi vetem ne kete menyre do e kisha mare vesh Te verteten-mendonte ajo tere kohes.
Lotet u ben miqte e saj me te mire gjate gjithe rruges,te pakten nuk e lane vetem.

                            * * *

U ngrit nga gjumi dhe gjeja e pare qe vuri re ishte se Elle nuk ndodhej ne krevat prane tij.Ndoshta do Kete patur ndonje pune mendonte me vete prandaj do jete larguar.Mori celularin dhe do ta telefononte  donte ti degjonte zerin ,zerin e saj te embel dhe te qete qe qeteson edhe ujerat me te rrembyera.

-Si ka mundesi qe e ka te fikur?Mos i ka ndodhur ndonjgj.
Pas saj telefonoj Shokun e tij .
-Ckemi  ca ben?
-Hic vlla .
-Ka ndonj levizje?E Ke pare Ellen?
-Po .Erdhi shume shpejt sot ne apartamentin e saj.Me dukej shume keq.
Ne ate moment Troyit i iku ngjyra e fytyres.
-Aloo ,aty je?
-Po po.Po te degjoj.
-Kaq pra ndodhet ne shtepi ska dal fare.Ti e lexove sms qe te derguan djemt se edhe mua ma kishin derguar?
-Cilen sms?-u pergjigje Troy ne dyshim dhe ne ate moment pa thene asgje tjeter e mbylli celularin dhe lexoj sms.
U vesh shpejt e shpejt dhe u nis per te shtepia Elles.

-Tringg-ra zilja e deres,nje zile e gjate qe ja ngrinte zemren ne peshe.E dinte qe ishte ai prandaj nuk donte tja hapte.

-Elle ,jet e di qe je brenda hape deren .Cfare ka ndodhur qe u largove ashtu?
Qetesi....
-Elle hape deren -akoma nuk ishte larguar ,jo pa mare nje shpjegim prej saj.
-Vogelushe pse s'pergjigjesh?!

    Shkoj dhe e hapi deren donte nje shpjegim prej tij.
Sapo hapi deren ngriti syte e saj dhe pa Troyn qe qendronte perballe me nje shqetesim ne syte e tij dhe u kthye direkt duke u futur brenda,nuk donte ta shihte ne sy .Ata sy qe te benin te harroje gjithcka dhe ta falje.
-Zemer ke qare?Cfare ka ndodhur?-Shkoj e kapi Ellen prej krahu dhe e ktheu me fytyre nga vetja.
-Ti?-foli Elle.
-Une cfar,?
-Ti..,Si munde te ma beje kete?!-u pergjigje Elle me zerin e thyer .
-Zemer cfare Po thua ?Cfare kam bere ma shpjego me qarte?-zemra i rrihte fort
-Troy lere fjalet e kota me mua.E di shume mire kush je ti.-ne ate moment Troy ngeli i shtangur...

-E kush jam une sipas teje?U afrua edhe me shume .
-Nje trafikant droge ja se cfare je,nje mafjoz.
U cudit ,se priste te thoshte kte,por ndjeu dhe nje lehtesim ne fakt pasi e verteta me e madhe akoma sishte mare vesh.Nga mund ta kishte mare vesh valle?!
-Kush ti ka thene kto idiotsira?
-Edhe sa do vazhdosh te genjesh .Genjeshtrat e tua jane idiotesira dhe jo ajo qe sapo thashe.-Filloj dhe po e ngrinte zerin ,fare mire mund Te quhej bertitje.-Lexova sms ne celularin tend.Askush sme ka genjyer ,e pashe vet me syte e mi.
-Zemer shiko.,
-Mos me prek.-filloj dhe po gjuante me grushta kraharorin e forte te Troyt qe qendronte i forte si shkembi pa levizuar as edhe nje milimeter nga vendi.
-Te lutem mos bej kshu.
-Me thuaj Te verteten kur je ngaterruar me kto pune?Kur je ngaterruar me mafien?

Erdhi momenti ti tregonte ,kshu mendonte me vete Troy.Mori fryme thelle dhe pastaj foli;
-Nuk jam ngaterruar me mafien."Une jam MAFIA".Kshu kam qene gjithmone qe ne momentin qe u largova nga jetimorja me kto pune u mora deri sa u bera vet kreu i mafias.

Ne ate mement Elles j'u erresuan syte , pati frike.
Kurre nuk kishte patur frike nga fjala mafie por kur degjoj ate fjali te dale nga goja e Troyit "Une jam mafia",aty pati vertet frike.
Nuk e mendonte veten e saj te ngaterrohej me nje mafioz qe shtiret si nje bizesmen.
-Cfareeee?!-bertiti Elle.
-Shhh ,mos bertit e dashur.
-Si munde te genjeje.
-Nuk te kam genjyer -beriti Troy.Nuk eshte se me pyete dhe ste thashe Te verteten.Ja tani qe me pyete ta tregova sesi qendron e verteta.Si mendon ti se e kam ngritur tere kete perandori .U futa ne ate dreq meseleje dhe eshte e veshtire te dalesh.E bera vetem per ty e dashur,vetem per ne.

-Dmth qenke jetim?!-e shikonte e shtangur.-Ja pra pse nuk me tregoje asnjher per familjen tende kur te kam pyetur sepse se ke nje te tille ashtu si une.
Heshtje nga ana e Troyt.
-Tani kerkon te shfajesohesh dhe thua se cdo gje e Ke bere per mua ??Heh...
-E nga me njihje ti mua qe thua se e bere per mua ? Mu pergjigj-Insistoi Elle.
-Une per ty nuk ekzistoja ateher kur ti je ngaterruar me keto pune,ne as nuk ishim takuar ndonjher Troy deri ne momentin kur fillova pune tek ty,te kompania jote.
-Folll
Por jo nuk do Te merte nje pergjigje nga Troy,jo kaq shpejt.
-Pse sflet?
-Nje dite do te me kuptosh.Nje dite do kuptosh gjithcka .Dhe kur te vije ajo dite ather do te me japesh te drejt mua per ato cka kam bere dhe vetem ate dite kur te me kuptosh do e kuptosh dhe dashurine time per ty.
Ishte konfuze per ato qe po thoshte Troy .

Ne ate moment hoqi unazen e saj nga dora dhe ja dha Troyit.Duart dhe trupi po i dridhej ishte gati te binte ne dyshemen e akullt ,por jo do te duronte.Jo shume por deri ne momentin sa Troy te dilte jashte apartamentit te saj.U drejtua per nga dera ,e hapi dhe po priste qe Troy Te dilte prej asaj shtepie.Cdo veprim e kishte bere me qetesi ,pa fjale.Ndonjhere veprimet nenkuptojn me mire sesa fjalet.

Para se te dilte nga dera Troy foli:
-Nuk ka per te perfunduar keshtu ,asgje nuk perfundon ne lidhje me ne te dy.Ti je e imja Elle.Keshtu ke qene gjithmone dhe do te jesh.Do ta fitoje besimin tend perseri.Te premtoj qe kte unaze do ta mbash perseri ne gisht.-dhe u largua me zemer te copetuar sidomos per Ellen qe u perballe me nje te vertet te hidhur.

Me lote ne sy mbylli deren dhe ra ne toke .Troy degjonte cdo gje ,cdo lote qe pikonte nga syte e saj dhe perplasej ne dysheme.Mos valle veproi gabim.Tani duhej te rregullonte cdo gje nga fillimi .Cdo gje mund ta rregullonte por friken me te madhe e kishte te Ajo ,a mund te rregullonte dhe zemren e saj Te copetuar?

Iku me premtimin se do te rregullonte cdo gje dhe se do te vinte dita qe Elle do ta falte . Keshtu shpresonte....
Shpresa vdes e fundit!

Serish "Ai"Where stories live. Discover now