❇Kapitulli i pare❇

3.7K 175 41
                                    


Kjo eshte pjesa e pare e librit. Shpresoj t'ju pelqeje sadopak. Nese keni ndonje kritike ose sugjerim mund te me lini nje koment poshte. Do t'ju isha shume mirenjohese. Dhe jo kete here nuk do ta fshi historine. Ky eshte nje premtim qe do mundohem ta mbaj :p Gjithsesi shpresoj te vazhdoni te lexoni dhe votoni historine ne vijim. ♥♥

Qendroj e irrituar para reflektimit tim ne pasqyren e hotelit. Dreqi i marrte keta floke bionde qe nuk shtrohen! Duhej te isha ne shtepi duke thartuar trute mbi libra per nje burse idiote studentore por Kler me fytyren e saj prej nje pellushi me solli ketu. Edhe ku? Pikerisht ne Hawaii per pushimet e veres. Vajzat e tjera do shkulnin floket vetem per te qene ne kete vend magjepses ndersa une.. Epo une jam aliene. Te pakten keto jane fjalet qe me thote Kler, mikja ime e cmendur. Ja tek jam, duke u perpjekur te nenshtroj floket e mia qe shumicen e kohes thjesht marrin kot e duan te eksplorojne pjeset e trupit tim duke m'u shperndare gjithandej. "Pse duhet te kem floke kacurrela, pse? Besoj se dhe po t'i kisha te drejta do te deshiroja te kunderten.

Rrotulloj syte e nervozuar dhe shoh vajzen qe gjendet perpara meje. Nje vajze me floket si arushe, me dy sy blu teper te medhenj per fytyren e saj e me nje hunde te vogel thuajse te padukshme. Vetullat i kishte aq keq sa s'ka ku te shkoje, qerpiket e gjate te zinj sterre dhe mjekren e vogel. Per cudi dhe ajo po me shikon. Per nje moment shkeputem nga reflektimi im ne pasqyre pikerisht kur degjoj zerin si bretkose te Klerit tek ankohet.

"Eja pra o Mona se na le ketu ne dhome gjithe diten e dites! Sa here te kam thene mos te rrish 3 ore para pasqyres! Eja pra se na shkoi vone. Per ke po pispillosesh keshtu apo per ndonje djale? Huh Mona e ke kap veten dhe ti e shtrige! Edhe asnje gje nuk thua, ta mbash mend" Me jep nje te qeshur teksa ishte mbeshtetur ne deren e dhomes. Kishte veshur nje fustan te shkurter ngjyre qershi me rripa ne qaf, sandale te bardha te larta dhe floket kafe, te shndritshem e te gjate qe i kishte leshuar mbi supe. Ne fytyre kishte bere nje make up te lehte sigurisht pa lene menjane penelin, te cilin kishte manine ta conte deri ne Kine. Buzet me nje shelqyes te thjeshte dhe mollezat paksa te ngritura e benin mjaft simpatike per djemte. Ishte vertete e bukur. Kot ta mohoje.

"Erdha, erdha sa nuk duron! Nga te mbijne keto gjera ne mendje Kler! Ti me njeh mua. " Turfullova me vete duke rrembyer canten dhe celularin mbi krevat.

"Po po e di. Ti je ajo vajza qe e kujton githmone mesuesen te na jape detyra kur harron. E kam parasysh." Qesh perseri. Epo per kete gje kishte te drejte. Une mund te vetequhesha sekretarja e mesueses cdo vit ne shkolle. Korrektesia dhe rregulli ishin virtytet e mia, te cilat viheshin re ne cdo moment.

"C'dreqin paske veshur keshtu? Dukesh si nje murgeshe! Mona! Jemi ne plazh, vajzat mundohen si e si qe te perfitojne e te nxjerrin shalet ose te pasmet sheshit! Kurse ti.. Ti na vishesh si Nene Tereza! Si do t'i bihesh ne sy djemve e veshur keshtu? Me mire do ishte te te coja ne ndonje manastir sesa te te merrja me vete ne Hawaii kete vere " Me kthehet duke me qortuar teksa me sheh nga koka te kembet. C'kishte te keqe te visheshe me pantallona deri te gjuri, me nje kemishe me menge te shkurtra e me nje pale atlete converse? Oh prit jemi ne plazh e paskam harruar kete detaj". Mendoja me vete teksa veshtroja Klerin. Ndoshta kishte te drejte isha vertete nje miushe librash.

"Keshtu jam me rehat Kler! Te lutem. Eja te ikim tani!" Ia ktheva e qete.

"Cfare ndodhi me minifundet dhe ato bluzat e hapura qe te dhashe?

"Ah po ato i hodha ne plehra sot ne mengjes." I thashe duke buzeqeshur duke i kapur krahun per te zbritur poshte. Ajo dhome e vogel e hotelit po me mbyste.

"Ti cfare?! Me pyeti e acaruar. "Mona ato ishin firmato. I kam blere pikerisht te ZARA. " me thote e habitur duke theksuar emrin e firmes.

"Ato nuk te mbulonin asgje. Kot i ke harxhuar parate. Eja tani po te them per here te fundit!"

"Me kete mendje qe ke nuk ke per te gjetur asnjehere te dashur!"

"Oh edhe une kete dua! Ta perfundoj jeten time, ne shtepi e vetme me nje tufe macesh qe te me bejne shoqeri. Ah sa bukur do ishte. Sic thote dhe Xhastin Biber "You should go and love yourself. Kete po bej dhe une. " I them me buzet vesh me vesh.

"Ndonjehere je kaq e cmendur por prape te kam xhan shtrige. "

"Mos harro une jam shoqja jote e ngushte. Edhe une Kler bretkosa. "

Sic isha e terhoqa drejt shkalleve te hotelit per te zbritur poshte. Shkuam drejt lokalit qe gjendej prane plazhit.

Nje puhize e lehte ere qe vinte nga oqeani po frynte drejt tij. Kishte gjithe ata njerez. Kler me humbi nga syte. Se c'takoi nje djale me kemishe te bardhe te gjere e filloi te kercente ne mes te pistes.
Isha e ulur ne nje nga tavolinat e vetme me nje koktej Margarita ne dore. Ky ishte i dyti. E kisha ndare mendjen, do te behesha tape ate dite. Them se me lejohet nje here. Ne fakt nuk ndihesha e vetme nga zhurma e dallgeve qe perplaseshin ne breg e krijonin nje shkume te bardhe te lezetshme.

Papritur veshi me kapi nje melodi te bukur kenge qe me beri te kerceja ne tavoline e te levizja trupin.
Ne sfond po jepej nje kenge latine. Aq desha e fillova te kerceja. Luaja koken, krahet dhe pjesen e siperme te trupit sipas ritmit latin qe thone se te ndez gjakun. Kisha mbyllur syte e po shijoja muziken duke krijuar nje bote vetem timen. Ndoshta ishte faji i pijes, ndoshta alkooli me kishte nxehur e nuk po dija me c'te beja, ndoshta ishte plazhi qe me kishte futur ne nje atmosefere te tille. Asnjehere nuk i dihej..

Menjehere ndalova. Dukej sikur ne trupin tim ishte instaluar nje buton kur duhej dhe s'duhej te kerceja. Kjo sepse tashme perpara meje u ul nje djale i pashem, shtatlarte, shpatullgjere, me ca floke te crregullt, me nje mjeker qe e bente akoma me terheqes, me dy sy te bukur kafe qe dukeshin sikur po me hanin te gjalle. Ne rregull e pranoj ishte pak simpatik. Nuk ngajnte me djemte e moshes sime. Dukej me i pjekur ne fytyre dhe trup. Po nje gje s'po merrja vesh. Kete kush dreqin e ftoi?

"Me-me falni, po - po kerkoni gje?" Belbezova me gjysme zeri duke e pare drejt. Dreq! U duka si ndonje budallaqe dhe e vonuar. Kushedi c'ka menduar per mua. Me siguri ka kujtuar se jam ndonje vajze me zhvillim te vonshem mendor. Dreq!!

"Ty po te kerkoj vogelushe!" Me tha krejt i qete ne ndryshim nga une qe po luftoja me veten vetem per tu dukur mire ne syte e tij. Ktheva koken nje here prapa per te pare mos i foli ndonje tjetre. Por jo gjendesha vetem une aty ne nje cep te lokalit.

" Mua?!" E pyeta e habitur. C'ne mua? Mos me ka ngaterruar me ndonje tjeter?

"Po ty! Si e ka emrin vajza e bukur perpara meje?" Me jep nje buzeqeshje te mrekullueshme. Qetesohu Mona ndoshta thjesht do te te pyese per ndonje shoqe te bukur tenden. Me lajmeronte ndergjegjja ime qe kishte aftesine te prishte cdo moment.

"Mona." I them e ndrojtur teksa strukem ne karrige. Kisha krijuar ate mendimin se sa e vogel qe te behesha aq me pak do i bija ne sy.
"Gezohem Mona. Une jam Enrik." Shihja qe i shkelqenin syte, te cilet nga afer i dukeshin ne ngjyre mjalti e te jepnin nje lloj ngrohtesie mahnitese.

"Gezohem dhe une. Po pse..

" E di qe me erdhi ne mendje nje ide e cmendur. Me tha duke m'u afruar e duke me nderprere fjaline. U cudita. DIstanca midis nesh sa vinte e po zvogelohej. C'po bente keshtu ky djale? U terhoqa menjehere dhe u mbeshteta ne karrige.

"Cfare ideje?" Vazhdova duke e pyetur. Ndrojtja tashme me ishte zhdukur si me magji.

"A deshiron qe te lahemi bashke ne oqean?"

" Tani? Po eshte nate! E ke idene se sa i ftohte mund te jete uji? Ne ate moment ngre vetullen instiktivisht. Me buzeqesh, gje qe po e bente kaq shpesh e me shkel syrin ne shenje mbeshtetjeje. I kishte qerpiket aq te gjate. "Kushedi se si i behen po t'ia lyesh me rimel!" Thosha me vete me berrylat mbi tavoline. Ky ishte nje ato momentet e shumta kur te tjeret me flisnin e une mendoja per keto lloj budallalleqesh qe sajonte mendja ime. Keshtu isha gatuar.

C't'i thosha?! Efekti i pijes kishte dale ne siperfaqe e po fillonte te me manipulonte mendjen. Kjo nate do te ishte shume, shume e gjate. Isha mese e sigurt per kete...

Mesuesi Im  (Shqip)Where stories live. Discover now