E, ajo nuk kundershtoi, por thjesht sa shkoi atje duke shfryre.

-Leo Anderson, dhe leri xhelozite se nuk te shkojne. -  kesaj here ishte fytyra e saj qe kishte marre nje nenqeshje tinezare e ai vazhdonte ta veshtronte pa ja ndare syte per asnje cast, me njeren kembe ne toke e tjetren perthyer mbeshtetur mbi stol.

-Ti nuk e di cdo te thote te jem une xheloz dhe shpresoj mos te te vije rasti ta dish ndonjehere.- ja ktheu ai e tashme teksa perpiqej te ndizte cigaren duke mbuluar eren qe perpiqej t'i fikte flaket e cakmakut. Nxorri nje cigare tjeter nga paketa dhe ia zgjati asaj. -E do nje, se ta kam borxh?- iu referua cigares qe i kishte rrezuar kur ishin perplasur.  E ajo, vetem sa ja rrembeu nga dora.

-Pse, kaq vetbesim te ulet dhe kontroll te dobet ke ndaj vetes ? - ja tha keto fjale teksa u afrua me prane tij, duke ndezur cigaren ne cakmakun e ndezur qe mbante ai ne dore. Kesaj here e kishte lejuar ate t'ja ndizte, nuk e dinte perse. -Sa vjec je? Pesembedhjete?

-Nuk ka te beje me asnjeren nga keto filozofira qe brockullet ti. Thjesht, kur eshte femra ime, eshte vetem e imja dhe personi qe tenton te hedhe syte mbi te, do te donte te ishte i vdekur.- nuk arriti te dalloje nese po tallej apo e kishte seriozisht, por i beri habi. Do e vriste ai nje mashkull qe do i ngacmonte te dashuren?

- A nuk mendon se je posesiv ne nivelet me te larta te toksicitetit? - thithi dhe njehere cigaren dhe e hodhi. Nuk e kishte mbaruar, madje sa e kishte nisur, por tymi i shkoi i hidhur, me i hidhur se sa ishte ne te vertete.

-Po, edhe? Po trembesh ti? S'po te dukem si kandidat i denje?- thithi dhe njehere cigaren e tij duke ia shfryre tymin ne fytyre asaj. E, ajo nuk picerroi aspak syte, qendroi ashtu pa levizur, e pa ndikuar. -Por ti mos u shqeteso, vec me ty s'do isha ashtu, se e di qe do ua tregoje vete qejfin meshkujve.- Rrotulloi syte e bezdisur nga menyra se si ai po fliste sikur te mund te kishte dicka mes atyre te dyve. Ajo e dinte qe nuk do te kishte; ai nuk mund te ishte kurre si meshkujt e tjere me te cilet mund te flinte nje nate e me pas te vazhdonte diten sikur te mos kishte ndodhur asgje, ai nuk mund te ishte kurre nje mashkull i cili do e lejonte ate te tallej me te e do i vinte nga pas vetem per nje nate tjeter se bashku; nuk e dinte se si e dinte, por thjesht e ndjente.

-Me vodhi dicka,- ndryshoi temen, sepse nuk donte te merrej me lojera fjalesh, mbase ne nje dite tjeter do i kishte pelqyer ajo bisede e do e kishte zgjatur deri ne ate pike sa ta bente Samuelin te largohej i xhindosur, por jo ate dite. Vereu se ai kishte mbetur pak i hutuar nga fjalet e saj, duke mos e kuptuar plotesisht cka ishte duke i thene, por nxorri menjehere telefonin duke shkruar dicka. - Banakieri, naten e kaluar me vodhi dicka. E njeh?- nuk e dinte perse ja kishte thene atij, nuk i pelqente t'u jepte arsye te tjeteve kur u kerkonte dicka, por e dinte se me te do i duhej me shume sesa nje "Kush eshte ai".

-Naten e kaluar ishe me te?- kesaj here ishte ai qe hodhi cigaren ne rruge, te pambaruar. S'e kishte zakon ta hidhte pa e mbaruar thuajse deri tek filtri. -Mendova se ti dije t'ua tregoje qejfin vete meshkujve, por s'qenka ashtu.- fliste ne nje qetesi te forte, ne nje qetesi qe po harxhonte ajrin e rruges ku ata ndodheshin.

-Po Zoti Prift, isha me te. Mos duhet te rrefehem per mekatet qe kam bere?- kesaj here vuri buzen ne gaz, ishte nje tjeter buzeqeshje nga ato qe kishte pare deri me tani; dukej me e pafajshme, me e sinqerte.

-A nuk me more peng per t'u rrefyer? - i zgjati doren ne floke por nuk mundi t'ja prekte. E hoqi vete ne sekondin e ardhshem, e ajo instiktivisht kishte qene duke pritur per ate prekje qe nuk kishte ardhur kurre.

-Ti je shume acarues! - beri te ngrihej nga stoli e nervozuar, por dora e tij e hodhi perseri ne stol, duke bere te perplasej rendshem ne te. -Do te vdesesh ti?- ja ktheu ende me e acaruar se me pare, me nervat thuajse te bashkuara nga nervat.

-Qetesohu, po pres nje mesazh per pushverdhin!- kishte ngritur duart ne shenje dorezimi, para se ajo te bente ndonje nga teknikat e saj dhe ta fluturonte diku ne ndonje cep te rruges, gati per t'u shkelur nga makinat.

-Mesazh?- tashme inati ishte zevendesuar menjehere me konfuzimin. S'po e kuptonte per cfare mesazhi e kishte fjalen ai.

-Te kam thene qe jam nje ish-polic, jo nje prift, por mesa duket ti vertet ke nje dobesi per prifterinjte. S'te ndahet shpirti.- kesaj here u afrua prane saj, duke qendruar vetem disa centimetra larg fytyres se saj. Ajo nuk levizi, as nuk u tremb e, as nuk beri ta godass me grusht fytyres. Thjesht ndjeu dicka; dicka qe nuk e kishte ndjere me pare. E veshtroi thelle ne sy dhe syte e tij te erret kishin marre nje nuance shkelqimi ne to.
Papritur nje tingull u degjua nga telefoni i tij. Largoi syte nga ajo dhe hapi telefonin nxitimthi.-Nje hajdut muzeumesh, artefaktesh te vjetra ne adoleshence. Mesa duket, i ardhur nga familje pasanikesh, pasi kane hequr emrin e tij nga rekordet.

-Vetem hajdut muzeumesh?- ishte habitur. Kur kishte vjedhur vetem neper muze dhe kishte nje familje te pasur, perse kishte vjedhur varesen e saj?

-Po, asnje vjedhje tjeter. Kishe ndonje poc nga periudha e paleolitit ne shtepi?- qeshi me fjalet e tij edhe pse ishte e merzitur.

-Ne fakt, me vodhi varesen.

-Je bere ne kete gjendje vetem per nje varese?- rrudhi fytyren i habitur. Nuk i ishte dukur tipi i vajzes qe do merzitej shume per nje bizhuteri.

-E kisha te nenes...-psheretiu- Qe nuk jeton me.- mbylli syte per te fshehur ndricimin qe i kishin marre syte nga lotet e paftuar. Mori fryme thelle dhe gelltiti nje dallge lotesh ne thellesi te shpirtit, aty ku e kishin vendin, le te qendronin aty, nuk duhet te dilnin nga gurra e tyre pikerisht para atij. Asaj nuk i kishte pelqyer kurre qe dikush ta shikonte me lot ne sy e, njeriu i vetem para te cilit kishte qare, ishte babai i saj, vite me pare.

-Me vjen keq!- zgjati doren drejt duarve te saj te cilat kishin filluar te shtrengonin njera-tjetren ne menyre te pavetedijshme. I vendosi pellemben e tij mbi kurrizin e dores se saj duke e ferkuar disa here si per ta qetesuar.

-Ka ndodhur vite me pare...-nuk guxonte t'i hapte syte teksa fliste.- Per fajin tim.- kthehu koken ne anen tjeter, sepse konstatoi qe dy lote te pabindur ndaj pronares se tyre ishin shkeputur jo vetem nga shpirti, por tashme edhe nga qepallat e mbyllura. Largoi duart nga ai dhe fshiu menjehere lotet. Mori fryme thelle disa here, disa frymemarrje njera pas tjetres per t'u qetesuar sadopak. E, ai ishte konfuzuar, por nuk guxonte ta pyeste perse, nuk donte t'ja ngacmonte edhe me shume plagen dhe nuk dinte as cfare t'i thoshte. -Po iki, faleminderit per informacionin.- u ngrit ne kembe, pa e kthyer fytyren nga ai, pa dashur te perplaste shikimin me te, pasi kishte pare qe nga buzet e tij nuk kishte arritur te formohej as edhe nje fjali. Doemos, c'mund te thoshte per ta ngushelluar ai, kur ajo nuk mund te ngushellonte as veten?!

Ishte penduar per ate qe i kishte thene dhe, nuk e kishte kuptuar perse ja kishte thene, mbase ngrohtesia qe kishte ndjere nga prekja e dores se tij i kishte arritur deri ne brendesine e saj, duke hapur portat e kycura me karakterin e moskokecareses dhe vajzes se forte. Ishte penduar qe i kishte treguar ate copez te vetes se saj nje personi, qe i dinte vetem emrin, por tashme ishte vone, ja kishte thene dhe kushedi se c'mendim kishte ai per te. E, c'mund te mendonte per nje vajze qe kishte vrare nenen e saj? Po, perse duhet t'i interesonte asaj mendimi i tij?

Hapat e saj u ndaluan nga nje kapje ne krah. Ndaloi. Nuk kishte fuqine qe e karakterizonte gjithmone. Nuk mundej t'i kthehej e ta shtrinte pertoke me nje levizje te vetme.

E ktheu me fytyre nga ai. Arriti te dalloje shkelqimin e syve te saj dhe ne sekondin e ardhshem e terhoqi prane vetes duke bashkuar trupat ne nje perqafim.

E, ajo mbylli syte instiktivisht. Mori dhe njehere fryme thelle, nje gelltitje te sforcarur per te penguar lotet e tjera t'i dilnin ne siperfaqe e, me pas ndjeu nje therje te madhe ne koke. Beri te hape syte, por nuk mundi.

Ashtu, ne erresire, mes dhimbjes se papritur qe po ndjente, ende ne krahet e tij, filloi te ndjeje marrje mendsh dhe te perziera. Fjalet e kishin braktisur e, dukej sikur po e braktiste dhe aftesia per te mbajtur ekuilibrin e per te kontrolluar gjymtyret e saj. Ne sekondin e ardhshem e braktisi dhe koshienca dhe aftesia per te qendruar zgjuar. Erresira u be shume e embel per te, kurse qendrimi ne kembe shume i rende, i veshtire, i pamundur.

Vetem kur pesha e saj trupore u shkarkua plotesisht ne krahet e tij, e kuptoi se ajo kishte humbur ndjenjat. U habit, por diti te ruaje gjakftohtesine.

E mori ne krahe dhe pa fytyren e saj, vetem tashme te qete, pa emocione, nervozizem apo ironi.

Ishte e paqte, e dalloi shpirtin e saj.

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now