Gjithashtu ju kujtua dhe dhimbja e tmerrshme e kokes me te cilen ishte zgjuar me heret, por tashme kishte ikur; thjesht ndjente nje rendese te vogel qe e perballonte. I kishte bere habi largimi i Leos aq heret, ai nuk ishte tipi qe largohej pas nje nate se bashku, sepse ata kishin qendruar dhe nje here tjeter bashke; perkundrazi ai i kishte shkuar pas, ndaj me siguri mendoi se duhet te kishte ndonje problem, por ne fund te fundit asaj nuk kishte perse t'i interesonte; ishte thjesht nje mashkull me te cilin kishte fjetur dy here, asgje me shume.

-Dreq! E marrte dreqi, jo!,- bertiti me sa kishte ne koke kur vuri re se varesja qe qendronte gjithmone ne qafen e saj ishte zhdukur.

Ashtu, ende pa u veshur filloi te kerkoje neper carcafet e krevatit e neper vendet ku mbante bizhuterite, por ishte e kote; ajo nuk e hiqte asnjehere ate varese, as kur flinte e as kur lahej e as kur dilte.

-Jo, nuk mund ta humbas,- pshereriu dhe me pas seç kuptoi nga vete fjalet e saj- humbas?! Mbase s'e humba kurre.

U ul dhe njehere ne krevatin e saj dhe u zhyt ne kujtimet e nje nate te meparshme kur Leo e kishte pyetur per ate varese, perse ajo mbante nje varese te arte me simbolin e celesit dhe nuk e hiqte asnjehere. E, ajo i kishte thene "per qejf." Nuk i pelqente te fliste biseda familjare e as ceshtje qe i preknin zemren me nje mashkull qe pothuajse e njihte. E sigurisht qe ajo nuk e mbante vetem per qejf; ishte dhurata qe babai i saj i kishte bere nenes me celesin si simbol qe zemren e tij mund ta hapte vetem ajo. E, ne ditelindjen e saj te dhjete, i ati ja kish dhuruar asaj, duke qene se e ema kishte vite qe nuk jetonte me e, qe prej asaj dite ajo nuk e kishte hequr kurre e i kishte premtuar te atit qe do e mbante gjithmone me vete.

Ajo ishte kthyer ne shtepi dhe varesen e kish' patur e me nga shtepia nuk kish' dale. Kishte kontrolluar ne cdo cep te mundshem te shtepise e perseri nuk e kishte gjetur. Po sikur Leoja te ishte joshur nga ngjyra e arit dhe guri i vogel mes rrethit te celesit e t'ja kishte vjedhur?! Te ishte ashtu ai, valle?! Nuk i qe dukur per asnje cast nje djalosh i keq e aq me pak nje hajdut.

Turfulloi dhe u ngrit ne kembe. Hapi dhe njehere telefonin dhe kerkoi ne listen e kontakteve per emrin e Leos, por vetem atehere u kujtua se ajo s'kishte as numrin e telefonit te mashkullit me te cilin kishte fjetur naten e kaluar. Aty e kuptoi se sa budallaqe dhe naive ishte treguar; ajo nuk dinte asgje per te pervec faktit se quhej Leo, punonte banakier dhe ishte terheqes; vetem kaq dhe e kishte futur ne shtepine e saj. E, si mund ta mbronte nenvetedija e saj ate djalosh tashme? Te thoshte qe ai s'mund ta kishte bere kete gje? E ku e dinte ajo se c'ishte ne gjendje te bente ai?

Veshi rrobat e para qe dora i kapi dhe duke rrembyer ne njeren dore celsat e makines e ne doren tjeter telefonin doli nxitimthi nga apartamenti i saj.

Sapo hyri ne makine, me duart qe i dridheshin arriti te nxjerre nje cigare nga paketa dhe e vendosi mes buzeve te saj per ta ndezur me cakmakun e kuq qe mbante ne kroskot. Ajo varese kishte shume vlere per te dhe nuk duhej qe t'i vidhej per nje budallallik te sajin; per nje kaprico adoleshenteske e bere kur je ne te njezet e pestat ; i vinte turp nga vetja. Si e kishte lejuar ajo ate gje?! C'ishin ato ndjesi perveluese qe kishte dite qe i ndjente ne shpirt dhe nuk mund t'ju jepte shpjegim? Nuk ishte lendim, nuk ishte dashuri, nuk ishte pasion; nuk e kuptonte. Ishte sikur venat t'i kishin marre flake, zjarri te qarkullonte ne brendesine e saj ne vend te gjakut, sikur zemra te qe bere nje vullkan qe pritej te shperthente nga casti ne cast. Ndjente terr, drite, force, dobesi, pikellim e lumturi ne te njejten kohe. Te gjitha ato ndjesi i kishin pushtuar qenien duke e nxitur te pihej cdo nate e te mos kishte kujdes ne zgjedhjen e meshkujve me te cilit flinte.

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now