13.

91 9 15
                                    

1. Çfarë është ajo gjë që nuk ju pëlqen aspak në Wattpadin shqiptar?
Ka disa libra që janë shumë të ngjashëm, më saktë të kopjuar mendoj unë sepse mënyra e rishkrimin është pak e dobët dhe nuk të ngjallë asnjë emocion. E dyta është fakti që zhaneri më i shkruar dhe gjithashtu i lexuar është vetëm mafia, ok është e bukur por bëhen pak të lodhshme kur përshkrimet ngjasojnë paksa. E tret është që librat që janë vërtet të bukur, të shkruar shumë mirë dhe me mesazh goditës kanë shume pak lexues e vleresime.

2. Kush është libri më i mirë që keni lexuar dhe njëherësh, kush është ajo gjë që nuk ju ka pëlqyer tek ai libër?
Libra të bukur janë disa por do veçoj atë libër që jep vërtet shumë mesazhe njëkohësisht që janë shumë domethënëse sidomos për mënyrën si jetojmë sot. "Dashuri në kohë lufte", sepse tregon dhe jep mesazhin e sakrificës që bëhet për njerëzit që do, sakrifica e vëllait për motrën është shumë bukur e treguar dhe është me shumë kuptim, pavarsisht kjo më mërzit dhe kam qarë shumë. Aman mbyllja në fund është shumë goditës dhe me mesazhe shumë të bukura. E rikthem, e vetmja gjë që nuk më erdhi mirë ishte kur vdiq Danilla për të shpëtuar të motrën.

3. Kush është një prej librave që nuk e honepsni dot në Wattpadin shqiptar dhe pse?
Pa i ngelur hatri autorit por Dashuri apo Urrejtje, ishte një libër shumë i lodhshëm dhe shumë lëmsh pjesët, njiher jepej diçka pastaj shpjegohej diçka tjetër që s'kishte pik lidhje me të parën dhe kjo të jep një farë besdie. Plus ishte shkrimi i dobët duke qenë që u kopjua nga telenovel turke.

4. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të admirueshëm dhe pse?
Të gjitha i kam mikesha të mira por do veçoja blue__writer1 zhaneri dhe mënyra e saj e shkrimet të mbërthen totalisht në histori dhe të duket sikur po e përjeton dhe ti atë që po kalojnë personazhet.

5. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të bezdisshëm dhe pse?
Besdisshem është fjalë e madhe sw nuk më ka besdisur askush por do them ata person që mendoj që shkruan jo mirë. Emrin nuk e kam fiksuar por autoria e Dashuri apo Urrejtje. Të gjithë librat i ka një lëmsh i vërtet pjesësh dhe përshkrim jo cilësore dhe dialog të vaket.

6.Kush libër në Wattpadin shqiptar mendoni se nuk i meriton të gjitha shikimet e votat që ka?
Boo se e bëra bajat më duket por realisht më ka lënë shije të hidhur Dashuri apo Urrejtje kështu që prap këtë do them, sidomos për faktin që këtë libër e ka plagjiaturë nga telenovela turke. Pavarsisht se kam këtë mendim e kam votuar për ta motivuar që të përmirësohet në shkrimin e historive. Por ka shumë histori të tjera që meritojnë shumë më shumë shikime dhe vlersime. Disave dhe ju kam sigjeruar botimin nëse ju krijohet mundësia sepse janë libra që të motivojnë të ecësh përpara në jete.

Fjalë të sinqertaWhere stories live. Discover now