1.

156 14 6
                                    

1. Çfarë është ajo gjë që nuk ju pëlqen aspak në Wattpadin shqiptar?
Ajo që nuk më pëlqen në Wattpadin shqiptar eshte qe shumica e autoreve ose gjysma shkruajne per vota dhe views dhe jo per te ndare krijimet e tyre me lexuesit. Nuk me pelqen edhe fakti sesa underated janë disa libra që kanë një tematike ndryshe dhe janë të shkruajtur në një zhanër që nuk eshte shume popular në Wattpad.

2. Kush është libri më i mirë që keni lexuar dhe njëherësh, kush është ajo gjë që nuk ju ka pëlqyer tek ai libër?
Eshte e veshtire të zgjedhësh por mendoj që do të veçoja "Nje shanc i dytë" duke qenë se eshte edhe libri im i parë që kam lexuar në Wattpad. Është një libër që une ua sugjeroj të gjitheve per ta lexuar sepse eshte realisht i mrekullueshëm. Ajo që nuk me pelqen është thjesht vdekja e një personazhi që mua me ka prekur shumë.

3. Kush është një prej librave që nuk e honepsni dot në Wattpadin shqiptar dhe pse?
Një liber që nuk e honeps dot është "As vdekja s'mund të na ndaje". E kam gjetur rastësisht ne watt dhe në fillim mu duk interesant por eshte nje liber që nuk ecën, është boring, dhe me zor e kam çuar deri në fund. Përpara se të me suleni dua t'ju them se është vetëm mendimi im personal. Shumë nga ju mund ta pëlqejnë por thjesht nuk eshte ne gustot e mia.

4. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të admirueshëm dhe pse?
Ka shumë të tillë por do të veçoja accountin e blue__writer1 . Përveçse është një person i mrekullueshëm eshte edhe nje autore e shkëlqyer. Librat e saj janë shumë underated dhe meriton me shume shikime e vota. Lexuesit tani vrapojne pas librave romance, dhe harrojnë që ka edhe zhanre të tjerë që jane po aq interesante.

5. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të bezdisshëm dhe pse?
Nuk do ta quaja të bezdisshëm por accounti i child_of_poseidon_03 ndonjëherë e tepron duke i kërkuar të tjerëve t'ia lexojnë librat e saj. Nuk kam asgjë personale me te dhe shpresoj mos të ma marre për keq, por kjo këmbëngulja jote për të të lexuar librat ndonjëherë bëhet bezdisese dhe mendoj se kanë dhe shumë persona të tjere qe e mendojnë këtë por nuk ta thonë. Je një person shumë i mirë por kjo pjesë nuk me pëlqen.

6. Kush libër në Wattpadin shqiptar mendoni se nuk i meriton të gjitha votat e shikimet që ka?
Mendoj që libri "Dashuri apo urrejtje". Nuk mendoj se nuk i meriton por qe ka me shume sec duhet. Mendoj që ka shume shikime për shkak se është i bazuar tek filmi "Dashuria është në ajër". Jo vetem ky liber por të gjithë ato që janë të ngjashëm me të. Eshte shkruar mirë por ka me shume shikime sec duhet. Eshte vetem mendimi im sic thashe.

Siç ju premtova, personi do të mbetet anonim. Mos i merrni për keq përgjigjet! Të gjithë kanë të drejtë të përgjigjen në mënyrë të sinqertë dhe mendoj se askush nuk ka për qëllim t'ju fyejë. Le të rikujtojmë se është thjesht një lojë sinqeriteti.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Fjalë të sinqertaDove le storie prendono vita. Scoprilo ora