11.

95 9 4
                                    

1. Çfarë është ajo gjë që nuk ju pëlqen aspak në Wattpadin shqiptar?
Nuk më pëlqen fakti që kohët e fundit shumica kanë filluar të ndjekin disa persona që nuk dinë gjë tjetër për veçëse të hapin demoralizim e deri diku inat ,xhelozi dhe mllef.

2. Kush është libri më i mirë që keni lexuar dhe njëherësh, kush është ajo gjë që nuk ju ka pëlqyer tek ai libër?
Të gjithë librat e shkruar me mund,durim dhe pasion janë librat më të mirë,ama unë dua të specifikoj librin "Dëshmitaria" shqip aksion,romancë,komedi,dramë është thjesht perl dhe të mban ngjitur në ekranin e telefonin derisa e mbaron dhe "Dark roses" anglisht,një libër mister,horrorr dhe thriller,nuk kam çfarë shtoj më shumë,fantastik.

3. Kush është një prej librave që nuk e honepsni dot në Wattpadin shqiptar dhe pse?
Të them të drejtën,gjithësecili ka shijet e veta në lexim,gjithë kush preferon zhanerin sëbashku me nën-zhanerin që pëlqen më shumë,dhe atë lexon. Kam lexuar libra që me të vërtet as shkrim nuk mund ti quash,ama thjesht e kam hequr prej listës sime të leximit dhe kaq. Mund të mos e honeps unë,ama dikush tjetër e pëlqen,prandaj nuk kam përse e demoralizoj autorin/en duke shfaqur mendime të këqija e duke bërë që ti pres hovin. Të gjithë shkruajnë si pëlqejnë dhe për arsye të ndryshme.

4. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të admirueshëm dhe pse?
Ka shumë acc të mira,të admirueshme këtu,ama dy prej tyre që me të vërtet unë i pëlqej shumë,madje janë autoret e mija të preferuara janë Adonkela dhe madsadcherry . Arsyeja është e thjesht,që të dyja janë paqësore dhe nuk merren me dramat këtu,apo me gjëra të panevojshme që të stresojnë që kohët e fundit janë shtuar shumë në wattpad ,vetëm nqs është e nevojshme që të reagojnë.

5. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të bezdisshëm dhe pse?
Çdo kush bënë çfarë do me acc e vetë,nqs mua më duket bezdisës apo nuk më pëlqen,ka disa opsione për heqje,siç janë unfollow,mute apo bllok and walaa. Jo më shqetësime!

6.Kush libër në Wattpadin shqiptar mendoni se nuk i meriton të gjitha shikimet e votat që ka?
Nuk kam përse përmend emra thjesht do ti përmbledh shkurt me disa fjalë:"Janë librat të cilat janë kopje e një libri tjetër,dhe librat të cilët duken sikur janë shkruar brenda një ore,pa u menduar hiç!" ,dhe deri diku librat klishe,por të them të drejtën ,si në gjuhën shqipe dhe si në gjuhë të tjera të botës nga autore të njohura shumica e tyre janë klishe,ama përsëri pëlqehet ,pasi dreqi ta haj kush nuk do ta pëlqente një klishe të bukur,për sa kohë rrjedha e historisë nuk është kopjim...

Fjalë të sinqertaWhere stories live. Discover now