•1

62 6 15
                                    

-Kjo është Megraxh ,shkolla ideale për femijët tua..- fiku telefonin,akoma nuk mund ta besonte që prindrit e saj kishin vendosur që ajo ta zhvillonte gjimnazin në Megraxh.Një shkoll që vitin e kaluar si me magji mori nje famë të pa parë në të gjithë shtetin.Por më parë askush nuk kishte dëgjuar për të dhe pse shkolla ishte mjaft e vjetër.

Sipas babait të saj ,shkolla ishte rregulluar me mirë vitin e kaluar pasi kishin investuar nje shumë të mirë parash dhe kush nuk do donte që vajza e tij të kishte arsim në një ndër shkollat më të mira të vendit.

Ralin i urrente ndryshimet,sidomos ndryshime qe ndikojn në të gjithë jetën e saj dhe zonën e saj të rehatis. Sidomos ndryshimet që do ti duhej të jetonte një vitë të tërë larg shtëpis.

-Do vish të... Ral akoma se ke bërë gati valixhen??-Mamaja e saj hyri në dhomë dhe kur pa valixhen mbi krevat me rrobat të hallakatura gjithandej dhe Ralin që ishte e shtrir me bark në parket u zhgënjye.-Si do ja dalësh ti e vetme atje kaq e shkujdesur sa je?-

-Pikërisht ma,si do ja dal? A nuk mund ta vazhdoj e unë një gjimnaz normal si të gjithë të tjerët?-

-Asgjë nuk është normale,disa gjëra janë thjesht ndryshe asaj që jemi mësuar të shohim ne.-Se kuptoj ku donte të dilte e ëma e saj me këtë ama nuk pyeti ,nuk donte të lodhte kokën me filozofit e saj. U ngrit nga aty ku ishte dhe filloj të përgatiste valixhen.

Megraxh ishte më i madh nga sa dukej nëpër foto dhe video,ishte një vënd i mahnitshëm dhe kaq përallor.

-Besoj se do më pëlqej këtu-i tha prinderve

-Edhe unë kështu shpresoj.-tha e ëma dhe e puthi në ball.

Ajo ishte një 15 vjecare mes shumë 15 vjecarësh të tjerë që me siguri ndiheshin po aq të vegjël sa ajo brenda kësaj shkolle gjigande.

-Si ka mundësi nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për këtë shkollë?- Kthen sytë të shikoj se nga vinte ky zë dhe ishte nga një djal i cili ishte pak a shum me të njëjtën gjatësi sa ajo,kishte syze ,kishte veshur një xhaket të zezë dhe posht saj një bluze e futur rrëmujshëm në pantallona.

-As unë s'kisha dëgjuar më parë për këtë shkollë,mbase ka qënë e mbyllur për një kohë të gjatë ose mbase...-

-mbase thua ti,po un mendoj se ketu ka një kleck ,e di,-rregulloj pak syzet dhe u fokusua i gjithi nga Ralin -një mit thotë se nxënsit e fundit kanë qënë 30 Vite më parë, 20 nxënës nuk u gjetën më kurrë.Prandaj dhe shkolla u mbyll.-

-Kur thua një mit? e ke fjalën për thashetheme që qarkullojn në rrjete sociale krijuar nga disa adoleshent mistreca? -Thotë Ralin dhe qeshen lehtë

-Mere si të duash,unë e besoj se ka dicka këtu,por se di se cfarë.Dhe meqë jemi këtu,mua më quajn orsel,ty?

-Ralin. -Thotë ajo dhe biseda e tyre ndërpritet nga zëri i një burri diku tek të 50 i cili u kollit pak për të fituar vëmëndjen e të gjithë nxënësve. Të gjithë kthyen kokën nga ai.

-Mund t'ju them që jam vërtet mirnjohëse që shkolla "Megraxh" ka fituar vëmëndjen dhe besimin tuaj. Një shkollë ku ju fal 100% siguri dhe rehati dhe sigurisht për një mësim dhenje sa më të mirë me mësuesit më të mirë të kohës- Ai vazhdonte të fliste për lloje lloje gjërash të cilat nuk besoj se do i hynin asnjerit nga të gjithë nxënësve që gjëndeshin në oborrin e ksaj shkolle për ndonjë gjë në xhep. Prandaj vendosi mos ta dëgjoj,nxorri telefonin nga xhepi po për fat të keq nuk kishte sinjal. Mallkoj njëherë ndër dhembë dhe ngriti prap kokën ,nuk kishte ndonjë gjë më të mirë për të bërë se sa të dëgjonte burrin rreth te 50-ave tek fliste.

Nuk e dinte si ta quante ktë ditën e sotme,si fillimi i dickaje të re apo thjesht si fundi i një monotonie të vjetër ku ajo ishte mësuar dhe tashmë ka dal nga rehatia e saj.

-Pse jam këtu Megraxh?- foli duke ju drejtuar shkolles.Nuk e dinte pse e bëri atë pyetje drejt një ndërtese të pa jetë por e ndjen se nuk është edhe aq normale .Befas ju shfaq një ndjenjë frike.

-Edhe unë kam frikë- tha Orsel sikur të kishte lexuar mendjen e saj.

-Pse?-Pyeti ajo drejt tij por nuk mori një përgjigje sepse për fat të keq as ai nuk e dinte përsen. Askush nuk e dinte cfarë ishte kjo shkollë.

Cfarë ishte Megraxh dhe ose u shfaq kaq pa pritur duke fituar një popullaritet kaq të madhë.

-A besoni tek magjitë? Pasi këtu është vendi perfekt ku magjia ka shtëpinë-Tha burri i vjetër që mesa duket ishte drejtori. Më pas secilit i thërritet emri për tu futur në klas.

MegraxhWhere stories live. Discover now